Author: tirana

Një migrenë është më shumë se vetëm një dhimbje koke pulsuese. Kjo gjendje neurologjike shkakton dhimbje torturuese që mund t’ju ​​mbajë në shtrat për ditë të tëra! Dhimbje, lodhje, nauze, probleme me shikimin, mpirje dhe ndjesi shpimi gjilpërash, acarim, vështirësi në të folur, humbje të përkohshme të shikimit dhe simptoma të tjera mund të shkaktohen nga lëvizja, drita, zëri, etj. Punë nga shtëpia, e njohur ndonjëherë si “e re normale, “ka pasur një ndikim të rëndësishëm në jetën e të sëmurëve nga migrena, duke filluar nga vështirësia për t’u përqendruar në punë deri në ditët e humbura të punës. Më…

Read More

Granit Xhaka do të rikthehet në Londër sot, për t’u bashkuar me ekipin e Arsenalit, pas dy javëve ngujimi në Zvicër dhe një mali kritikash për refuzimin e vaksinës kundër Covid-19. Xhaka u infektuar me koronavirus në fillim të shtator, në ditën kur Kombëtarja e tij Zvicra përballej me Greqinë në një ndeshje miqësore para ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës. Si pasojë, mesfushori nga Kosova mungoi në ndeshjet e Zvicrës dhe në fitoren e parë të Arsenalit në Premierligë kundër Norwich City të shtunën. Tani, pasi qëndroi dy javë i mbyllur, ai mund të udhëtojë drejt Londrës për t’u…

Read More

Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në akse të ndryshme të vendit duke gjobitur shoferët e padisiplinuar. Përgjatë fundjavës janë arrestuar 33 shoferë , nga të cilët 18 për drejtim makine në gjendje të dehur dhe 15 për drejtim makine pa leje drejtimi. Janë pezulluar 176 leje drejtimi, nga këto 111 për shpejtësi tej normave të lejuara, deri në 214 km/h në Bypass-in e Fierit, 60 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 5 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4123 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente…

Read More

Në kuadër të pasave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, disa shtete të Bashkimit Europian kanë ashpërsuar masat për të kaluar kufirin. Duke u bazuar në rekomandimin e BE-së, qeveria belge ka rikthyer kufizimet për udhëtimet jo esenciale nga vendet e Ballkanit Perëndimor ku përfshihen Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar qytetarë për ndryshimet për qytetarët që duan që të udhëtojnë drejt Belgjikës. Udhëtarët sipas MEPJ-së duhet të jenë të pajisur me certifikatën e vaksinimit ndërkohë që duhet t’i nënshtrohet 7 ditë karantinës së detyruar. ‘Pas rekomandimit të…

Read More

“Big Brother” po rikthehet pas 4 vitesh në ekranin e Top Channel, por këtë herë si kurrë më parë. Banorët do të jenë personazhe të njohur VIP. Ata do të jetojnë në kushte të pazakonta, larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme. Së fundmi, sipas thashethemeve që qarkullojnë lart e poshtë, diskutohet se mes personazheve të përzgjedhur mund të jenë këngëtarja Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo dhe Robert Berisha. Më parë, në rrjet janë përfolur edhe emra të tjerë. Jo më larg se dje, “Panorama Plus” shkruante se përveç këngëtares Sheila Haxhiraj, pjesëmarrës do të ishte aktori i humorit, Romeo…

Read More

Përse trajneri Reja e ka lënë Armando Brojën në tribunë ndaj Polonisë? Kritikat për trajnerin e Kombëtares po vazhdojnë ende pasi vendosi që sulmuesi i Southampton të shkonte së bashku me Muçin dhe Mitajn për ta ndjekur ndeshjen pa pagesë, por duke mos u ulur as në stol. Në raportimet tona kemi treguar se futbollistët në fjalë e kanë dhënë një marsh më pak në stërvitje se gjithë të tjerët, ndërsa koha vërtetoi gjithçka. Megjithëse Reja zgjodhi që ta evitonte tregimin e së vërtetës për të mos goditur këto emra të rinjë, që mund të mos e përballonin dot presionin…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike. Sipas tij, PD ndodhet në një situatë të vështirë aktualisht. Ai shtoi se vendimi i Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha nuk duhej të merrej individualisht, por i konsultuar me Këshillin Kombëtar. Shehu shtoi më tej, se Sali Berisha është historia e PD dhe vendime kaq madhore nuk duhej të merren vetëm. Ai solli në vëmendje këtu djegien e mandateve, një vendim sipas tij i marrë fillimisht nga Luzlim Basha, e që sipas ish-ministrit rezultoi një…

Read More

Vrasja e Sabrina Bengës ditën e premte nga ish-bashkëshorti i saj 31-vjeçar Elton Metaj i tronditi të gjithë. Nëna e një vajze të mitur u përcoll për në banesën e fundit, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zhupan, ku Metaj kishte shkuar në banesën e prindërve të saj dhe e qëlloi kur po darkonte. Ai njihej si person problematik. Babai i Elton Metës ka thënë për emisionin “Shqipëria Live” se vrasja ka ndodhur në ditën e lindjes së 31-vjeçarit. Madje ai ka treguar se Sabrina i kishte thënë Eltonit…

Read More

Ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një statusi në Facebook, ka hedhur akuza të rënda ndaj rektorëve të universiteteve, duke thënë se disa prej tyre kanë marrë titujt akademik me punime të vjedhura. Vendimi i Bashës për Sali Berishën, Artan Hoxha tregon çfarë e shtyu të përjashtonte nga PD ish-kryeministrin dhe bën deklaratën e fortë: Efekti amerikan është negativ! Dëmton… Shahini shkruan se, në vitin 2020, kur universitetet publike në Shqipëri përzgjodhën udhëheqësit e rinj, si ministre e Arsimit ajo kishye kërkuar që kandidatët për rektorë të bëjnë verifikimin e punimeve të tyre akademike, por disa refuzuan këtë proces pasi…

Read More

Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin. Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet. Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e depozitave të yndyrës në organizëm. Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak. Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut. Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me…

Read More

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka vijuar me inspektimet në shkolla, për të ndjekur nga afër ecurinë e mësimit plotësues, ndërkohë që mbeten edhe dy javë për fillimin e vitit të ri shkollor 2021-2022. Në shkollën 9-vjeçare “Bardhyl Popa” në Elbasan ministrja Kushi është njohur nga afër me ecurinë e mësimit plotësues, zbatimin e masave anti-COVID, procesin e shpërndarjes së librave falas, zhvillimin e aktiviteteve kulturore-sportive, si dhe futjen e lëndës së anglishtes që në klasë të parë. Kushi gjatë vizitës së saj në këtë shkollë ka nënvizuar se pjesëmarrja e nxënësve në mësimin plotësues duket shumë…

Read More

Pak ditë më parë, Elhaida Dani i çuditi të gjithë kur fshiu të gjitha postimet në profilin e saj në Instagram. Këngëtarja shqiptare u rikthye në Tiranë në fillim të verës, ku lajmëroi se do të sillte një projekt të ri muzikor, por që nga ai moment, nuk ndau asgjë të re me publikun. E me sa duket, misterit i ka ardhur fundi. Sepse Elhaida është rikthyer në Instagram dhe videoja që ka postuar thotë shumë… vërtet shumë. Në videon e postuar, këngëtarja që fitoi The Voice of Italy dhe ka korrur sukses të madh në rolin e Esmeraldës në…

Read More