Author: tirana

Tirana dhe Skënderbeu do të nisin këtë edicion të ri të Kategorisë Superiore në një takim që do të jetë i rëndësishëm për të dy ekipet sepse siç thotë shprehja e vjetër “fillimi i mbarë gjysma e punës”. Bardheblutë kanë patur gjithë kohën e mjaftueshme për të përgatitur edicionin e ri duke qenë se nuk ishin pjesë e kompeticioneve europiane dhe ashtu siç ndodh thuajse në çdo skuadër shqiptare, ndryshimet kanë qënë të konsiderueshme edhe për ekipin e Orges Shehit. Janë larguar lojtarë me shumë peshë si kapiteni Batha, Torassa, Kale, Vangjeli e Çelhaka sa për të përmendur më kryesorët,…

Read More

Super modelja dhe nëna e foshnjës 11-muajshe Khai ,Gigi Hadid, mbylli shfaqjen e pasarelës Moschino në Javën e Modës në Nju Jork duke thithur një shishe foshnje. Pasarela u zhvilluar në qendër të Parkut Bryant, mysafirët ishin të ulur në karrige të vogla të bardha dhe kishin si aksesesorë çadra elegante. (Shiu vazhdoi gjatë gjithë spektaklit të pistës) Si nënë e një vajze 11-muajshe ajo pozoi me biberon. Kujtojmë se Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë treguar shumë të rezervuar deri më sot sa i përket vogëlushes së tyre, Khai. Ata nuk kanë publikuar asnjë foto të portretit të saj…

Read More

Moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu është parë teksa dilte ditën e sotme nga godina ku ka zyrën ish-kryeministri Sali Berisha. Një ditë pasi Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, Fevziu mendohet ka shkuar për të takuar politikanin, por ende nuk ka një konfirmim të takimit mes tyre. Ndërkohë që dje, Berisha ishte në një lidhje direkte për emisionin e tij “Opinion” ku edhe dha komentet e para pas përjashtimit.

Read More

Kristen Stewart, Ashley Benson dhe Rita Ora u panë bashkë duke arritur në aeroport gati për një fluturim jashtë qytetit. Vajzat u panë duke biseduar dhe duke qeshur me anëtarët e ekuipazhit, ndërsa prisnin të hipnin në fluturimin e tyre për në New York City për Javën e Modës në New York. Udhëtimi në NYC vjen pasi Kristen,u kthye në shtëpi në Kaliforni pasi kaloi disa ditë në Itali për Festivalin e Filmit në Venecia 2021. Ndërsa ishte atje, Kristen bëri premierën e filmit të saj të ardhshëm Spencer, ku luan rolin e Princeshës së ndjerë Diana. I vendosur në…

Read More

Ku ka më bukur se çdo etapë të jetës ta ndani bashkë! Ja Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska janë shembulli më i mirë. 11 vite bashkë, çifti i bukur, kanë qenë pranë njëri-tjetrit në çdo hap dhe janë rritur bashkë drejt suksesit. Fillimet e tyre dhe shkëlqimet e para u vunë re, në programin e famshëm të humorit “Portokalli”, për të vazhduar po aq të dashuruar edhe sot. Kujtojmë se Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska patën një dasmë larg tradicionales, dhe natyrisht shumë më të veçantë. Ermali nuk mungoi me komentet humoristike as për dasmën e tij. “Ka qenë një…

Read More

Drejtori i Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit në Dibër është arrestuar. Prangosja e tij ka ardhure pas finalizimit të opracionit “Bankomati” nën drejtimin e SPAK. Lutfi Miftari, 56 vjeç, akuzohet se ka marrë ryshfet. Gjithashtu është arrestuar edhe Eljo Elezi, 34 vjeç, banues në Tiranë, adminstrator i kompanisë “H4 CHROM’, që operon në fushën minerare në qarkun Dibër. Sipas policisë, arrestimi i këtyre personave u bë pasi shtetasi L.M, në cilësinë e Drejtorit të IKMT, në Qarkun e Dibrës, ka abuzuar me detyrën duke marrë ryshfet nga shtetasi E. E, adminstratori i kompanisë, shumën prej 50.000 lekë të rinj,…

Read More

Roma nuk do të ketë mundësinë të presë festivalin evropian të këngës Eurovision për vitin 2022. Kompeticioni prestigjioz i këngës që u fitua nga grupi Maneskin vitin e kaluar do të mbahet në Itali, por jo në “qytetin e përjetshëm”, siç ishte parashikuar më herët. Motivi është se nuk ka ambientin e duhur për të pritur një ngjarje të tillë dhe për këtë arsye në listë janë 5 qytete të tjera si Milano, Bologna, Pesaro, Rimini dhe Torino. Më pas, bashkia ka propozuar disa vende alternative mes të cilave dhe Cinecitta apo Panairin e ri të Romës, por asnjë prej…

Read More

Një kontroll rutinë i policisë, çoi në pranga një 24 vjeçar sirian, me shtetësi shqiptare, i dënuar më parë për vepra të ndryshme penale. Gjatë mesnatës, Wasim Hajjazi, u ndalua në rrugën “Fuat Toptani”, në Tiranë, teksa lëvizte me mjetin e tij “Benz”. Sapo konstatoi efektivët e komisariatit numër 12, ai u largua me vrap prej andej, duke hedhur në një kanal buzë rrugës, sendet e kundraligjshme. Pak metra më tutje, i riu sirian, me shtetësi shqiptare u arrestua. Ndërsa nga kontrolli përgjatë zonës, rezultoi në ai kishte hedhur 2 pistoleta, njëra me silenciator, municion luftarak, 2 thika, 1 përforcues…

Read More

Dashi Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i përdorni në mënyrën e duhur? Planetet ju këshillojnë se duhet t’i përdorni më mirë aftësitë tuaja, si për vete ashtu edhe për të ndihmuar të tjerët. Demi Nuk mashtroheni kur ju duhet një marrëveshje, por nesër do të jepni falas diçka për të cilën normalisht do të kërkonit pagesë. Në rregull, por mos u tregoni shumë bujar. Binjakët Mund të keni prova se një partner, apo person i afërt ka bërë diçka gabim, por mos u tregoni i paduruar të konfrontoheni. Mund të mos jetë çështje e madhe…

Read More

Historia e Partisë Demokratike kur kryetar kishte Sali Berishën është e mbushur me përjashtime dhe dëbime. Ato mbajnë firmën e vetë Berishës i cili në fund u godit nga e njëjta armë që përdori ndaj të tjerëve. I pari që provoi goditjen dhe përjashtimin nga Berisha, ishte Gramoz Pashko i cili u përjashtua nga grupi parlamentar në vitin 1992. Bashkë me të Berisha përjashtoi Arben Imamin, Ridvan Peshkëpinë Perikli Tetën dhe Afrim Jupin. Ata më pas u grupuan tek aleanca demokratike me neritan cekën, me të cilin Berisha ishte ndarë shumë më herët. Pas shumë vitesh Imami u rikthye në…

Read More

Çaji i jaseminës përbëhet nga çaji jeshil dhe është i aromatizuar me lule jasemini. Për shkak se çaji jeshil është përbërësi kryesor në çajin e jaseminës, ai ka potencialin më të madh për të shkaktuar efekte anësore. Ju njohim më poshtë me shkaqet e efekteve anësore të këtij çaji dhe si t’i shmangni ato. Përmbajtja e kafeinësSasia e kafeinës në çaj mund të jetë një nga shkaqet e efekteve të padëshiruara në këtë çaj. Kjo sasi varion nga 14-60 mg për filxhan, në varësi të sasisë së çajit dhe koha e zierjes. Çaji jeshil bëhet nga gjethet e bimës Camellia…

Read More

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe. Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

Read More