Author: tirana

Arjan Konomi tërhoqi gjithë vëmendjen me modelin e ri të flokëve. Komentet, ironitë dhe batutat nuk munguan në puntatat e sezonit të ri të Për’puthen kundrejt opinionistit të programit. Një reagim erdhi dhe nga ish-konkurretja e Për’puthen, Sindi Loci, e cila ironizoi Arjanin në llogarinë e saj në Instagram. Kujtojmë se Arjani me Sindin kanë pasur debate të ashpra gjatë sezonit të dytë të emisionit dhe gjërat duken sikur u qetësuan, kur Sindi ka folur mirë për të në intervistat e fundit, por mesa duket Sindit akoma nuk i ka dal inati me Arjanin. Arjani më në fund reagoi pas…

Read More

Sali Berisha pas daljes nga salla e Kuvendit ka nisur planin e tij kundra Lulzim Bashës. Teksa nuk u paraqitën në mbledhjen e partisë demokratike pas përfundimit të seancës së parë parlamentare, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka raportohet të kenë qenë në zyrën e ish kryeministri Berisha. Përjashtimi i Sali Berishës/ Ish-deputeti i PD tallet keq me ish-kryeministrin: Doktor je ulur në karrigen time, e mban mend kur na thoshe s’do mbaheni mend? Tani pësove… Pasi ka përfunduar takimi dhe demokratët që janë pozicionuar në krah të Berishës kanë dalë nga mbledhja. Së fundmi shihet mbërritja me urgjencë…

Read More

Afganistani është në prag të “varfërisë universale”, e cila mund të bëhet realitet në mes të vitit të ardhshëm nëse nuk bëhen përpjekje urgjente për të forcuar komunitetet lokale dhe ekonomitë e tyre, ka deklaruar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim. Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) deklaroi se rreth 97 përqind e popullsisë së Afganistanit mund të zhytet nën kufirin e varfërisë nëse krizat politike dhe ekonomike të vendit nuk trajtohen. Në raport thuhet se marrja e Afganistanit nga talebanët ka vënë në rrezik 20 vjet përfitime të qëndrueshme ekonomike. Programi i Zhvillimit i Kombeve të…

Read More

Sali Berisha është shoqëruar sot në Kuvend nga tre deputetë të PD-së, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka. Këta të fundit e kanë shoqëruar gjatë hyrjes në Kuvend, ku Berisha lëshoi akuza të forta ndaj Lulzim Bashës të cilin e cilësoi si “pazarxhi’ që “shiti PD-në”. Pas ‘dëbimit’ nga Grupi i PD, Berishës i kanë zënë dhe vendin në Kuvend, teksa është parë që ai është ulur në rreshtin e parafundit të sallës së Kuvendit.

Read More

Pak para nisjes së seancës parlamentare, kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi grupin parlamentar. Basha për pak minuta diskutoi me të zgjedhurit e rinj të PD-së, ku dha dhe direktivat e fundit pak para nisjes së seancës plenare të Kuvendit. Pasi diskutoi për 10 minuta me grupin, Basha iu drejtua institucionit të Kuvendit në këmbë, duke u ndjekur nga të zgjedhurit e rinj të PD-së. Basha shoqërohej në krah të Zef Hilës, Kastriot Pirolit, si dhe Andia Ullirit. Në dalje të selisë së PD-së, Basha u prit nga disa militantë dhe mbështetës të ish-kryeministrit Berisha. Mbështetës të ish-kryeministri Berisha kanë…

Read More

Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti padi civile kundër ligjit të diskutueshëm për abortin në shtetin e Teksasit. “Akti është qartazi antikushtetues”, tha prokurori i përgjithshëm amerikan, Merrick Garland, në një konferencë për media. Abortet u bënë të ligjshme në të gjithë SHBA-në qysh në vitin 1973. Ligji i ri në Teksas e ndalon abortin nga java e gjashtë e shtatzënisë dhe lejon këdo që t’i padisë ata që përfshihen në procedurë. Mjekët dhe grupet e të drejtave të grave e dënuan ashpër masën, e cila hyri në fuqi javën e kaluar, pasi Gjykata Supreme nuk e bllokoi atë. Garland tha…

Read More

Pas përfundimit të seancës së shkurtër parlamentare, ish-kryeministri Sali berisha ka sulmuar sërish kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi I PD. Deklarata e Berishës Më imotivuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve dhe për të mbrojtur interesin kombëtar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi. AJo që ndodhi është një marrëveshja Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë. PD është parti e lirive dhe të drejtave njerëzore, e kushtetutshmërisë dhe interesit kombëtar. A do shkarkohet Basha? Do marr çdo nismë ligjore statutore brenda PD për rikthimin e saj…

Read More

Pas përjashtimit të tij nga grupi parlamentar e PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha flet për pakete dhe pazare mes Ramës dhe Bashës. Teksa u ndal në një prononcim për mediat në dalje të Kuvendit, Berisha tha se ai do të vazhdojë të denoncojë. “Jam më i votuar se kurrë në jetën time për të mbrojtur interesin publik të qytetarëve shqiptarë. Për të mbrojtur interesin kombëtar të kombit shqiptar për të denoncuar të gjitha afërar e këtij regjimit, regjim i cili ka zgjedhur trillimin, kurthet, pazaret për eliminimin e opozitarëve shqiptarë. Se çfarë date është pakti, do ua le juve dhe historianëve.…

Read More

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek prej kohësh po përjetojnë një lidhje dashurie. Ata shfaqet shume të dashur edhe në rrjetet sociale ku nuk mungojnë as postimet e ndjera për njëri tjetrin. Së fundmi, këngëtarja Dafina Zeqiri në një post në Instagram ka uruar thjesht të dashurin e saj për ditëlindje e tij duke shkruar “Urime ditëlindjen dashuria ime, të dua”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e imazhit që ka shkëputur nga pushimet e verës. Kështu dhe ne mësuam se mes Dafit dhe Gencit ka shumë dashuri, por edhe mirënjohje për ccfarë i japin njëri-tjetrit në lidhje. Dafina është drejt finalizimit…

Read More

Sali Berisha është ulur në Kuvend pas përjashtimit nga Basha prej grupit parlamentar të PD. Vihet re se Berisha është në të njëjtin rresht me deputetët e LSI, Monika Kryemadhin e Petrit Vasilin ndërsa në krah të majtë ka Tritan Shehun. Mbrapa Berisha ka Fatmir Mediun dhe Vangjel Dule të cilët ishin si aleatë në listat e kandidatëve për deputetë të PD.

Read More