Teksa sot mbushen 23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, gazetari Milaim Zeka ka rikthyer një intervistë të realizuar me ish-deputetin e PD-së më 2 shtator të vitit 1998. Intervista në fjalë për emisionin ‘Pa rrotlla’, e cila ka qenë edhe e fundit është realizuar pak ditë para vrasjes së tij. Hajdari ndalet gjerësisht te çështja që lidhet me konfliktin Kosovë-Serbi dhe roli që duhet të merrte qeveria e Shqipërisë për të mbrojtur politikat kombëtare dhe për të pasur unitet. Po ashtu, Hajdari nuk i ka kursyer kritikat për qeverinë e asaj kohe, ku drejtonte PS-ja, ndërsa ka folur edhe…
Author: tirana
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, ka reaguar në lidhje me incidentin që ndodhi në zonën e Astirit, ku një ashensor u shkëput dhe si pasojë dy gra mbetën të plagosura, ku njëra prej tyre është shtatzënë. Në reagimin e bërë nga ISHMT, thuhet se ashensori nuk ka qenë i regjistruar në institucionet përkatëse dhe si pasojë nuk ka pasur asnjë inspektim nga ana e inspektorëve përkatës për të parë sigurinë e këtij ashensori. Deklarata e plotë nga ISHMT: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË INSPEKTORATI SHTETËROR I MBIKËQYRJES SË TREGUT Lidhur me ngjarjen e ndodhur në pallatet…
Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj, pasi kanë dhunuar me sende të forta një 26-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën ‘Don Bosko’. I riu me inicialet K.D., mori dy shokët e tij për të dhunuar ish-kunatin. Ky i fundit u dërgua në spital, aty ku mori ndihmën mjekësore. Tashmë tre të rinj duhet të përballen akuzat e dhunimit me dashje. NJOFTIMI I POLICISË Më datë 11.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë në ngarkim të shtetasve K. D., 20 vjeç, M. Zh., 22 vjeç dhe A. Gj, pasi në…
Një shqiptar është arrestuar sot në Selanik të Greqisë, pasi u kap me 52 kg marijuanë. 37-vjeçari, u kap teksa transportonte me mjetin e tij 3 çanta që përmbanin 49 pako me 52 kg 34 gram marijuanë. Po ashtu mësohet se droga kishte ardhur në linjën Shqipëri-Maqedoni-Greqi. Ndër të tjera, shqiptarit iu sekuestruan edhe 3000 euro dhe 2 celulare.
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bislim Ahmetaj e shikon përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, si një veprim të ulët të kryedemokratit Luzim Basha. Gjithashtu ai komentoi ende faktin se përse Sali Berisha nuk e ka kujtuar ende 23-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. “Unë besoj se nuk i ka rrëshqitur ai duhet ta kryejë atë ceremoni, ndoshta vjen në darkë tek ne, nuk di ta them. Ai është në momentin e këtyre tre ditëve i përjashtuar nga krijesa e tij, Lulzim Basha. Kjo e pengonte të shkonte me Bashën por kam përshtypjen që ai gjatë ditës do…
Gjatë 48 orëve të fundit, policia ka shtruar kontrollet për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Në pranga janë vënë 13 persona të cilët janë konstatuar të dehur në timon ose pa leje drejtimi. Sanksioneve nuk u kanë shpëtuar edhe shoferët që bëjnë gara shpejtësie ose ecin në mënyrë të pakontrolluar në qendrat e banuara, ndërsa janë vënë nën jetim 14 drejtues automjetesh me xhama të errësuar dhe targa të modifikuara. Njoftimi i plotë: Përgjatë 48 orëve të fundit, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, kanë angazhuar shërbime të shtuara në zonat ku janë evidentuar…
Një tërmet me magnitudë 4 ballë ka goditur pak minuta më parë kryeqytetin e Greqisë, Athinës. Si pasojë e lëkundjeve të forta, qytetarët kanë dalë në rrugë të frikësuar. ‘Protothema.gr’ raporton se thellësia ishte e vogël, vetëm 5 kilometra dhe për këtë arsye ajo u ndje veçanërisht në shumë pjesë të Athinës.
Një lajm i hidhur ka ardhur sot për median shqiptare. Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare gazetari i njohur Nexhat Gjuzi. Ai u lind në Kavajë më 13 shtator të vitit 1946. Pjesën e parë të karrierës ja kushtoi gazetarisë dhe deri në vitet ‘90 u shqua si një nga gazetarët më të mirë sportiv të kohës Gjuzi ishte ndër themeluesit e Shoqatës së Intelektualeve Myslimanë. Ai shërbeu për disa vite si i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë në poste të rëndësishme shtetërore.
Mjekët, infermierët dhe punëtorët e tjerë shëndetësorë në mbarë Poloninë po protestojnë në Varshavë kundër uljes së pagave dhe kushteve të këqija të punës, teksa pandemia COVID-19 po dëmton sistemin shëndetësor të këtij shteti. Punëtorët shëndetësorë po protestojnë më 12 shtator në Varshavë pranë ndërtesave qeveritare, duke mbajtur në duar mesazhe ku paralajmërohet se sistemi i kujdesit shëndetësor mund të kolapsojë për shkak të kushteve financiare. Disa prej protestuesve kanë ngritur tenda pranë zyrës së kryeministrit Mateusz Moraëiecki. Ata thanë se do të qëndrojnë aty derisa kërkesat e tyre të realizohen. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski ka njoftuar se…
Ashensori i pallatit që sot u rrëzua duke rrezikuar jetën e 5 personave që ndodheshin brenda në të, ka pasur defekte edhe më herët ndërsa rreth tre muaj më parë kishte shfaqur të njëjtin problem. Banorët ishin ankuar disa herë për këtë gjë, por deri më sot nuk kishte marrë zgjidhje. një natë më parë janë shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe personi përgjegjës për mirëmbajtjen. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ashensori ka pasur një defekt në pjesën anësore mes katit të parë dhe katit të dytë. Për pasojë ashensori ka rënë në katin zero duke rrëshqitur me…
Deri më tani në vendin tonë janë 700 mijë qytetarë që janë vaksinuar kundër COVID, plotësisht me të dyja dozat. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ministrja u bën apel qytetarëve të vaksinohen për të qenë më të mbrojtur ndaj COVID. “Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni, 700 000 qytetarë plotësisht të vaksinuar me dy doza. Mbroni jetë”, shkruan ministrja.
Juristja Eni Çobani ka dalë me një reagim të revoltuar në rrjetet sociale për vrasjen e 23-vjeçares Sabrina Berga, nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, më të cilin kishte edhe një fëmijë. “Kam pasur nje dite te trishte sot tek degjoja qe nje dore vrastare e ushqyer me mbeshtetjen e e ca te paudheve kreu misionin e jetes se tij vrau endrren e nje vajze 23 vjecare dhe la femijen e tij jetim. A duhet te mendohemi me c’denim merr ky moster? Po a e dini qe ky do vazhdoj te marr fryme dhe kjo vajze do kalbet ne toke?…