Author: tirana

Lee Grant, portieri rezervë i Manchester United, tregon ndryshimet që kanë ndodhur mes lojtarëve të ekipit tani që me ta është bashkuar Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për “talkSport” ai shprehet se askush nuk guxon te hajë ëmbëlsira gjatë kohës që Ronaldo është aty. “Të premten në darkë, kur ishim të grumbulluar në hotel, ndodhi diçka e pabesueshme. Pasi hëngrëm, kemi edhe ëmbëlsira, por askush nuk guxoi të merrte sepse aty ishte Cristiano”, tregoi Grant për “talkSport”. “Ju betohem që askush nuk e preku tortën me mollë dhe as kekun. Mbaruam darkën dhe po shikonim vetëm pjatën e Cristianos, që…

Read More

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Beograd. Ajo është pritur nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me një buqetë me lule në aeroport. Pas takimeve në Beograd, Merkel nesër do të mbërrijë në Tiranë. Në axhendë përpos bisedës dhe konferencës me kryeministrin Edi Rama është edhe një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, i iniciuar disa vite më parë nga vetë Merkel.

Read More

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Tea Trifoni ka nisur një karrierë të re si moderatore në “Top Channel”. “Gra dhe goca” titullohet formati i bashkëmoderuar gjithashtu nga Olesia Leço, Fatma Haxhialiu dhe Krista Merkoçi. Ky program i dedikohet gjinisë së tyre, ku vajzat tregojnë se mund të bëjnë gjithçka që bëjnë burrat, madje mund ta bëjnë edhe mbi taka! Së fundmi, Tea ka ndarë disa foto të shkëputura nga emisioni ku ajo që ka marrë vëmendjen e të gjithëve ka qenë komenti i Arjanit. “Tea suksese ne “aventuren” e re televizive! Je shume mire por te takonte nje emision krejt tendin. Kam…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit, janë kryer 3,499 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 410 qytetarë, në këto bashki: 147 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 29 raste në Fier, 23 raste në Lushnje, 22 raste në Vlorë, 21 raste në Shkodër, 11 raste në Kukës, Bulqizë, Mallakastër, Sarandë, 8 raste në Lezhë, Kurbin, Kavajë, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Peqin, 5 raste në Delvinë, Berat, 4 raste në Krujë, Kamëz, 3 raste në Has, Rrogozhinë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh, 2 raste në Pukë, Elbasan, 1 rast…

Read More

LSI nuk do të ketë grup parlamentar, pasi PD nuk ka pranuar t’i japë deputetë nga përfaqësuesit e saj. Opozita do të ketë tre grupe parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë të drejtuar nga PD-së, PDIU dhe PR. Dy aleatëve, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi, Lulzim Basha vendosi që t’u jepte deputetë “borxh” për të formuar grupin me 7 anëtarë, por jo LSI-së.

Read More

Sindi Loci është një nga ish-konkurrentet më të përfolura të fenomenit “Për’puthen”. Ajo shquhej për polemikat e debatet e shumta që shkaktontë në studio. Në një intervistë për emisionin “n’Kosovë show”, ajo shpërthen në akuza ndaj produksionit e veçanërisht Olsa Muhametit. “Olsës i thoja gjithmonë, nëse është dikush që kurrë nuk do të godas pas shpine, ajo do jem unë. Ama kohët e fundit kam zbuluar dhe analizuar shumë gjëra. Kam bërë kompromise në fillim për hir të mirënjohjes. Mu kërkua të mos dilja më me një djalë që kisha ndjenja se publiku nuk na shihte bashkë dhe kam bërë…

Read More

Sot do të zhvillohet seanca e dytë e Kuvendit të Shqipërisë, ku do të zgjidhen drejtuesit e komisioneve parlamentare. Kryeministri Edi Rama përpara nisjes së seancës ka udhëzuar deputetët e grupit të tij që të mos replikojnë me opozitën. “Mos u merrni me opozitën. Mos u provokoni dhe mos replikoni. Kini korrektesë në orar dhe mbroni vetëm projektligjet që janë në seancë” ishin disa nga porositë e kreut të socialistëve. “Fokusohuni tek puna. Mbani marrëdhënie me njerëzit dhe vazhdoni takime në terren. Ne nuk kemi punë me ata” tha më tej Rama, referuar opozitës.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha sapo ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë ku do të fillojë pas pak edhe seanca e radhës plenare. Po ashtu, drejt Parlamentit ishte nisur edhe lideri i demokratëve Lulzim Basha bashkë me deputetët e PD. I shoqëruar nga sekretari Gazment Bardhi dhe Alfred Rushaj, Basha ka dalë nga selia blu ku zhvilloi mbledhjen e radhës me demokratët dhe u dha ‘bekimin’ aleatëve për krijimin e dy grupeve të tjera përlamentare përveç atij të PD-së. Duke përshkuar rrugën me këmbë, Basha ka mbërritur në Kuvend, vetëm pak sekonda para ish-kryeministrit Berisha, të cilin e ka përjashtuar nga grupi…

Read More

Britney Spears është në mesin e një beteje ligjore për ti dhënë fund kujdestarisë 13-vjeçare nga babai i saj, i cili i kontrollon jetën personale dhe financat. Ajo zbuloi se kushtet e marrëveshjes po e pengonin atë të martohej me Sam Asghari ose të kishte më shumë fëmijë. Megjithatë, sapo i ati i saj ka kërkuar t’i japë fund kujdestarisë ligjore, këngëtarja ka shpallur fejesën me të dashurin e saj, 12 vite më të ri. Ylli i muzikës pop zbuloi lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram, duke treguar unazën me diamant. “Nuk mund ta besoj”, ka shkruar këngëtarja. View this…

Read More

Esmeralda Metkaj, ose Cubi, siç e njohin të gjithë, është një nga aktoret më të dashura shqiptare. Mirëpo, vitet e fundit ajo u shkëput nga ekrani. Në një intervistë me moderatorin Alban Musa në “Abc-ja e mëngjesit”, ajo ka treguar arsyen. Kush ia ka vjedhur zemrën Cubi Metkaj? Aktorja flet për herë të parë për jetën personale – Abc News “Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo…

Read More

Sherri në një lokal pranë zonës së ish-Nusherakut ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta. Një 16 vjeçar u plagos me thikë nga dy bashkëmoshatarët e tij. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 13.09.2021, rreth orës 15:50, te ish-Nisheraku, dyshohet se në një lokal, gjatë një konflikti të çastit, dy shtetas të mitur 16-vjeçar me iniciale E. Zh dhe A. A., kanë goditur me mjet prerëse (thikë), bashkëmoshatarin e tyre, shtetasin G. R., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për shoqërimin e autorëve të dyshuar, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e…

Read More

Opozita pritet të shkojë në kuvend me tre grupe parlamentare. Konkretisht, grupi parlamentar i PD, ai i PDIU dhe ai i aleatëve të tjerë të Bashës, përkatësisht PR, PAA, LZHK dhe PBDNJ. Këto të fundit, do të krijojnë grupet parlamentare me ndihmë të PD, PDIU-së, e cila mori në zgjedhjet e 25 prillit 3 deputetë, do t’i japë edhe 4 deputetë të tjerë, për të krijuar grupin e saj parlamentar dhe 3 të tjerë partive të tjera aleate PR, LZHK, PAA dhe PBDNJ, të cilat morën në zgjedhje 4 deputetë. Ndërkohë, mbetet ende i paqartë raporti i PD me LSI,…

Read More