Pothuajse 32% e popullsisë shqiptare jeton në Tiranë, dhe projeksionet flasin për një ritëm të lartë të migrimit të brendshëm edhe në vitet e ardhshme. “Visual Capitalist” e rendit kryeqytetin shqiptar në vend të tretë në Europë, fill pas 2 qyteteve ruse, duke u bazuar në normat mesatare vjetore të rritjes së popullsisë për vitet 2020 – 2025. Sipas të dhënave nga Opendata e Bashkisë Tiranë, kryeqendra shqiptare mirëpret çdo vit me mijëra banorë të rinj. Kështu, nëse në vitin 2017 në Tiranë kishte rreth 813 mijë banorë, në 2020 numëroheshin mbi 850 mijë qytetarë rezidentë, pra rreth 37 mijë…
Author: tirana
Këtë të shtunë një punonjës i policisë rrugore ka rënë në prangat e SHÇBA-së për korrupsion, dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 persona. Mësohet se efektivi Zyber Halili ka rënë në pranga për korrupsion pasiv ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar shtetasit K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit” dhe K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv. Njoftimi i plotë: SHÇBA arreston një punonjës policie për korrupsion, procedohen në gjendje të lirë 2 persona Në kuadër të procedimit penal nr. 5236 të vitit 2021, sot u bë ndalimi i punonjësit të policisë Z.H., 54…
Kuvendi do të mblidhet sërish të hënën, në orën 17:00 të pasdites për të vendosur lidhur me zgjedhjen e organeve drejtuese të Kuvendit. Njoftimi zyrtar është dhënë nga zyra për shtyp, ndërkohë që do të caktohet Byroja e re e Kuvendit dhe përbërja e sekretariateve. Njoftim për media: Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e hënë, datë 13.09.2021, ora 17:00. (Urdhër nr. 1, datë 11.09.2021, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, bashkangjitur këtij njoftimi.) Në rendin e ditës të seancës është zgjedhja e organeve drejtuese të Kuvendit. Procedurat e transmetimit…
Sulmi i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës pas dëbimit nga PD duket se ka frymëzuar demokratët. Një prej tyre i ka ngritur edhe një parodi me çifteli e cila është bërë virale në rrjetet sociale të drejtuara nga militantët e PD.
Të kesh fëmijë është një gjë e mrekullueshme dhe me siguri shpesh keni menduar rreth mënyrës se si dëshironi t’i rrisni. Mirëpo kjo mund të jetë diçka e vështirë sidomos kur vjen fjala tek mënyra e të ushqyerit. Shpesh fëmijët preferojnë të konsumojnë ushqime që përmbajnë shumë yndyrna dhe kalori, të cilat nuk janë të shëndetshme. Sigurisht që ju nuk mund t’i detyroni gjithmonë fëmijët të hanë ushqimin që nuk u pëlqen. Por mund t’i mësoni me një regjim ushqimor me pak yndyrna dhe të pasur me fibra, hekur, kalcium dhe plot minerale të tjera. Ju njohim më poshtë me…
Këta janë turistët më të veçantë, në brigjet shqiptare. Ata rikthehen për të 2-tin vit radhazi në plazhin e Vilë-Bashtovës. “Ileghal Techno” quhet eventi i tyre. Ky lloj eventi njihet për mënyrën e shfrenuar të festës së të rinjve që marrin pjesë në të. Është ora 02:00 e mëngjesit dhe siç shihet qartë nga pamjet, të rinjtë kalojnë çdo limit pa i shqetësuar askush. “Në Shqipëri nuk ka burokraci të shëmtuar si në Itali. Këtu në Shqipëri është më qetë” tha njëri prej tyre. Larg vëmendjes së pushuesve ditor por dhe duke thyer orën policore në Shqipëri, ata konsumojnë edhe…
Vllaznia dhe Laçi kanë dhuruar sot një nga ndeshjet më të bukura të viteve të fundit në Superiore. Në këtë hapje të kampionatit shkodranët kanë mundur me shifrat 3-5 kurbinasit, pas një betejë dhëmb për dhëmb. Pjesa e parë ishe çmenduri që ndodh rrallë në futbollin tonë. Plot 6 gola u shënuan në 45 minuta, me Vllazninë, që e nisi vrullshëm, por Laçi u kthye dhe tregoi se është një skuadër që ngrihet edhe në momente kritike. Liridon Latifi shënoi për Vllazninë ne minutën e 11 me penallti, të akorduar nga gjyqtari pasi e pa në VAR dhe u këshillua…
Në nisje të sesionit të ri parlamentar, përvecc ccështjes së Berishës, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë edhe “parada” e deputeteve. Albana Vokshi, Grida Duma e Jorida Tabaku nga PD e Blerina Gjylameti, Etilda Gjonaj e Elisa Spiropalin nga PS, kane qene disa nga deputetet që kanë tërhequr vëmendjen e mediave. Ndërsa ajo që ka shkëlqyer në sallë, ka qenë padyshim Luljeta Bozo, e cila pavarësisht moshës, ka drejtuar Parlamentin në mënyrë dinjitoze.
Cigaret elektronike çojnë nikotinë në mushkëritë tuaja dhe dëmtojnë qarkullimin e gjakut. Por, përveç kësaj në trup hyjnë edhe kimikate të tjera, përveç nikotinës. Cigaret elektronike, ndonjëherë të quajtura avullues, funksionojnë me bateri dhe ngrohin nikotinë, aromatizues dhe kimikate të tjera. Ata i kthejnë ato në një avull që mund të thithni. Shumë kimikate që mund të shkaktojnë kancer janë në këtë avull. Kjo përfshin formaldehidin, metalet e rënda dhe grimcat që mund të ngecin në pjesët më të thella të mushkërive tuaja. Është e vështirë të dihet se sa nga këto kimikate thithni kur pini cigare elektonike. Nuk janë…
Një i ri shqiptar i cili goditi me thikë një tifoz britanik të futbollit, pasi ai iu ankua se po i bllokonte shikimin në një prej ndeshjeve të Anglisë në Europian, është burgosur për nëntë vite. Plumb Hysa, 30 vjeç, goditi brutalisht 59-vjeçarin pasi ata festuan fitoren e çerekfinales së “Tre luanëve” kundër Ukrainës. Shtetasit shqiptar i ishte kërkuar që të mos bllokonte televizorin gjatë lojës, ndërsa mbështetësit e kombëtares britanike u mblodhën në Hotel Mill në Chester më 3 korrik. Por, gjatë ndeshjes, i riu shqiptar u armatos me një thikë, të cilën e fshehu në brezin e pantallonave.…
Edhe pse rastet tek femijët nuk janë të shumta aktualisht, ekspertët në vendin tonë janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe po shqyrtojnë mundësinë nëse është i nevojshëm vaksinimi i tyre. Në një intervistë për televizonin Klan, Gjeorgjina Kuli, thotë se nuk ka ende asnjë vendim, pasi po bëhet vlerësimi i anëve pozitive dhe negative që mund të sjellë procesi i imunizimit tek të vegjlit. Gjithashtu Komiteti i Vaksinimit ka nisur diskutimet nëse do të duhet që mjekëve t’ju ofrohet një dozë e tretë vaksine kur kanë kaluar më shumë se 8 muaj nga imunizimi i tyre në Janar.…
Në vitet 1920, paratë e paligjshme në SHBA erdhën nga pije të futura kontrabandë në vend dhe për t’i ricikluar bandat kriminale hapën një rrjet biznesi larjesh dhe pastrimi. Kjo është arsyeja pse sot flitet për “larje” të parave. Sot “paratë e pista” vijnë kryesisht nga trafikimi i drogës, aktivitetet e mafias, shitja e armëve, e kështu me radhë. Për këtë qëllim, përmes hapjes së kompanive dhe llogarive rrjedhëse në vendet që garantojnë anonimitet (nga Zvicra në Luksemburg, deri në parajsat e ndryshme tropikale tatimore), paratë kalojnë përmes transfertave elektronike bankare. Këto transferta gjithnjë e më shumë zhdukin gjurmët duke…