Author: tirana

Data 17 shtator po afron, ku këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta do të mbajë një koncert në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet. Biletat jane pa pagese. Respektohen te gjitha rregulloret anti-covid, dhe do te mbahet ne 30% te kapacitetit. Organizohet nga ambasada italiane ne bashkepunim me Bashkine Tirane…

Read More

Pesë prokurorë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Procedura e shprehjes së interesit për kandidatë në KLP e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm Z. Olsian Çela, tashmë është mbyllur dhe pritet të bëhet verifikimi i dokumentacionit. Në përfundim të afatit të përcaktuar, datë 03.09.2021, kanë shprehur interes dhe kanë dorëzuar dokumentacionin e kërkuar prokurorët nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm si më poshtë: -Deniona Katro, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; -Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë; -Sokol Stojani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme; -Elona Alvora, prokurore,…

Read More

Një 54-vjeçar me origjinë shqiptare goditi dhe plagosi rëndë gruan pas një sherri në familje. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kalkidë të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se episodi i dhunës në familje ndodhi në një apartament në katin e dytë të një pallati. Fqinjët dëgjuan zhurmën dhe thirrën menjëherë policinë. Efektivët nxituan duke hyrë në katin e dytë të apartamentit, ndërsa gruan e gjetën në dysheme, të plagosur rëndë në kokë, e rrethuar nga një pellg gjaku. Policia arrestoi menjëherë 54-vjeçarin, i cili nuk arriti të largohej nga vendi i ngjarjes. Gruaja është transportuar në spital në gjendje të…

Read More

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë kryer 5901 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 895 qytetarë, në këto bashki: 275 raste në Tiranë, 74 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 37 raste në Kavajë, 35 raste në Lezhë, 34 raste në Fier, 29 raste Vau i Dejës, Vlorë, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Kukës, 22 raste në Korçë, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Kamëz, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste në Krujë, 15 raste në Kurbin, Mat, 13 raste në Sarandë, 12 raste në Berat, 11 raste në Gjirokastër,…

Read More

Grupi i afganëve të mbërritur së fundmi në Shqipëri, prej 37 personash, kanë qenë kryesisht aktiviste femra të shoqëruara nga familjarët e tyre. Media saudite Al Arabiya, në versionin e saj anglisht, ka publikuar detaje në lidhje me avionin e mbërritur një ditë më parë në Rinas. Burime nga qeveria shqiptare, deklaruan për Al Arabiya-n se avioni transportonte gra afgane dhe familjarë të tyre, të cilat janë nxjerrë nga Kabuli falë ndihmës së një OJQ-je të themeluar nga ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. Evakuimi nga aeroporti i Kabulit, i cili ka parë skena kaotike që nga marrja e qytetit…

Read More

Studentët, që duan të kalojnë vijimin e studimeve në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, duhet të kryejnë procedurat e aplikimit brenda dy javëve të para të muajit shtator. Sipas kushtit të përcaktuar në udhëzimin e dikasterit të Arsimit për ciklet e pranimeve në në universitete, aplikimi për transferim studimesh mund të bëhet vetëm nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël edhe lloj të ndjekur nga kandidati përkatës në një tjetër institucion të arsimit të lartë publik, jopublik që është i licencuar dhe i akredituar për programin e studimit, qoftë ky vendas apo i…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndau me ndjekësit në “Instagram” momente nga takimi me kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev për nismën “Ballkani i Hapur”. Tre liderët kanë në dorë nga një gotë verë, ndërsa bisedojnë të shtendosur. “Përparimi kërkon paqe, stabilitet, kufij të hapur dhe një vizion për të ardhmen. A ka të ardhme “Ballkani i Hapur”? Jam i sigurt se ka. Ju nuk mund t’i ndaloni njerëzit që duan të punojnë së bashku pa pengesa, të luftojnë për të gjitha parimet mbi të cilat bazohet BE -ja, siç është lëvizja e lirë e mallrave, shërbimet, kapitali…

Read More

Duket se eurodeputet grekë nuk janë prekur aspak prej dramës që ka ndodhur ditët e fundit në Afganistan, si dhe shqetësimit në rritje të rikthimit të talebanëve në pushtet mbas 20 vitesh. Ka qenë eurodeputetja se Demokracisë së Re, Ana Mishel Asimakopulu,e cila mban njëkohësisht edhe postin e zv-kryrtares së komisionit të tregtisë ndërkombëtare të BE, cila i ka kërkuar informacion urgjent prej Tiranës zyrtare, Këshillit të Europës dhe parlamentit europian, sesa do të jetë numri final i afganasve që do të strehohen në vendin tonë, ku do të strehohen, sa kohë do të qëndrojnë në territorin e vendit, dhe…

Read More

Këtë vit projekti “Shkollat Qendër Komunitare” do të zbatohet në 200 shkolla të tjera. Fokusi i këtij projekti është rritja dhe forcimi i mëtejshëm i partneritetit “shkollë-familje-komunitet”. Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi nëpërmjet një videoje informuese në rrjetin social Facebook nënvizon rëndësinë e fuqizimit dhe rritjes së numrit të “Shkollave Qendër Komunitare”. “200 shkolla i shtohen këtij projekti të rëndësishëm në vitin shkollor 2021-2022. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit, harmonizimit dhe hapjen e shkollave për komunitetin,”- shprehet ajo. Në këto shkolla, krahas procesit mësimor, zhvillohen edhe…

Read More

Ambasada gjermane në Kosovë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë thirrje për vende të lira pune. Në faqen zyrtare janë publikuar edhe informacionet në lidhje me Rregulloren për Ballkanin Perëndimor që ka të bëjë me tregun e punës në këtë shtet. Në njoftim thuhet se lista e pritjes për muajin tetor do të hapet më 7 shtator në ora 11:00. Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor? Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ashtuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor . Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e…

Read More

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, iu është përgjigjur disa pyetjeve të rëndësishme lidhur me vaksinimin ose jo kundër koronavirusit të grave shtatzëna, atyre që ushqejnë fëmijët me gji apo fëmijëve. Brataj publikon të dhënat e studimit shkencor të bërë në Itali, ku mes të tjerash thuhet se “Pa vaksinë mundësia e pasojave serioze është e lartë për gratë shtatzëna, neonatët dhe fëmijët”. Referuar studimit, mjeku shkruan se “Covid-19 mund të ketë manifestime më serioze te gratë shtatzëna sesa jashtë shtatzënisë. Shtatzënitë e ndërlikuara nga Covid-19 më shpesh çojnë në lindje të parakohshme, e cila mund të rrezikojë seriozisht jetën…

Read More

Përpara shpikjes së frigoriferëve me ngrirje, ruajtja afatgjatë e ushqimeve bëhej me ndihmën e dëborës ose motit të ftohtë. Frigoriferi u shpik për herë të parë diku në mesin e viteve 1800 dhe u desh shumë kohë që kjo pajisje të zinte vend në çdo shtëpi në mbarë globin. Falë ngrirjes, njeriu mund të ruajë shumë produkte ushqimore për një kohë të gjatë. Një prej këtyre produkteve është mishi. Ruajtja e mishit është një proces i rëndësishëm që shkon përtej thjesht futjes së mishit në qese e më pas në ngrirje. Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një…

Read More