Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije se i ka dërguar kryeministrit Zoran Zaev propozimin për dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Shëndetësisë. Dorëheqja e tij vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësit të tij, Ilir Hasani. Edhe ai, si kolegët e tij paraprakë që dhanë dorëheqjen, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër për tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që pak më herët bëri me dije se do të luftojë deri në fund në mposhtjen e atij që e quan regjimi Rama. Në një prononcim për mediat, Rama tha se nuk ka dëgjuar asgjë të thënë nga Basha, por nuk e ka kursyer ironinë duke thënë se ka dëgjuar vetëm tam-tamet në sallën e Kuvendit. Rama u shpreh se tam-tamet mirëkuptohen sepse kjo ditë është shumë traumatike për për PD-në dhe duhen respektuar. Sipas Ramës PD është duke kaluar një traumë pas vendimit të Bashës për përjashtimin…
Ilir Meta ka uruar kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla për marrjen e detyrës. Në një status në rrjetet sociale Meta shprehet se më në fund janë mbyllur dy vitet më të errëta të historisë sonë parlamentare në këto tre dekada. Ai shprehet se tani asnjë sekond bojkot nuk ka vlerë dhe kuptim, duke theksuar se duhet bashkëpunim për interesin e vendit dhe forcimin e demokracisë. “Urime kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i Republikës së Shqipërisë! Më në fund kemi mbyllur dy vitet më të errëta të historisë tonë parlamentare, në këto tre dekada, me pasoja shumë…
Përjashtoi Berishën, Basha: M’u dyfishua dhimbja nga akuzat që ngriti ndaj meje, koha ilaçi më i mirë. “Unë marr përgjegjësi të plotë për çdo betejë timen. Për sukseset e kësaj beteje. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e dr. Berishës, për të cilin kam shprehur konsideratë mbrëmë dhe nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë për t’u përqendruar në qëllimin kryesor për largimin e këtij regjimi. Tezat e kundërshtarit të vetëm Edi Rama i kam dëgjuar nga goja e tij. PD…
Eduardo Camavinga u prezantua si lojtari më i ri i Realit të Madridit. Francezi 18-vjeçar zbarkoi mbrëmjen e së martës në Spanjë dhe në orët e paradites së kësaj të mërkure kaloi një tjetër ekzaminim mjekësor dhe u stërvit për herë të parë me shokët e tij të skuadrës. Ndërsa imazhet e Camavingas në Bernabeu rrodhën në ekran me rastin e prezantimit të tij erdhi një surprizë e keqe. Në sfond u dëgjua një fjali e shqiptuar nga një gazetare: “Ky djalë është më i zi se kostumi”. E pamundur të keqkuptohen ato fjalë. vbMenjëherë në rrjetet sociale, shumë tifozë…
Këngëtarja mjaft e dashur greke e njohur edhe në arenën muzikore ndërkombëtare, Glykeria vjen me një koncert live në Amfiteatrin e Tiranës. Me një bandë prej 14 muzikantësh, enkas për në Tiranë, drejtuar nga kompozitori dhe muzikanti shqiptar Dasho Kurti, i cili është dhe koncert maestër i Janis Parios Jorgo Dallaras, Glykeria do të ndezë atmosferën mbrëmjen e të mërkurës në Liqenin Artificial, një program plot surpriza, ku si asnjëherë më parë në një koncert me muzikë greke do të këndohet edhe shqip dhe do luhen disa melodi të miksuara shqiptare dhe greke. Glykeria është një këngëtare e rrallë me…
Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit. Opozita ka grisur fletët e votimit duke mos votuar për të, ashtu siç e kishte paralajmëruar edhe në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së. Në këtë mënyrë opozita ka marrë vendimin e parë të saj zyrtarisht në parlament, ndërsa nga ana tjetër Sali Berisha e bojkotoi këtë proces duke mos marrë pjesë fare në votim. Që ne vendimin e parë në Kuvend ka pasur përçarje mes opozitës pasi Monika Kryemadhi ka votuar për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Ai u largua nga seanca sapo tha fjalën ‘betohem’ si deputet i parlamentit të ri. LSI voton…
Një aksident është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot. Një automjet është përplasur me një motoçikletë dhe për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motoçikletës, i cili u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara nga Top Channel motori ka përfunduar ‘poshtë’ automjetit. Si pasojë e këtij aksidenti një radhë kilometrike me makina është krijuar në aksin Lezhë-Milot. “Rreth orës 17:15 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Markatomaj, automjeti tip” Pegeot” me drejtues shtetasin L.H., banues në Gjermani është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin F.P.,…
Është ndërprerë për disa çaste votimi për zgjedhjen e kryetares së re të kuvendit Lindita Nikolla. Shkak është bërë gjesti i kryeministrit Rama për të mbledhur fletët e grisura nga deputetët e PD-së të hedhura jashtë kutisë së votimit. Ky gjest i kryeministri ka bërë që socialistët të shpërthejë në duartrokitje, ndërkohë që demokratët kanë nisur të debatojnë pasi veprimi i Ramës ndërpreu votimin për zgjedhje e Kryetarit të ri të Kuvendit. Rama nuk e ka lënë me kaq veprimin e tij, por ka marrë një qese, ku ka mbledhur fletët e grisura dhe ja ka dhënë anëtarët të PD-së…
Të ulesh për të ngrënë në darkë, i ngjan kaq shumë një mëkati të ëmbël! Ka diçka që shijon kaq shumë tek ky vakt, që e na e bën kaq të pamundur të mos tundohemi! Gjithsesi, nëse doni të mos shtoni peshë dhe njëkohësisht të ndjeni shijen e “vaktit të mbrëmjes” jeni të lirë të konsumoni gjithë ushqimet më poshtë: 1. Avokado 2. Ullinj 3. Mollë ose dardhë 4. Sallatë me fruta të thata 5. Pilaf ose pasta (50-60 gr) 6. Një vezë të zier 7. Jeshillëqe dhe fara 8. Një patate e zier 9. Erëza relaksuese në formë çaji…
Ndryshe nga grupi parlamentar i PD që vendosi të mos votojë për Lindita Nikollën si Kryetare Kuvendi duke grisur në mënyrë demostrative fletën e votimit, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi vendosi ta hedhë atë në fletën e votimit. Nuk dihet nëse Kryemadhi ka votuar pro apo kundër Lindita Nikollës si Kryetare Kuvendi, por ajo që ra në sy ishin qëndrimet e ndryshme mes PD dhe LSI.
Në fillim të kësaj vere, 17 vjet pasi u ndanë, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u bashkuan përsëri, duke shkaktuar në internet një ortek të nostalgjisë së fillimit të viteve 2000, intrigave magjepsëse të të famshmëve dhe analizave kulturore. Ata janë një çift i fuqishëm dhe tabloidët dhe përdoruesit e Twitter nuk mund të shikojnë larg. Por ndoshta arsyeja më e rëndësishme që njerëzit e zakonshëm janë aq të magjepsur nga ajo që përndryshe është një histori e thashethemeve të famshëm është se ish-ët gjetën përsëri dashurinë. Për shumë njerëz, lundrimi tek ish-partnerët është një realitet romantik. Ky realitet mund…