Author: tirana

Një 65 vjeçare i ka vendosur vërtet në pozitë të vështirë oficerët e prokurorisë së posaçme SPAK, të cilëve ju kërkoi jo vetëm hetimin e policisë së Tiranës, por që prokurorët e posaçëm të zbulojnë disa hajdutë të rrallë që sipas saj hynin fshehtas dhe mbasi shijonin ushqimet e saj largoheshin. Në dosjen që gazetarja e Top Channel Anila Hoxha disponon përmendet se gruaja fillimisht ka pretenduar se ishte abuzuar dhe droguar, më pas se policia kishte dijeni për këtë fakt dhe ndaj duhej hetuar për korrupsion dhe sipas burimeve të gazetares Hoxha pikërisht ky rrëfim e ka shtyrë oficerin…

Read More

Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer konfirmoi se në urën e shpëtimit ushtarak nga Kabuli kanë mundur të depërtojnë në Gjermani edhe persona të regjistruar nga policia afgane si kriminelë. Me avionët e Bundesëehrit nga Afganistani duhet të vinin drejt Gjermanisë, krahas gjermanëve që punonin atje, edhe ish-punonjës lokalë, gazetarë, aktiviste e aktivistë të shoqërisë civile, si edhe ata që duhet të merreshin nën mbrojtje pas ardhjes në pushtet të talibanëve. Por Minisria Federale e Punëve të Brendshme bëri tani (05.09) të ditur, se përmes kësaj rruge kanë arritur të vijnë në Gjermani edhe persona që për autoritetet e…

Read More

Koncepti i tradhtisë mund të jetë shumë konciz në fjalor, por njerëzit i japin kësaj të fundit ngjyrime nga më të ndryshmet, interpretime po ashtu nga më të ndryshmet duke i dhënë një fjale, hapësire të pafundme për t’u përshkruar. Ka tradhti fizike, emocionale, fizike e sa e sa “shpikje” të njerëzve. Jeni këtu për të zbuluar se sa tradhtarë jeni në bazë të shenjës së horoskopit. Numri që do të gjeni pas komentit, për secilën shenjë, tregon se sa tradhtare është shenja përkatëse nga 0 në 10 Dashi Ndonjëherë e tepron me komplimentat ndaj të tjerave, por vetëm sepse…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Katund i Ri në Elbasan.Sipas raportimeve nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy makina. Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur. Identieti i tij ende nuk dihet, ndërsa është transportuar me ambulancë drejt spitalit. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë me dije, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Read More

Andi dhe Melisa u rikthyen vetëm pak ditë më parë, por duken më të dashuruar se kurrë. Ish-konkurrentja ka publikuar në Instastory një video ku shihen duke shkëmbyer puthje pasionante. “Dashni”, ka shkruar Melisa krahas videos së nxehtë, e cila tregon se gjërat mes tyre po shkojnë për bukuri. Kujtojmë se lidhja e Andit dhe Melisës u zbulua pas daljes nga programi, pasi kishte kohë që përflitej në rrjet.

Read More

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “ COMPLEX” për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Në kuadër të operacionit policor “COMPLEX”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Sterjo Germenji., 26 vjeç, Anamaria Mihallari., 24 vjeçe, Drita Shehu., 55 vjeçe, Sanije Shehi., 64 vjeçe, dhe Rigers Vejsiu., 26 vjeç. Mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se me mjete e tyre private kundrejt shpërblimit monetar, kryenin transportin e emigrantëve të paligjshëm nga kufiri shqiptario-grek në zonën e Devollit drejt Tiranës.…

Read More

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradianj ka kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit nga posti i Kryeministrit të Kosovës. Përmes një postimi në facebook ai ka thënë se nuk po merr përgjigje nga Kurti për pyetjet e shumta që i ka shtruar atij përderisa Kurti po angazhon hajdut të vegjël të dalin nëpër televizione. Ai ka vazhduar me pyetje ndaj Kurtit se pse po i dëmton prodhuesit vendor duke ia hequr Serbisë taksën për prodhimet e subvencionuara nga Serbia, duke i thënë se nuk e ka vendosur reciprocitetin kur e ka hequr taksën. Dhe në fund ai…

Read More

Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare Mjeshtri i Madh i humorit shkodran dhe mbarë shqiptarë, Paulin Preka. Kolosi i humorit shqiptar mbylli përgjithmonë sytë në Itali, ku jetonte prej vitesh me familjen e tij. Paulin Preka është pjesë e asaj kaste aktorësh të mëdhenj të humorit, të cilët shënjuan emrin e tyre në historinë e artit shqiptar. Mësohet se Preka u nda nga jeta pas një sëmundje. Preka numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi, ndërsa ka spikatur me estradën e Shkodrës në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.

Read More

Hillary Clinton bashkëshortja e ish presidentit amerikan Bill Klinton ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama pasditen e së premtes. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu nga një burim në dijeni të kësaj bisede ka mësuar arsyen përse ish zonja e parë e SHBA i ka telefonuar kryeministrit sqiptar. “Zonja Clinton përmes kësaj telefonate ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për gatishmërinë dhe kujdesin e treguar në sjelljen në Shqipëri dy ditë më parë të 37 grave dhe vajzave afgane aktiviste të shoqërisë civile, mes tyre edhe ish gazetarja e Tolo TV Behishta Arghand”, u shpreh ky burim. Top…

Read More

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, foli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Hungarinë. Së pari, ai foli për humbjen në Poloni, duke e quajtur rezultat të padrejtë. ”Kemi një ndeshje për të rikuperuar ndaj Hungarisë pas atij rezultati të padrejtë që patën në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra, duhet të bëjmë paraqitje siç bëmë në Poloni, sepse nëse shohim rezultatin mendojnë se na kanë masakruar por nuk është ashtu, në vija të përgjithshme skuadra bëri paraqitje të mirë. Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Sa i përket Polonisë pas golit të tretë gjërat…

Read More

“Njeriu dhe arkitektura”. Ky është imazhi më i ri i pikturuar nga artisti korçar Arjol Pepi në fasadën e një pallati në kryeqytet, duke iu shtuar muraleve të tjera që i kanë dhënë jetë dhe ngjyra Tiranës gjatë javëve të fundit. Ky imazh, (skulpturë e artistit italian Matteo Pugliese) ka si qëllim të sjellë në një mënyrë artistike raportin midis njeriut dhe arkitekturës në një gjendje të mbetur pezull, ku figura të krijon idenë sikur po del ose po hyn në fasadën e pallatit. Piktura “Njeriu dhe arkitektura” të fton të reflektosh mbi ndikimin që ka njeriu tek arkitektura dhe…

Read More

FIFA po studion një revolucion duke filluar nga viti 2027. FIFA propozon që Kampionatet Botërore dhe Evropiane (përveç turneve të tjerë kontinental si Kupën Afrikane të Afrikës dhe Kupën Aziatike) të zhvillohen çdo dy vjet me kalendarë plotësisht të rishikuar, por UEFA thotë se është “e shqetësuar” duke pasur parasysh që projekti do të ishte në kurriz të ligave kombëtare dhe kupave të klubeve evropiane. Kampionati Botëror dhe Evropian do të zgjaste 5-6 javë, me nivele shumë të larta konkurruese. Qëllimi i FIFA-s është ta miratojmë atë në kongresin e FIFA -s në maj 2022, megjithëse asgjë nuk do të…

Read More