Author: tirana

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e 49-vjeçarit, Isat Goçaj në fshatin Çerem të Tropojës. Sipas policisë, autori i dyshuar është Altin Ismailisufaj. Ai është punonjës i Shërbimit të Zjarrfikësve të qytetit të Tropojës dhe është banor i të njëjtit fshat me viktimën. Ngjarja mësohet se ka nisur për motive banale. Goçaj, sipas burimeve i ka rrahur djalin disa ditë më parë. Djali i është ankuar babait i cili ka marrë pushkën dhe ka shkuar të ‘sqarohet’. Ndërkohë që mësohet se mes tyre kishte edhe konflikte pronësie. Autori i ngarjes së dyshuar mendohet se mund të jetë larguar drejt Kosovës.

Read More

Romelu Lukaku ishte goditja më e madhe e Chelsea gjatë merkatos së verës. Transferimi ishte sa i bujshëm, po aq edhe i papritur, pasi lidhja mes tij dhe klubit të Interit dukej e fortë dhe e vështirë për t’u “zgidhur”. “Blutë e Londrës” paguan plot 115 milion euro për të rikthyer në Stamford Bridge sulmesuin belg, i cili nga grumbullimi me Belgjikën ka folur për disa prapaskena lidhur me largimin e tij nga Milano. “ Kur Chelsea ofroi 110 milionë euro plus kartonin e Zappacostas, ishte oferta e tyre e tretë, kuptova që gjërat ishin bërë serioze dhe me mendje…

Read More

Policia ka kryer kontrolle me radar e drone në disa akse kryesore të qarkut të Elbasanit. Nga kontrollet ka rezultuar se disa shoferë qarkullonin me shpejtësi përtej limiteve që varionin nga 174 km/h deri në 224 km/h. 10 leje drejtimi u tërhoqën vetëm në aksin Elbasan Tuneli i Krrabës-Elbasan si dhe 29 masa administrative. Shkelës janë ndëshkuar edhe në akset Elbasan-Librazhd apo Elbasan-Cërrik. NJOFTIMI NGA POLICIA Kontrolle me radar në rrugën interurbane Elbasan- Krrabë – Elbasan. Kontrolle edhe me dron në rrugën nacionale Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Cërrik për të ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë parakalime të…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çerem të Tropojës. Një 49-vjeçar është vrarë me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, ky i fundit që është shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. “Sot, rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi I.G., 49 vjeç, banues në Çerem. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem”,…

Read More

Aventura në Austri ka nisur në mënyrën më të mirë për Vrionin që ka gjetur rrjetën 4 herë në 6 ndeshje të luajtura. Në një intervistë për gazetën italiane ‘’Tuttosport’’, 22-vjeçari u shpreh se ka një kujtim të bukur me Ronaldon i cili i ka treguar një sekret që nuk do ta thotë kurrë. Pas debutimit tuaj në Serie A me Juventusin e Sarrit dhe 1 vit trajnim nga Pirlo, pse zgjodhët të largoheni përsëri drejt Austrisë?Të provosh një përvojë në një kampionat të huaj ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Kështu, kur Juventusi dhe agjenti im Silvio Paliari…

Read More

Urreni të shihni njerëzit që luajnë me diçka? Nuk je i vetmi sepse mund t’i përkasësh një grupi njerëzish që vuajnë nga misokinezia. Mos e ngatërroni me mizofoninë, e cila shkakton reagimin negativ ndaj tingujve apo zhurmave të caktuara. Kërkuesit në Kanada rekrutuan 4100 pjesëmarrës vullnetarë që raportonin nëse kishin ndonjë lloj ndjesie kur shihnin njerëzit të luanin me diçka apo kryenin lëvizje të përsëritura. Nga vëzhgimi, rezultoi se 1 në 3 njerëz përjetonte fenomenin psikologjik të njohur si mizokinezia, ose “urrejtja ndaj lëvizjeve”. Mizokinezia është një përgjigje psikologjike ndaj veprimeve të vogla lëvizëse të një personi tjetër, por që…

Read More

Ish zv/kryeministri Erion Braçe ka shkruar sërish një mesazh nga rrjetet sociale pas largimit nga qeveria. Në një status në rrjetet sociale ai ka postuar një pikturë të artistit Ardian Cene, një filxhan kafeje të përmbysur dhe një libër. Ai shton se e mban çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia. “Ardian Cene është një artist i madh. Kjo pikturë është e tij; një filxhan kafeje i përmbysur- dihet çfarë përfaqëson dhe një libër! E mbaj çdo ditë pranë për t’i thënë vetes se sa kot është karrigia! Ka njerëz që i zë libri, ka…

Read More

Uji është burim jetik i trupit dhe pa të, jeta nuk do të ishte e mundur. Megjithatë, ka disa mënyra të përdorimit të drejtë dhe të gabuar për të pirë ujë. Është e zakonshme që të pish ujë para se të flesh, por është e zakonshme gjithashtu që të mbash një gotë gjatë natës afër. Po pse nuk duhet të pish ujë nga gota gjatë natës? Sipas specialistëve, shija e ujit që qëndron në gotë për disa orë ndryshon dhe nuk është më e freskët. Kjo ndodh për shkak se uji i lënë në gotë është më i ndjeshëm ndaj…

Read More

Samsung ka njoftuar një sensor imazhi 200 megapiksel për kamerat e telefonave të zgjuar, i cili pritet të jetë sensori më i madh i kamerës në telefonin e bërë ndonjëherë. ISOCELL HP1 ka 0.64μm piksel dhe mund të strehojë 16 prej tyre në të njëjtën kohë për ekuivalentin e një sensori 12.5 megapiksel, madhësia e pikselit të të cilit është 2.56μm. Samsung e quan teknologjinë e grumbullimit të piksel HP1 “ChameleonCell”. HP1 gjithashtu lejon të regjistroni video 8K. Samsung thotë se mund të regjistrojë 8K pa prerje, edhe pse standardi 8K (7,680 x 4,320) është më pak se 50 megapiksel.…

Read More

Konsumi i antibiotikëve në vend gjatë valëve kulmore të pandemisë u rri ndjeshëm, pasi të infektuarit nxitonin t’i merrnin që me shenjat e para të infektimit me Covid-19. Por, një studim i ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik, me autorë Rexhep Muja, laborante Alma Qosja, Frida Bushati dhe Ermal Selimi i publikuar nga Urdhri i Mjekut, tregon se nga 1500 analiza serologjike të bëra në vendin tonë gjatë dimrit të kaluar, rezultoi se vetëm 54% e tyre kanë zhvilluar antitrupa (IGG). Krijimi i antitrupave ka nisur që nga dita e 14 ose në ditët e 21-28 pas infektimit. Siç shihet…

Read More

Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti ka publikuar në rrjetin social studimin e fundit lidhur me trajtimin e pacientëve me Covid. Alimehmeti, referuar studimit, shkruan se plazma e personave të shëruar nga koronavirusi, është mjaft efektive për të trajtuar pacientët që vuajnë nga ky virus. Postimi nga Ilir Alimehmeti “Natyra është burimi i të gjithë njohurisë. Ajo ka logjikën e saj, ligjet e saj, dhe ashtu si për çdo efekt ka një shkak edhe për çdo shpikje ka një nevojë.” Cit.: Leonardo da Vinci Që në origjinë, ligjet e Natyrës bëjnë të logjikosh që plazma e të shëruarve (kovaleshentë) nga COVID-19…

Read More

Për qytetarët rimbushja e përmuajshme e telefonit në vlerën e 100 lekëve për të shtyrë afatin e skadimit të numrit është një paradoks dhe një shpenzim i papërballueshëm dhe i pakuptimtë. “Ka raste që nëse nuk e rimbush brenda afatit sepse mund të harroj ndonjëherë dhe kompania mi merr të gjitha paratë që kam në telefon”, rrëfen një qytetar në platformën “SINJALIZO” që kërkon të mbetet anonim. Së bashku me të, edhe një tjetër me inicialet E. D. i mëshon të njëjtit problem duke radhitur vështirësitë ekonomike nga njëra anë, e njëherazi domosdoshmërinë për të patur një numër telefoni .…

Read More