I fshehur në një zonë rurale dhe me armën e krimit me vete. Kështu e ka gjetur policia e Fierit, 31-vjeçarin Elton Meta, i cili mbrëmjen e kalaur ekzekutoi ish-gruan e tij 23-vjeçare Sabrina Benga. Sipas policisë, kanë qenë 3 orë ndjekje në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, teksa ai u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan. Në operacion për arrestimin kanë marrë pjesë Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier.…
Author: tirana
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar ditën e sotme sulmet që ndodhën 20 vite më parë në SHBA. Meta shkruan se sot nderojmë të gjitha viktimat që humbën jetën në sulmin terrorist të 11 shtatorit. Mesazhi Në 20-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, nderojmë kujtimin e paharruar të jetëve të humbura dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe popullin amerikan! Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, në të mirë të interesit të përbashkët të popujve tanë miq.Të vendosur, si vend anëtar i NATO-s, për të përmbushur çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar,…
Nëna e Elton Metës, autorit të vrasjes së ish-bashkëshortes Sabrina Bengajt, ka dhënë dëshminë e saj për mediat. E shokuar për ngjarjen e rëndë, ajo shprehet se është tronditur nga ajo që ka ndodhur pasi Sabrinën e kishte rritur vetë. Nëna e autorit ka treguar se Eltoni i kishte telefonuar dhe i kishte bërë të ditur se do të vriste veten. Mistër për nënë mbetet se ku u gjet arma e krimit. Nëna e autorit: Jam e tronditur nga ngjarja, jam e shokuar. Djali na mori në telefon dhe na tha se do vriste veten. Ne nuk kishim armë në…
Princit Andrew të Britanisë i është paraqitur një padi nga një grua që e akuzon atë për abuzim seksual dhe rrahje të saj dy dekada më parë. Ajo thotë se ishte abuzuar edhe nga Jeffrey Epstein, një ish-financier i njohur amerikan. Në një deklaratë me shkrim të paraqitur në Gjykatën e Qarkut në Manhatanit, Cesar Sepulveda, thotë se më 27 gusht i ka lënë një kopje të padisë së ngritur nga Virginia Giuffre, një oficeri policie që ruan shtëpinë mbretërore në Windsor të Anglisë, aty ky banon princi Andrew. Zoti Sepulveda tha se punonjësit e sigurisë i kishte thënë një…
Kryeministri Edi Rama deklaron se 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat e lirisë dhe demokracisë. Në një postim në “Facebook” në 20-vjetorin e sulmeve terroriste, Rama e cilëson 11 shtatorin një ditë sulmi të urrejtjes barbare kundër qytetërimit. “20 vjet më parë, 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij, Amerikën, mu në zemrën e saj. Sot e përgjithmonë, 11 shtatori do të mbetet një ditë kujtese dhe vetëdijeje e botës demokratike për vlerat…
Vetëm 23 vjeçe, nënë e një vajze 3 vjeçe, Sabrina Benga do të përcillet sot në banesën e fundit, ende pa jetuar dhe pa mundur dot të rrisë fëmijën e saj. Sabrina u qëllua mbrëmjen e kaluar nga ish-bashkëshorti i saj Elton Metaj, i cili i kishte shkuar në banesën e prindërve dhe e ka qëlluar duke ngrënë bukë. Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, teksa kjo gjë nuk është pranuar ndaj 31-vjeçari Metaj, që vetëm në korrik ishte liruar nga burgu pasi ishte arrestuar sërish për problemet me ish-bashkëshorten. Sabrina Benga do të përcillet pasditen e sotme në orën…
Arrestohet autori i vrasjes në Fier. Elton Metaj, 31 vjeç është arrestuar disa orë pas krimit të rëndë. Elton Metaj, 31 vjeç është arrestuar disa orë pas krimit të rëndë në një zonë të pyllëzuar. Pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap nga Policia në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan autori bashkë me armën e krimit. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit, shtetasi Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen Sabrina…
Pesë dasmorët e helmuar në Durrës janë në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi për helmimin e tyre u raportua mbrëmjen e djeshme në media, duke u thënë se ishin më shumë se 5. Mirëpo policia ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen e rëndë duke informuar se në pranga kanë rënë dy persona. Pronari i lokalit, ku u zhvillua dasma, Pajtim Kacani dhe kuzhineri Bledar Hasa janë arrestuar. NJOFTIMI I POLICISË: Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit P. K.,…
Që nga sot bëhen 20 vite nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë dhe do të mbahet një përkujtimore në nder të 2,977 viktimave që humbën jetën nga ngjarja më e madhe terroriste në historinë e SHBA-ve. Dy avionë u përplasën në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, njëri në muret e Pentagonit ndërsa një i katërt u përplas në tokë, pas përleshjes heroike të pasagjerëve me terroristët, të cilët rrëzuan avionin. Nga sulmet, gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë, 184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas…
Sipas MeteoAlb deri në orët e pasdites parashikohet që Shqipëria të jetë në ndikimin e motit me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Qëndrore. Por në orët e vona të pasdites dhe kryesisht mbrëmja i bën më të dukshme vranësirat në këto zona, ku dhe pritet të ketë reshje shiu të pakta dhe të izoluara. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke…
Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar prezencën në rrugë dhe ka intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore përgjatë fundjavës. Kontrolle me radar janë zhvilluar në aksin Sauk-Teg -Tuneli i Krrabës -Teg dhe kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e kryeqytetit. Prej orës 19:00 të mbrëmjes e deri në 23:30 janë evidentuar nga kontrolli me radar 14 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 136 km/h deri 159 km/h, rrezik potencial për aksident rrugor, të cilëve iu është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri…
Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia bën me dije se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.