Një tërmet me magnitudë 3.9 ballë ka ndodhur mbrëmjen e sotme me epiqendër 17 km larg Vlorës. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar apo dëme materiale, ndërsa thellësia raportohet të ketë qenë.
Author: tirana
Një ngjarje e rende u regjistruar pak pas mesnate ne Astir, ku si pasoje e shkeputjes se ashensorit dy persona u plagosen. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:05. Burime zyrtare nga policia bene me dije se dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mbushen sot plot 23 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, ish-deputeti i PD-së, i cilësuar si ‘pishtari i demokracisë’. Ish-deputetja Rudina Hajdari i ka dedikuar Azemit një shkrim ku e cilëson babain e saj një njeri luftarak, idealist dhe ëndërrimtar, veti që sipas saj nuk hasen në skenën politike shqiptare. Sipas Hajdarit, nëse babai i saj do të ishte gjallë, ai do të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë me energjinë që kishte. SHKRIMI I PLOTË Kur Azem Hajdari doli nga godina e PD mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, ai nuk e dinte se nuk do të kthehej më. As nuk…
Publikohet historia e panjohur dhe e rrallë e Avdul Hakan Banushit me origjinë nga fshati Golem i Gjirokastrës, i cili gjatë periudhës së pushtimit të vendit (1939-1944), ndryshe nga e gjithë familja e tij që u rreshtuan në radhët e forcave partizane, ai u angazhua në organizatën nacionaliste të rinisë së “Ballit Kombëtar” në qytetin e Durrësit, ku u arrestua nga forcat gjermane në tetorin e vitit 1943 dhe së bashku me 73 persona të tjerë. U dërguan fillimisht në kampin gjerman të Prishtinës, e më pas në kampet e shfarosjes në masë në Landsberger e Dakau, nga ku ai…
Edhe ditën e sotme vendi ynë do të mbizotërohet nga një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin, kryesisht orët e paradites. Sipas MeteoAlb duke iu afruar mesditës vranësirat shpeshtohen në zonat jugore dhe qendrore duke gjeneruar shira aftashkurtër. Reshjet do të jenë herë pas herë rrebeshe në zonat jugore-juglindore. Ndërsa orët e vona të pasdites sjellin largim gradual të vranësirave dhe reshjeve duke i spostuar drejt kufirit juglindor. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga Teatri Kombëtar i Operas dhe Baltetit, i cili është rikonstruktuar. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Rama thekson se me padurim pret ngritjen e perdes së skenës së këtij teatri, i cili më 15 shtator do të mbajë shfaqjen e tij të parë pas rikonstruksionit. MESAZHI I RAMËS MIRËMËNGJES 😊 dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të…
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar rrëfimin e një prej grave që ka përjetuar dhunën nga bashkëshorti, e kësaj radhe në mes të Tiranës dhe jo në zona të thella. “Do ju tregoj rastin e një gruaje, është e zonja e vetes, një grua me një pagë të kënaqshme që ka thënë…unë ia dola shpëtova, unë jam intelektuale në mes të Tiranës, kam një profesion që më siguron një jetë të kënaqshme. Kur gruaja është e varfër ekonomikisht, nuk ia del të marrë asistencë sociale nga shteti për të rritur fëmijët. Jeton në mes të Tiranës ka rrogë të mirë, bën…
Gjashtë gra janë ekzekutuar nga bashkëshortët në tetë muajt e parë të vitit. Shkaqet kanë qenë nga më të ndryshmet, në disa raste sistemi i drejtësisë u ka dhënë lirinë burrave vrasës, ndërsa disa gra kanë qenë me urdhër mbrojtjeje gjatë kohës që janë vrarë. Fatin tragjik të Sabrina Bengajt, e kanë pasur edhe pesë gra të tjera përgjatë tetë muajve të parë të vitit 2021. Dhuna, problemet ekonomike dhe vrasjet për nderë kanë tronditur vendin nga veriu në jug edhe në pesë raste të tjera kur burrat kanë ekzekutuar gratë e tyre. Sërish, organet e drejtësisë dështuan të mbrojnë…
Një 54-vjeçar shqiptar u arrestua në kufirin me Greqinë pasi hyri në mënyrë të paligjshme për të prerë dru. Arrestimi i shqiptarit u bë në Follorinë teksa u pikas me një kalë e sëpatë në pyll. Ai kishte arritur të priste 0.3 metra kub lis teksa menjëherë Policia e ka prangosur dhe i ka sekuestruar kalin dhe sëpatën.
Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetet sociale. Berisha në këtë video i dërgon një mesazh të qartë kryeministrit të vendit, Edi Rama. Berisha shprehet se Rama mund të blejë dhe të shesë Bashën, por kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë. “Mund të blesh dhe të shesësh Edi Rama, Lulzim Bashën. Por, kurrë Partinë Demokratike dhe demokratët shqiptarë. Kjo është përfundimtare. Je i pashpresë”, shprehet ish-kryeministri i vendit dhe lideri historik i PD-së.
Sot në Shqipëri ka qenë princi Faisal Bin Farhan, i cili është dhe ministri i jashtëm i Arabisë Saudite. Gazeta arabe e botuar në gjuhën angleze “Saudi Gazette” ka ndarë edhe foto nga takimi dhe serviset që Rama u ka nxjerrë miqve. Siç duket edhe nga pamjet e mësipërme, të gjithë kanë vendosur që të konsumojnë lëng molle, ndërsa në banket kishin vetëm ëmbëlsira të llojeve të ndryshme. Po ashtu në sy bie edhe kamarieri, gati për të shërbyer.
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një 50-vjeçar që po lëvizte me biçikletë është përplasur nga një makinë. I plagosuri është dërguar në spital, por ende nuk dihet gjendja e tij. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 11.09.2021, rreth orës 21:05, në Rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.