Prej një kohe të gjatë, moderatorja Rida Gërdovci është është në lidhje me Liberian Selimin, i cili njihet për publikun si vëllai i reperit Getoar Selimit. Ndërsa, ajo çka është e pazakonshme dhe interesante është se të dy vëllezërit kanë partneret e tyre në të njëjtin profesion. Por, çfarë kunate është Marina Vjollca dhe çfarë raporte kanë mes tyre vajzat? Për këtë është përgjigjur vetë Rida. ‘’Puna shpesh herë nuk ma mundëson ardhjen në Tiranë, por Marina është person shumë i thjeshtë, shumë e ëmbël. Më ka lënë realisht përshtypje si person në atë periudhë që kam pasur mundësi të…
Author: tirana
Armando Broja ka shkëlqyer në vetëm 18 minuta në fushën e lojës ndaj West Ham duke bërë diferencën në fushën e lojës. Në tre prekje me topin, sulmuesi shqiptar kaloi në driblim e shpejtë Ogbonën, goditi shtyllën nga 25 metra dhe ndërhyrja e Rices i mohoi golin e fitores. Ky ishte debutimi i Brojës në shtëpi me Southampton duke ngritur entuziazmin e tifozëve. Tashmë pritet që sulmuesi shqiptar ta nisë për herë të parë si titullar dhe ndeshja e radhës do të jetë kundër Manchester City. I pyetur mbi performancën e Brojës, trajneri Hasenhutl u shpreh: “Kjo është ajo që…
Gjatë një operacioni në Greqi janë sekuestruar 330 kilogramë kanabis që vinte nga Shqipëria. Një 51-vjeçar grek u arrestua në zonën e Amfilochia, i cili po transportonte sasinë e drogës me kamion në Selanik. Gjatë kontrollit u gjetën 14 çanta që përmbanin 128 pako drogë. Policia greke deklaron se autori është një anëtar i rëndësishëm i një rrjeti të organizuar ndërkombëtar të importimit të sasive të mëdha të kanabisit nga Shqipëria në vendin fqinj. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar rrjetin e plotë të trafikut.
Bledi Çuçi ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e PS-së në Gjirokastër ku i ka dorëzuar detyrën e drejtuesit politik të qarkut, Mirela Kumbaros. Pavarësisht se me vendimin e ri të kryetarit të PS-së, Edi Rama do të drejtojë Beratin, Çuçi shprehet se do të vazhdojë që të jetë deputet i Gjirokastrës dhe do të adresojë problematikat apo çështjet që lidhen me banorët e këtij qarku. Ai thotë se nuk duhet të harrojmë se kemi një përgjegjësi të jashtëzakonshme me mandatin e tretë që shqiptarët i besuan PS-së. “Një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në…
Juventusi pëson humbjen e dytë radhazi në Serie A. Bardhezinjtë e drejtuar nga Max Allegri janë mposhtur 2-1 nga Napoli në transfertë. Një ndeshje me shumë gabime nga të dyja ekipet, por në fund ishin vendasit që dolën me 3 pikë. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Morata pas një gabimi të Manolas në pjesën e parë. Në fraksioni e dytë, Napoli shton “marshin” dhe gjen golin e barazimit me Politanon. Ish sulmuesi i Interit përfiton nga një gabim i Szczesny dhe dërgon topin në rrjetë. Në mintuën e 85-të ishte Koulibaly që shënoi golin e dytë dhe të…
Anëtari i Kryesisë së PD-së Gent Strazimiri, ka komentuar situatën e ngjarjeve të fundit në PD, ku përfshihet edhe përjashtimi i Sali Berishës nga grupi parlamentar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri shkruan se për të kuptuar atë që po ndodh në PD duhet pak logjikë. Ai nënvizon se nëse mbi Sali Berishën qëndrojnë hije dyshimi për korrupsion kur ka qenë kryeministër, e njëjta vlen edhe për ish-ministrat e tij, duke nisur nga i preferuari. Postimi i plotë: Pak logjikë: Nëse mbi Sali Berishën qëndroka pezull një hije korrupsioni të cilën duhet ta sqaroka me DASH, e njëjta “hije”…
Kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana duket se ka vendosur që këtë të shtunë të largohet nga çdo ekran televiziv dhe t’i dedikohet sportit në zonën e Liqenit Artificial. I veshur me sportive, ai ka kaluar një pasdite i pashqetësuar në natyrë. Ndërkohë që Sali Berisha u përjashtua dy ditë më parë nga kryedemokrati Lulzim Basha prej grupit parlamentar.
Shumica e njerëzve që kanë Covid-19 shërohen plotësisht brenda pak javësh, por disa pacientë vazhdojnë të raportojnë shumëllojshmëri të shenjave dhe simptomave, përfshirë lodhjen, dhimbjen e trupit, kollën, dhimbjen e fytit, vështirësi në frymëmarrje, etj edhe pas shërimit nga Covid-19. Për shkak se virusi mund të dëmtojë mushkëritë, zemrën dhe trurin, pacientët me Covid-19 janë gjithashtu në rrezik të shtuar për probleme shëndetësore afatgjata. Në protokollin e menaxhimit pas Covid, Ministria e Shëndetësisë e Unionit thotë se kërkohet një qasje holistike për ndjekjen e kujdesit dhe mirëqenien e të gjithë pacientëve të shëruar pas Covid, që përfshin një dietë të…
Paga mesatare në Shqipëri sipas INSTAT ka shkuar në 56.710 lekë. Duke marrë shkas nga rritja e fundit e çmimeve për produktet bazë, në krahasim me rrogën mesatare, jetesa e familjeve shqiptare është bërë më e shtrenjtë. INSTAT shprehet se një familje në Shqipëri në vitin 2019 shpenzonte 41.3% të ardhurave të saj për ushqime dhe pije joalkoolike. Në total shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje, të përbërë mesatarisht nga 4 persona, janë 82.235 lekë. Një familje në Shqipëri, nëse do marrim rastin, ku dy individë janë të punësuar me rrogë mesatare fitojnë 103.400 lekë. Ndërkohë ata shpenzojnë…
Orgesa Zaimi ka ndarë me të gjithë fansat e saj dje disa detaje nga jeta private. Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, e Borës, e cila është 9 vjeç dhe e Kronit, i cili është 6 vjeç. Teksa ishte e ftuar në “Ftesë në 5”, artistja u pyet se si reagon kur bashkëshorti i saj harron datën e përvjetorit të martesës. Orgesa vendosi të përgjigjej shumë sinqerisht, pasi tha: “Ai e harron gjithmonë. Nuk është nga këta tipat romantikë, me lule, nën dritën e hënës etj. dhe prandaj më pëlqen. Për këtë gjë. Edhe ditëlindjen e vet Mentori e harron,…
Një studim i Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) zbuloi se një person i pavaksinuar ka 11 herë më shumë gjasa të vdesë nga koronavirusi. Është përcaktuar se vaksinimi zvogëlon ndjeshëm mundësinë e shtrimit në spital dhe rrezikun e vdekjes, madje kjo vlen edhe për llojin shumë ngjitës të koronavirusit, Delta. Studimi nga muaji prill deri në mes të korrikut të këtij viti përfshiu 600 mijë njerëz që rezultuan pozitivë për koronavirus në 13 shtete amerikane. Vlen të përmendet se në Shtetet e Bashkuara në fillim të verës kishte gjithnjë e më shumë njerëz të infektuar me…
“Ai hoqi frigoriferin nga priza me qëllim që ta merrte dhe ta shiste, pasi sikundër kam denoncuar dhe më herët, nipi im ka nevojë për para sepse është përdorues droge”. Ky është denoncimi i një gruaje ndaj djalit të së motrës, të cilës i kishte hapur dyert dhe e kishte lejuar të qëndronte në shtëpinë e saj prej vitesh. E.Z. sipas referimit në polici pranë Drejtorisë Vendore të Tiranës i kishte shitur të gjitha orenditë dhe të dyja gratë, si e ëma dhe tezja e tij dhunoheshin rregullisht. Orendia e fundit që kishte mbetur në banesën e A. B ishte…