Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Britania gati planin për doza përforcuese të vaksinave anti-covid

10:33 / September 14, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 3 21 770x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri britanik, Boris Johnson, pritet që të shpallë sot planet e vendit që të ofrojë doza përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët dhe të moshuarit.

Zyra e kryeministrit Johnson tha se Qeveria ka marrë këshillën përfundimtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) mbi programin e dozave shtesë të vaksinave.

Sipas njoftimit, kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid do të përcaktojnë se si do të fillojë ky program. JCVI ka dhënë më parë se dhënia e dozave shtesë mund të fillonte në shtator. Qeveria e Johnson ka bërë të ditur tashmë se për të kontrolluar përhapjen e virusit do të fokusohet te procesi i imunizimit, duke përfshirë dozat përforcuese, dhe testimin.

Johnson vuri në dukje në një deklaratë më 13 shtator se në vjeshtë dhe dimër edhe një periudhë në të cilën “virusi ka një përparësi natyrore” dhe se qëllimi i Qeverisë është “të mbrojë sukseset që janë arritur”. Ndërkohë edhe Italia tha se do të fillojë të ofrojë një doze të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për njerëzit që konsiderohen në rrezik më të madh. Dozat shtesë do të jepen duke filluar nga 20 shtatori. Rreth 74 për qind e njerëzve në Itali 12 vjeç e lart janë plotësisht të vaksinuar. Rreth 4 milionë studentë në Itali janë kthyer në objekte mësimore pasi Qeveria italiane është e vendosur të shmangë mësimin në distancë. Në 10 nga 20 rajonet e vendit më 13 shtator filloi viti i ri akademik.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë/ PDK dhe AAK kërkojnë seancë urgjente për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale

11:47 / October 3, 2026

Shkrihen akujt, Donald Trump ‘pendohet’ për sulmet ndaj Giorgia Melonit

11:23 / October 3, 2026

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët?”/ Avokati i Thaçit nxjerr videon e Vuçiçit dhe ngre pikëpyetje për dënimin e ashpër të ish-liderëve të UÇK

11:14 / October 3, 2026

Dron i dyshimtë nga Bjellorusia, në alarm Lituania/ Mbyllet aeroporti i Vilniusit, ngrihen avionët e NATO-s

11:04 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.