Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur konkursin e ri online të punësimit për infermierët. Rama thotë se nga sot deri më 21 shtator ku është afati i fundit, çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licencuar mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për një vend pune në sistemin shëndetësor publik. Ai garanton punësim me meritë teksa kujton se nga viti 2019 në këtë mënyrë janë punësuar në Shqipëri 2 mijë e 897 infermierë e profesionistë. STATUSI NGA EDI RAMA 2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me #meritë nga viti 2019, kur hapëm…
Author: tirana
Policia Rrugore ka marrë masa të shtuara për fundjavën teksa në 24 orët e fundit ka ndëshkuar shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit. 8 drejtues motomjetesh janë arrestuar në 24 orët e fundit ndërsa janë pezulluar 46 leje drejtimi. Po ashtu në rang vendi janë vendosur 967 gjoba. NJOFTIMI NGA POLICIA Policia e Shtetit/ Masa të shtuara në fundjavë për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë. Vijojnë kontrollet intensive në të gjithë vendin për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje…
Dashi Keni lindur me disa aftësi shumë speciale, por a po i përdorni në mënyrën e duhur? Planetet ju këshillojnë se duhet t’i përdorni më mirë aftësitë tuaja, si për vete ashtu edhe për të ndihmuar të tjerët. Demi Nuk mashtroheni kur ju duhet një marrëveshje, por nesër do të jepni falas diçka për të cilën normalisht do të kërkonit pagesë. Në rregull, por mos u tregoni shumë bujar. Binjakët Mund të keni prova se një partner, apo person i afërt ka bërë diçka gabim, por mos u tregoni i paduruar të konfrontoheni. Mund të mos jetë çështje e madhe…
Më 15 shtator inaugurohet rikonstruksioni i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me një ceremoni gala ku do të ketë pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Placido Domingos dhe Ermonela Jahos. Me numër të kufizuar në publik që do të ndahet me ftesa dhe bileta, të pranishmit do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit ose një test negativ të Covid 19. Masa nuk është aplikuar në teatro të tjerë deri më tani edhe pas masave të bëra publike nga Komiteti i Ekspertëve. Me këtë Komitet do të bihet dakord edhe për numrin e publikut.
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore ka përfunduar identifikimi i trupave të sjellë nga Tetova, pas zjarrit që përfshiu spitalin ku po kuroheshin pacientë të sëmurë nga Covid-19. “Me ndihmën e DNK analizës janë identifikuar trupat e 14 viktimave të cilët humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Është kryer obduksion edhe ndaj një pacienteje më të re, trupi i së cilës është sjell në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka deklaruar për DW, Aleksandar Stankov, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Nga Stankov bëhet me dije se identifikimi i trupave është kryer me ndihmën e familjarëve të…
Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sportit, Evis Kushi falënderoi sot të gjithë anëtarët e Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, për punën dhe kontributin e tyre që prej vitit 2017, në përmbushjen me sukses të objektivave të këtij institucioni, për rritjen e cilësisë në arsimin e lartë, duke respektuar autonominë akademike dhe institucionale. Në fjalën e saj, gjatë takimit të Bordit të Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, që u zhvillua sot në Tiranë, me pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama, Kushi u ndal në disa prej arritjeve të…
Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Partisë socialiste ka zgjedhur pesë kryetarët që do të drejtojnë Komisionet Parlamentare për sesionin e ri të Kuvendit. Newsbomb.al mëson se kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme do të jetë Mimi Kodheli. PS për nënkryetare të Parlamentit ka zgjedhur Ermonela Felajn. Komisionin e Ligjeve do ta drejtojë Klotilda Bushka, ndërsa Komisioni për Ekonominë dhe Financat do të drejtohet nga Eduard Shalsi. Në krye të Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin është Arben Pëllumbi ndërsa Komisioni i Sigurisë do të drejtohet nga Nasip Naço.
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në nisje të punimeve të legjislaturës X të punimeve të Kuvendit është shprehur se “Interesi kombëtar, interesi publik, ardhmëria, do jenë objektivat madhore që do vendosim në qendër të politikës, të qeverisjes dhe të shtetbërjes.” Përmes një statusi në rrjetet sociale, Spiropali thekson se fokusi i qeverisë në këtë legjislaturë do të vazhdojë të jetë lufta për të realizuar ëndrrën për një Shqipëri të zhvilluar, të drejtë, meritokratike dhe evropiane. Statusi i plotë i ministres Jemi plotësisht të vetëdijshëm për besimin e jashtëzakonshëm dhe barrën e përgjegjësisë së shtuar të këtij…
Dy raste të transportimit të refugjatëve nga Shqipëria drejt BE janë goditur në Pogradec. Një 37-vjeçar u kap në Leshnicë të Pogradecit me 32 emigrantë të paligjshëm në furgonin e markës “Fiat Ducato”. Po ashtu një tjetër 37-vjeçar nga Elbasani u pikas në lagjen nr.1 të Pogradecit teksa drejtonte një mjet “Volskëagen” me 12 emigrantë të paligjshëm. Ai braktisi automjetin dhe tashmë është shpallur në kërkim. NJOFTIMI NGA POLICIA -Qarku Korçë Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”. Goditen dy raste të tjera të veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm…
Autoritetel lokale të Stambollit po përgatiten për raste fatkeqësish natyrore, dhe e kanë nisur punën e tyre nga vendosja e tabelave rrugore që i drejtojnë njerëzit në të ashtëquajturat “zona evakuimi” në rast tsunami. Tabelat çojnë drejt vendeve më të larta krahasuar me brigjet e detit Marmara. Ekspertët paralajmërojnë se ka gjasa të mëdha të qyteti prej më shumë se 15 milionë banorësh të goditet nga një tsunami. Tabelat e para u vendosën në Büyükçekmece, një lagje në pjesën europiane të tij, që shtrihet përgjatë nje vije te gjatë bregdetare ku popullsia është mjaft e dendur. Aty është vendosur gjithashtu…
Ish-deputeti i PD, Fatos Hoxha ka ironizuar Sali Berishën për mënyrën e turpshme të ikjes së tij nga Partia Demokratike. Ai shkruan se u gëzua kur e pa Berishën të ulur në rreshtin e parafundit të Kuvendit, pasi ai është pikërisht vendi ku ulej edhe ai. Duke i zgjuar kujtime nga e shkuara, ai shprehet se dikur ai dhe kolegët e tij që uleshin në atë pozicion ishin vetëm “Back Bencher”, ndërsa sot është AI, Sali Berisha një “Back Bencher”. Çfarë është Beck Bencher? Një person i cili është mbështetës i një partie por nuk mban poste drejtuese. Statusi i…
Seanca e ditës së sotme që do të nisë në orën 17:00 do të bëhet betimi i deputetëve që kanë dalë fitues në zgjeshjet e 25 prillit.Ajo çfarë tërheq vëmendjen është se në seancën plenare sot kishte 4 karrige bosh, një nga opozita dhe 3 nga mazhoranca kjo për shkak të dorëheqjeve që ndodhën gjatë verës. Verifikimi i mandateve mbetet veprimi i parë që Kuvendi pritet të kryejë me anë të Komisionit të ngritur me anëtarë të mazhorancës dhe opozitës. Ndërsa sa i përket deputetëve të cilët lanë mandatet e tyre, është bërë e ditur se cilët do jenë zëvendësuesit…