Author: tirana

Kumbanorja “Zemra e Krishtit” në Tiranë, pritet të ndërtohet së shpejti. Pas 100 vjetësh, asaj i ka ardhur radha të ndërtohet sipas projektit. Lajmin e jep kreu i Institutit të Ndërtimit Artan Shkreli, i cili publikon dhe foton e projektit të 100 viteve më parë. “Vetem tani, gati nje shekull me vone, i erdhi radha kumbonares madheshtore te ndertohet”, shkruan ai dhe ndan foton e mëposhtme. Ai bën me dije se ndërtesa e re do të jetë pothuajse si në këtë foto, me ndonjë element që mund të ndryshojë, por në thelb projekti i Kumbanores do jetë i njëjti. Oborri…

Read More

Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi ka torturuar bashkëshorten e tij duke e dhunuar vazhdimisht. Viktima pretendon se dhuna nxitej nga xhelozia e partnerit. Rreth 10 ditë më parë, ajo përjetoi ditën më të tmerrshme. Sipas mediave italiane, ajo u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë pasi u kërcënua me thikë. Pavarësisht se partneri nuk shkoi deri në pikën sa t’i rrezikonte jetën, ai i la shenja në lëkurën e saj. Atë ditë, shqiptari e dërgoi gruan e tij në spital, ku nuk pranoi dhunën që kishte përjetuar, por u tha…

Read More

Alketa Vejsiu është nënë e dy fëmijëve, një djali, i cili quhet Lionel, dhe një vajze, e cila quhet Niki. Moderatorja është shumë e rezervuar në lidhje me jetën private dhe postimet e saj me familjen janë shumë të rralla. Këngëtarja është kujdesur që identiteti i fëmijëve të saj të mos bëhet publik, pavarësisht se ka postuar foto të tyre në Instastory. Mbrëmjen e djeshme, Alketa gjeti pak kohë për ndjekësit e saj, të cilëve u dha mundësinë që t’i bëjnë pyetje të ndryshme. Një ndjekëse i ka bërë një pyetje personale moderators, pasi i shkroi “Pse s’e bën dhe…

Read More

Një shtatzënë 28-vjeçare nga Vushtrria ka vdekur pas infektimit me COVID-19. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere, raporton Express. Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express doktoresha e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi. Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët. Ata kanë njoftuar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.

Read More

Vakancat nga Gjykata e lartë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, aplikojnë 6 gjyqtarë. “Pas përfundimit të afatit për paraqitjen e shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, shpallur nga Gjykata e Lartë, më datë 22.07.2021, bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, deri mësot datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar gjyqtarët: -Asim Vokshi nga Gjykata e Lartë-Klodian Kurushi nga Gjykata e Lartë -Vojsava Osmanaj nga Gjykata e Apelit Shkodër-Ridvan Hado nga Gjykata e Apelit Tiranë -Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë-Irena Plaku nga Gjykata e…

Read More

Policia e Korçës ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje dhe tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë aksionit, është arrestuar një 26-vjeçar, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij 21-vjeçar. Gjithashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri tip kallashnikov, municion luftarak, krëhëra dhe bajoneta të armëve të zjarrit. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i hetimeve disa mujore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë…

Read More

Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi makabër që tronditi disa muaj më parë shtetin grek. Policia ka zbuluar misterin e personit që ka bashkëpunuar me pilotin 32-vjeçar, Babis Anagnostopoulos në vrasjen e gruas së tij 20-vjeçare. Sipas gazetës Spirto, efektivët e dinë kujt i përket zëri, pasi personi që merrte psikologen dhe e kërcënonte që të mos fliste, nuk kishte përdorur aplikacionin e ndryshimit të zërit. Eleni Mylonopoulou, në dëshminë e saj rreth një muaj më parë tha se ishte marrë në telefon nga një person rreth datave 21-25 maj, kur filloi të bëhej publike se ajo kishte zhvilluar…

Read More

Një pacient i infektuar me koronavirus i shtrirë në Klinikën Infektive në QKUK, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen. Teksa ka folur për gjendjen e tij shëndetësore, ai ka thënë se është gabimi i tij që nuk është vaksinuar. “Kam qenë në Obiliq me një terapi atje s’ka bo punë hiq edhe prej atje më kanë pru këtu sot, kam qenë shumë keq, keq jam prapë. Është faji im që nuk jam vaksinuar”, ka thënë pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive per RTV 21. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndërruar jetë 26 persona të infektuar…

Read More

Grupi i famshëm suedez rikthehet ne tregun muzikor pas një pauze prej 40 vitesh. Ata zbuluan datat e turneut në tyre ABBA Voyage dhe një album të ri me plot 10 këngë, i cili do të publikohet në nëntor. Katërshja, e cila u nda në vitin 1982 thanë se përfunduan sërish sëbashku në studion muzikore teksa punonin në një shfaqje. Këngët e reja të grupit muzikor do të luhen edhe në koncertin virtual të tyre i cili do të mbahet vitin tjetër në një arenë të përgatitur posacërisht për ta në Londër. Duke luajtur gjashtë netë në javë, do të…

Read More

Vizita e kryeministit Edi Rama në Puglia ka pasur në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kreu i qeverisë tha se pika e parë do të jetë bashkëpunimi mes universiteteve, por pa lënë pas shëndetësisë dhe zjarret, një problematikë që u përball këtë verë. “Ju falenderoj për mundësinë që na dhatë për të folur me të gjithë rektorët që të zhvillojmë një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë në një kohë të arsyeshme dhe të hedhim hapa që do mund të na çojnë më tej këtë marrëdhënie të përkryer, nga pikëpamja njerëzore, por edhe politike, me…

Read More

Gjethet e mentes konsiderohen si një barishte aromatike për pije të caktuara ose për qetësimin e stomakut. Në të vërtetë, gjethet e mentes ofrojnë një pasuri të madhe vlerash, mineralesh, vitaminash dhe përfitimesh shëndetësore që shkojnë përtej qetësimit të stomakut. Studimet shkencore kanë konfirmuar se gjethet e mentes përmirësojnë funksionet e trurit, përmirësojnë shëndetin e sistemit tretës dhe rivendosin ekuilibrat hormonalë. Përmirësimi i Shëndetit Të Sistemit Tretës Mentja ka aftësi qetësuese për stomakun, falë përmbajtjes së mentolit që qetëson muskujt në këtë sistem. Mentja është veçanërisht e mirë për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së irrituar. Ky problem…

Read More

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë. Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 19 / 26 °C; në vendet e ulëta: 15 / 29 °C; ndërsa në vendet malore: 10 / 25 °C. Për shkak të këtyre temperaturave ka rrezik të lartë për zjarrë në Korçë dhe Gjirokastër. Ndërkohë që po ashtu priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në disa qarqe, ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Read More