Ish-kryeministri Berisha është futur i vetëm me makinë në oborrin e Kuvendit, ku është pritur te dera e automjetit nga Edi Paloka, Flamur Noka dhe Tritan Shehi. Berisha tha për mediat se Rama dhe Basha kanë një marrëveshje okulte me njëri-tjetrin dhe se ai tashmë do të punojë për të rikthyer legjitimitetin e PD-së. “Sot nis beteja për shpëtimin e Partisë Demokratike, pazaret e Lulzim Bashës, Partia Demokratike do të dalë nga kjo betejë më e fortë se kurrë. Do ta shpëtojmë PD nga njeriu që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura. Rroftë Sali Berisha, rroftë Partia…
Author: tirana
Sali Berisha ka mbërritur në Kuvend. Lideri historik i Partisë Demokratike u prit nga dhjetra mbështetës të tij jashtë Parlamentit. Me ovacione të shumta, Berisha sulmoi drejtpërdrejt Lulzim Bashën, të cilin e quajti tradhtar, që ka shitur partinë e tij për interesa të flliqura.
Erion Braçe ka dalë me një mesazh ditën e sotme vetëm pak minuta para nisjes së sesionit të ri parlamentar. “Sot është një ditë e re; mundësia për tu marrë me gjërat e përditshme, të sotme e të së ardhmes, për ta e fëmijët e tyre! Asgjë tjetër! Askënd tjetër! Dua ta bëj dhe do ta bëj, si përherë, brenda parimeve e pa kompromis në kurriz të njerëzve të zakonshëm në këtë vend!”, shkruen Braçe. Ad by Valueimpression Postimi i Braçes: Dita për tu kthyer në pune… Për të përfaqësuar afër 18 mijë njerëz, socialistë e jo të tillë, që…
Gazetari Çim Peka ka treguar prapaskenat për vendimin e marrë nga Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së. Ai tha se Basha është i marrë peng, pasi nëse nuk do të kishte marrë këtë vendim, ditën e nesërme ambasadorja amerikane Yuri Kim do të publikonte një letër për Bashën, që do të ishte edhe më e rëndë se për Berishën. “Nesër do ketë një listë tjetër nga SHBA, ku emrat këtë herë janë nga maxhoranca e ndoshta edhe nga mediat. E them pa frikë, sigurisht me keqardhje, duket se Basha është i marrë peng. Nuk…
Dhëndri i Sali Berishës Jamarbër Malltezi ka reaguar pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish-kryetarin e PD nga grupi parlamentar i partisë.Malltezi thotë se Berisha ka qenë hero i demokracisë dhe burri më i ndershëm në këtë vend dhe më i pashantazhueshëm.“Berisha ka qenë hero i democracisë, tash po e shtyjnë të bëhet legjendë. Se pa asnjë pushtet mbi botë po sfidon kryediplomatin e botës në gjyq dhe po deklarohet burrërisht kundra Soros që ka fut në xhep gjithë politikanj, media, ojq e dreqtësi.Forcën më të madhe ka që është vetvetja, burri më i ndershëm në këtë vend…
Një 50-vjeçar është ndjerë i tradhtuar kur zbuloi se bashkëshortja e tij bisedonte me tre meshkuj më të rinj në moshë, me të cilët dëshiron të kryejë marrëdhënie seksuale. Ai rrëfen për “Dear Deidre” të “The Sun” se dëshiron ta shpëtojë martesën prej 19 vitesh, por nuk di si të veprojë. Ja rrëfimi i plotë: “U shkatërrova kur zbulova se gruaja ime është bërë pjesë e një faqeje në internet për njerëzit e martuar që duan të lidhen me njëri-tjetrin dhe të bëjnë seks. Ne kemi 19 vjet të martuar dhe mendova se ajo ishte e lumtur me marrëdhënien dhe…
Një debat shumë të fortë mes djemve të Përputhen. Takimi katër minutësh mes Alvisës dhe Taulantit ndezi gjakrat. Një mendim i shprehur nga Argjendi, i cili tha se nuk shkonin aspak pasi, Alvisa ka nevojë për një mashkull që ta vërë përpara, ka shkatuar reagime nga konkurrentët e tjerë. Taulanti u shpreh se ishte takimi i parë dhe ishte i emocionuar përballë vajzës, ndërsa pjesë e debatit është bërë edhe një tjetër konkurrent, Eduardi i cili është shprehur se nëse Alvisa do të kishte mundësi por një takim tjetër 4 minutësh duhet të ftonte atë pasi do ta bindte me…
Një emigrant 32-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa po ecte në rrugë, në lagjen Ampelokipi të Athinës, Greqi. Mediat greke bëjnë me dije se emigranti është transportuar në spital në gjendje të rëndë. Hetimi për ngjarjen është duke vazhduar, ndërsa autori i sulmit është në kërkim. Nuk dihet ende identiteti i te plagosurit.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur të largojë nga grupi parlamentar ish-kryeministrin Sali Berisha, derisa të dalë në dritë e vërteta, e vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Në një deklaratë për mediat, teksa theksoi rolin e rëndësishëm të Berishës në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, kryedemokrati Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për transparencë në këtë proces. Më tej Basha shtoi se partneriteti i PD me SHBA është i pacenueshëm dhe do duhet të vijojë të mbetet i tillë në interes të demokratëve dhe të ardhmes së Shqipërisë. Basha: Berisha është padyshim udhëheqësi shqiptar që ka dhënë kontributin më…
Gazetarja Ardita Dunellari, mbyll karrierën me Zërin e Amerikës për të filluar një punë të re me Departamentin e Shtetit. “Ky është emisioni i fundit që prezantoj për VOA pasi së shpejti nis një punë të re me Departamentin e Shtetit pas më shumë se dy dekadash këtu te Zëri i Amerikës”, thotë gazetarja. Ajo falenderon VOA-n për privilegjin për të mbuluar gjatë më shumë se dy dekadash ngjarje madhore, për të intervistuar figura nga çdo fushë e jetës si dhe për të përcjellë informacion jetik për audiencën. Gazetarja shprehet mirënjohëse për audiencën që e ndjek prej dekadash Zërin e…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e 10 të një pallati në rrugën e “Shtrausit”, në Lezhë. Raportohet se shkak për rënien e zjarrit është bërë rrjedhja e një bombule gazi. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar në spital.
Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka u shpreh se nëse opozita do të dilte e bashkuar, si e tërë, jo me dy grupime, Basha do të ishte kryeministri i vendit, sepse kështu u humbën 10 mandate. “Nëse opozita do të dilte e bashkuar, si e tërë, jo me dy grupime, Basha do të ishte kryeministri i vendit. Askush nuk del të thotë pse ndodhi kjo gjë. As LSI dhe as PD nuk kanë dhënë një shpjegim për këtë gabim trashanik. Ne patëm sondazhet dhe historinë më parë, duke ditur se kë kemi përballë. Rama na hoqi koalicionin klasik, ndërsa ne bëmë…