Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen ‘Visarion Xhuvani’ në Elbasan. Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se një 64-vjeçar është vetëhedhur nga tarraca e pallatit ku ai banonte dhe për pasojë ka humbur jetën. 64-vjeçari, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor është nisur menjëherë drejt spitalit të Elbasanit por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra. “Më datë 11.09.2021, rreth orës 10:40, në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan, shtetasi A.Sh., 64 vjeç, ( me probleme të shëndetit mendor) , banues në Elbasan, është vetëhedhur nga taraca e pallatit ku banonte,…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Princin Faisal bin Farhan Al-Saud, me të cilin ka zhvilluar dhe një konferencë për mediat. Rama tha se është rënë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, mbledhjet e të cilit nuk janë zhvilluar për shkak të pandemisë. Një çështje tjetër e rëndësishme për të cilën foli kryeministri ishte dhe procesi i njohjeve të Kosovës nga vendet e Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam, ku tha se do të ketë bashkëpunim me Arabinë Saudite. “Ramë dakord për të mbledhur sa më…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar ditën e 11 shtatorit të para 20 viteve, kur ndodhën sulmet terroriste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti përmes një postimi në Facebook, ka rrëfyer se si gardianët serbë kishin festuar ditën e këtyre sulmeve. “I gjithë burgu i Quprisë në Serbi ushtoi nga thirrjet e ekzaltimit dhe çirrjet e delirit të gardianëve. Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda në ndonjë ndeshje sportive. Mirëpo jo. Aeroplanët e marrë peng kishin qëlluar dhe rrënuar kullat binjake në Nju Jork. Pasditja e zymtë e burgut u bë ditë e zezë e 11…
Fifi është një nga këngëtaret më të dashura shqiptare. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku tregon shpesh momente nga jeta e saj e përditshme. Mbrëmjen e djeshme, ajo ka ndarë me ndjekësit një eksperiencë të frikshme. Këngëtarja tregon se ishte duke bërë një video në makinë teksa priste në semafor dhe papritur dëgjoi zhurmën e një makine që frenon fort. Fifi e ka publikuar videon e këtij momenti dhe ajo shfaqet realisht e frikësuar, madje shprehet se “ka parë vdekjen me sy”, megjithëse nuk është shumë e qartë se çfarë ka ndodhur. Këngëtarja ka treguar më parë se…
Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses një operacion në kuadër të vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik ndaj pushuesve vendas e të huaj. Si rezultat i këtiij operacioni 8 persona janë arrestuar, 2 prej të cilëve të shpallur në kërkim. Policia bën me dije se autorët vidhnin vlera monetare dhe sende të çmuara në banesa. 2 shtetasit e shpallur në kërkim Andon Qurku, 38 vjeç dhe Renato Vezelaj, 45 vjeç që kanë qenë të dënuar më parë për të njëjtën akuzë, dyshohet se janë autorë të 3 vjedhjeve të ndodhura gjatë sezonit turistik. Gjatë operacionit është proceduar edhe një…
Ashtu siç u paralajmërua një ditë më parë, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka thirrur sot në një takim Kolegjin e Kryetarëve. Bëhet fjalë për krerët e degëve të PD, të cilët ndodhen aktualisht në selinë e PD. “BalkanWeb” shkruan se ata janë thirrur nga Basha për të diskutuar një nga vendimet më të rëndësishme të tij që kur ka ardhur në krye të PD. “Përjashtimi i z. Berisha ka trazuar ujërat në PD, sidomos dhe pas deklaratave të z. Berisha që do të ndjekë rrugët statutore për t’i kthyer PD-së sovranitetin. Berisha ka deklaruar gjithashtu se do zhvillojë një…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, në një mesazh në përkujtim të 20 vjetorit të sulmeve ndaj kullave binjake, thotë se SHBA i kujton gjithmonë miqtë dhe aleatët si Shqipëria. POSTIMI I PLOTE Ne nuk do t’i harrojmë ata që humbën jetët në 11 shtator 2001 dhe ata patriotë që dhanë jetët në mbrojtje të vendit tonë që prej asaj dite. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë aleatët dhe miqtë si Shqipëria që kanë qëndruar krah nesh gjithë kohën. Sot bëhen 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë dhe do të mbahet një…
Modelja e njohur Angela Martini ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimin e bashkëshortit të saj rreth një muaj më parë. Modelja ka publikuar një video në Instagram, në të cilën ajo shprehet se nuk mundet të jetojë në Europë me bashkëshortin e saj, sepse kanë të gjithë sistemin kundër. “Po kërkojmë drejtësi në vende të tjera. Në një farë mënyrë ne u zgjodhëm që ta bënim këtë gjë kur në të njëjtën kohë ke një sistem të tërë që është armiku yt. Si mund ta luftosh këtë gjë? Nuk mund të jetë në Europë ky vend dhe…
Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 vënë në pranga një shtetas që qarkullonte si pasagjer në një automjet me dy granata dore me vete. Në pranga dhe drejtuesi i automjetit për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen 2 granata dore. Sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundraligjshme me vete, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në vendin e quajtur “Pallati me…
Ish-zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Fier ku 31-vjeçari Elton Metaj ka vrarë ish-bashkëshorten Sabina Bengajn. Me anë të një shkrimi të gjatë, Braçe pyet se sa gra të tjera do të vdesin, si dhe kërkon përgjigje nga drejtësia se si një person që një vit më parë është arrestuar për pengmarrjen e familjes së ish gruas futet në burg dhe më pas lihet i lirë duke përfunduar edhe në këtë tragjedi. POSTIMI I PLOTË I BRAÇES: Edhe sa te tjera? SABRINA ISHTE NJE GRUA VETEM 23 VJEC; E MARTUAR DHE…
Një ditë pas betimit në Kuvend, Presidenti i Republikës Ilir Meta dekreton Edi Ramën kryeministër të Shqipërise. PËR EMËRIMIN E KRYEMINISTRIT Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë…
Serxho Aguero po pret me padurim të zbresë në fushën e lojës me Barcelonën. Rikuperimi i tij po shkon mirë dhe tani kërkon që të ndihmojë skuadrën për të fituar trofe. Ai tregon momentin e largimit të Mesit, por edhe bisedat me të. RIKUPERIMI – “Jam duke ecur mjaft mirë. Sigurisht që javën e ardhshme do të zbres edhe në fushën e lojës. Nuk ka një datë fikse kur do të rikthehem, por realiteti është që po rikuperohem mirë. Tani nuk ndiej dhimbje, por duhet të bëj kujdes kur nis stërvitjen dhe kur luaj. Mund të më tradhtojë sërish. Më…