Prej disa javësh në rrjet qarkulloi lajmi se Fjoralba Ponari nuk do të jetë më pjesë e “Portokallisë”, ashtu si edhe Salsano Rrapi. Për moderatoren u aludua se do të zëvendësohej nga Luana Vjollca. Shkak u bënë disa foto të Vjollcës të postuara në Instagram, ku shfaqej e veshur me një kanotiere ngjyrë portokalli. Fjoralba reagoi në Instagram, duke thënë se nuk është larguar nga spektakli i humorit, por disa ndjekës vazhdonin të kishin dyshime. Ditën e sotme, teksa ishte e ftuar në “Goca dhe Gra”, Fjoralba tha: “Në momentin që filloi të qarkullonte lajmi, unë sapo isha në bashkëbisedim…
Author: tirana
Mbrojtësi i Villarreal, Raul Albiol, ka folur për sfidën mes Italisë dhe Spanjës, që do të luhet në tetor dhe që do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalet e Nations League. “Do të jetë një ndeshje e madhe mes dy kombëtareve shumë të mira. Jemi skuadra e duhur për të ndalur ecurinë tuaj të jashtëzakonshme prej 37 ndeshjes radhazi pa humbje, sepse luajmë mirë, me guxim dhe cilësi”, ka thënë Albiol. “Gjysmëfinalen e Europianit e kam parë në shtëpi më miqtë: paraqitja më e mirë që ka bërë Spanja në atë kompeticion dhe ka merituar të fitojë. Në fund kanë…
Momente paniku u regjistruan në tribunën ku qëndrojnë tifozë e Tiranës. Një burrë i moshuar, tifoz i bardhebluve, humbi ndjenjat në shkallët e stadiumit, për shkak të problemeve me tensionin. Në momentin e rrëzimit, tifozi çau e ballin, ndërkohë që u desh ndërhyrja në kohë rekord i mjekut të Tiranës, Tedi Maqellari, që situata të stabilizohej. Falë ndërhyrjes së tij, gjendja e tifozit paraqitet e stabilizuar.
Ky është i riu që humbi jetën një ditë më parë në hotel Rogner, në kryeqytet. Ajdin Mustafi, i cili kishte ardhur nga Zvicra një ditë pas ngjarjes gjeti vdekjen për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së këtij hoteli, pasi u rrëzua nga dritarja e katit të 5 të hotel Rogner. Burime thanë se i riu ishte mbështetur në kangjellat e dritares së dhomës së tij kur ato për shkak të amortizimit janë shkëputur nga muri dhe i riu ra nga lartësia duke u përplasur mbi një automjet të parkuar poshtë hotelit. Ai pësoi dëmtime serioze dhe pasi mbërriti në…
Dhjetëra e qindra qytetarë janë mbledhur këtë të shtunë në sheshin ‘Nënë Tereza’ në shenjë proteste kundër vaksinimit të detyrueshëm. Burra, gra, të rinj e të reja janë mbledhur së bashku në shesh dhe në pankartat që mbajnë duar shkruhet: “Nuk jemi kavje”, ndërsa në një tjetër citohet “Jo vaksinimit të detyruar, të paligjshëm, eksperimental”, e një tjetër shkruhet: “Jo vaksina me forcë, jo 5G”. “Ata pretendojnë se edhe ata vetë nuk e dinë se çfarë pasojash kanë. Unë nuk e di nëse ata nuk e dinë. Përfundon me kartën e pacientit. A ka të drejtë dikush që të fusë…
Në 17 shtator të gjithë duhet të jemi në koncertin që Ermal Meta do të mbajë në Tiranë, kjo sepse këngëtari ka përgatitur një surprizë për publik shqiptarë që e zbuloi sot ekskluzivisht për Report Tv. Ermal Meta do të këndojë shqip, për publikun shqiptar që sigurisht e ka veçuar nga të gjithë, si më të veçantin. “Do jem në datën 15 në Tiranë. Po e pres me padurim, në karrierën time kam bërë mbi 1 mijë koncerte, por kjo është hera e tretë në Shqipëri dhe këto kanë qenë herët me më shumë emocion, sepse është vendi im, kthehem…
Ministrja e Shtetit për Parlamentin Elisa Spiropali e ka konsideruar nje krim të llahtarshëm vrasjen e grave dhe nënave në familje. Duke reaguar mbi ngjarjen e rëndë në Fier ku një 23-vjeçare u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Spiropali shkruan se këto krime të rënda lehtësohen dhe ndihmohen nga padrejtësi sistemike dhe praktika korruptive në sistemin e drejtësisë. Ajo i ka bërë thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë të kryejë HETIM të thelluar të këtij rasti makabër në të gjitha hallkat e zinxhirit prokurori- gjykatë. Reagimi i plotë Sabrina 23 vjeç, nënë e një vajze 3 vjeçe, gjeti vdekjen makabre…
Një i ri ka humbur jetën tragjikisht mesditën e sotme në Tiranë. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, në “Rrugën e Elbasanit”, ku i riu me iniciale G.B., 27 vjeç, dyshohet se duke punuar në një lokal ka rënë kontakt me rrymën elektrike. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Greqia është goditur sërish nga një tërmet mëngjesin e të shtunës. Mësohet se tërmeti ishte 3.2 Rihter tre kilometra në verilindje të Tebës, me një thellësi fokale prej 10.4 km. Më herët të shtunën në mëngjes, dy dridhje të përmasave të ngjashme u regjistruan brenda një minute. Konkretisht, dridhja e parë me magnitudë 3 Rihter ndodhi në 8:27:48 në 3 km në verilindje të Tebës dhe me një thellësi fokale prej 13.3 km. Tërmeti i dytë, 3.5 Rihter, ndodhi 3 km në lindje të Tebës dhe me një thellësi fokale prej 11.3 km.Sizmologu Dr Athanasios Ghanas shpjegoi se komuniteti shkencor…
Ka përfunduar mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve në Partinë Demokratike. Ata janë thirrur nga Basha për të diskutuar mbi vendimin për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të ish-kryeministrit Berisha. Mbledhja e nisur në orën 11:00 ka zgjatur 1 orë e 45 minuta. Në përfundim të kësaj mbledhje deputeti dhe njëkohësisht edhe drejtues i PD në Durrës, Ferdinat Xhaferaj në një prononcim të shkurtër për mediat mbështeti vendimin e liderit demokrat duke thëne se janë shmangur kostot afatgjate të PD dhe Shqipërisë. “Është vendimi më i vështirë i kësaj parti. Cfarëdo lloj vendimi do të kishte kostot e veta. Vendimi u mor…
Detaje të reja kanë dalë në drita nga vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj. Gjykata e rrethit gjyqësor Fier e pajisi të ndjerën me një urdhër mbrojtje që ka nisur prej datës 14.10.2020 të vitit të kaluar dhe do të përfundonte më datën 14.10.2021. Sabrinës i përfundonte urdhri i mbrojtjes, mirëpo ndonëse e kishte një urdhër të tillë, nuk arriti që ta mbronte nga marrja e jetës. Vendimin për t’u pajisur me urdhrin e mbrojtjes e ka dhënë gjyqtari Alfred Konomi. Elton Bengaj Metaj dhe Sabrina Bengaj ishin ndarë prej gati një viti. Në janar, prokurori i…
Horoskopi zbulon se cilat katër shenjat do të jenë më me fat në dashuri ndërsa Venusi është në shenjën e Peshores. Luani Venusi sjell energji të re në jetën private të Luanit. Kjo do të jetë një kohë kur ata do ta shohin marrëdhënien nga një kënd pak më ndryshe. Shumë çifte do të jenë në gjendje të zbulojnë aspekte të reja të dashurisë. Luanët që nuk janë në një lidhje mund ta gjejnë dashurinë aty ku nuk e prisnin ta takonin. Peshorja Peshoret presin lumturi të madhe dhe me karizmën e tyre do të lënë një ndikim të madh…