Author: tirana

Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mirë se 200 shkolla Qendër Komunitare të reja janë shtuar në vendin tonë. Rama shkruan se rritja e numrit të shkollave Qendër Komunitare do të sjellin mundësinë për rritjen e shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit dhe harmonizimit. “Fuqizimi dhe rritja e numrit të Shkollave Qendër Komunitare 200 shkolla i shtohen këtij projekti të rëndësishëm në vitin shkollor 2021-2022. Kjo do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e shkëmbimit të përvojave, bashkëpunimit, harmonizimit dhe hapjen e shkollave për komunitetin. #ShkollatQendërKomunitare”, shkruan Rama.

Read More

Një operacion i madh anti-drogë u finalizua së fundmi mes Gjermanisë, Spanjës dhe Shqipërisë. Operacioni i koduar “DOBRA”, në kuadër të të cilit u godit një grup kriminal në fushën e krimit të organizuar çoi në arrestimin e 107 personave të dyshuar të përfshirë në krimin e organizuar në fushën e drogës. Europol ka bërë me dije se aksioni ka nisur më 13 korrik. Grupi kriminal besohet se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë ku ata kultivonin dhe përpunonin marijuanën, para se të transferohej në vendet e tjera evropiane për shpërndarje të mëtejshme. Mediat e huaja ka zbuluar të…

Read More

Mbrëmjen e djeshme, një 48-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka masakruar nënën e tij të moshuar dhe më pas telefonoi vetë Policinë. Sot, mediat greke tregoi gjihë çfarë kishte ndodhur, duke u shprehur se e kishte vrarë të ëmën se nuk e kishte njohur. Ai më pas përshkroi se si papritmas kapi thikën dhe e goditi të ëmën në fyt duke i shkaktuar kështu dhe vdekjen. “Ajo ishte e shtrirë në shtrat, vuante nga dementia dhe nuk më njohu,”-tha 48-vjeçari. Ngjarja e rëndë ndodhi dje, pak pas orës 6 pasdite, në Keratea të Greqisë, ku banonte nëna bashkë me…

Read More

Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron drejtuesit e mjeteve lidhur me lëvizjen me hapjen e tunelit numër 5 te ish-Sheshi Shqiponja. Kështu, sipas ARRSH, “Në kantierin e punimeve te Sheshi Shqiponja ka përfunduar ndërtimi i të gjitha galerive (tuneleve) dhe do të hapet për qarkullimin e automjeteve edhe Galeria Nr. 5. Duke filluar në orën 00:01, data 04.09.2021 trafiku do të vijojë sipas lëvizjes definitive të parashikuar në projekt ku: – Lëvizja e automjeteve nga autostrada (Durrës-Tiranë) në drejtim të rrugës “Dritan Hoxha” (Laprakë) dhe anasjelltas do të realizohet drejt në nivelin 0 të parashikuar në projekt. – Lëvizja e automjeteve që…

Read More

Pas deklaratave që bëri sot kryeministri Edi Rama dhe dekoratave që iu shpërndan të gjithë atyre që iu bashkuan aksioneve për shuarjen e zjarreve në vend, vjen një reagim nga PD-ja. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, deputeti Tomorr Alizoti e ka cilësuar organizimin e sotëm në Bazën Ajrore Farkë, një propagandë të neveritshme ku dështimi u shit si sukses. Sipas tij, qeveria duhet të japë llogari para ligjit se është shpërdoruar detyra, duke shtuar se Forcat e ushtrisë dhe skuadrat e emergjencave civile janë braktisur. “E domosdoshme që ligji të veprojë kundër zjarrvënësve, por edhe më rëndësishme që përpara…

Read More

Policia Rrugore teksa vijon kontrollet në akse të ndryshme të vendit, ka ndëshkuar disa drejtues që kanë thyer rregullat e qarkullimit. Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë konstatuar dhe arrestuar 7 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Ndërkohë, që janë ndëshkuar 1543 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. NJOFTIMI I POLICISË Intensifikohen kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke përdorur radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues. Evidentohen…

Read More

Kryeministri Edi Rama bëri një falënderim të veçantë për ambasadorët e SHBA dhe BE në vendin tonë për ndihmën e dhënë gjatë javëve kur Shqipëria u përball me situatën e zjarreve. Rama tha se Kim nuk ishte prezentë në aktivitet duke iu drejtuar zëvendësit të saj Demian Smith, teksa shtoi se është i vetmi diplomat i huaj që nuk vë kufjet pasi di shqip. “Ky falënderim nuk është formal dhe as diplomatik. Nuk është as një falënderim për dy ambasadorë. Unë sot dua që edhe Luigin edhe Yurin. Yuri nuk është këtu sot por kemi zv/ambasadorin amerikan i vetmi diplomat…

Read More

Është hapur sot Tuneli i 5 tek Sheshi Shqiponja dhe shumë shpejt pritet përfundimi i punimeve në Unazën e Re. Ministrja Belinda Balluku ka informuar qytetarët se si do të bëhet kalimi përmes tuneleve. “Qytetarët të jenë të kujdessëhm në hyrjen nëpër tunele. Tuneli 5 është ardhja nga Durrësi për të shkuar në Astir dhe shkon drejt Lanës. Ndërsa Tuneli 3 është për ata që vijnë nga Durrësi për të shkuar në Astir dhe për të marrë kthesën në këtë zonë. Tuneli 3 merr trafikun nga Astiri për ta çuar në Autostradë. Ndërsa tuneli numër 2 dhe 4 janë akset…

Read More

Ekipi pjesë e “Oxford Covid” ka krijuar një vaksinë që mund të “revolucionarizojë” trajtimin e kancerit. Pas rezultateve të suksesshme të eksperimenteve me kafshë, vaksina do të testohet për herë të parë edhe tek njerëzit, shkruan The Sun. Vaksina u kombinua me një terapi ekzistuese, e cila ndryshon sistemin imunitar të një personi kundër kancerit. Të dyja bashkë janë në gjendje të zvogëlojnë tumorin dhe të përmirësojnë shanset e mbijetesës. “Kjo platformë e re e vaksinave ka potencialin për të revolucionarizuar trajtimin e kancerit,”- tha profesori Adrian Hill, drejtor i Institutit Jenner në universitet. Ekipi zhvilloi vaksinën e tyre kundër…

Read More

Presidenti Ilir Meta ka ngritur alarmin për fëmijët shqiptarë që janë larguar nga vendi për periudhën 2011-2020. Nisur nga një raport i publikuar nga EUROSTAT, Meta bën thirrje që të ngrihet një Komisionin Hetimor Parlamentar me hapjen e Kuvendit të ru, për të hetuar për gjendjen dhe vendndodhjen e tyre. “Sipas të dhënave të bëra publike nga EUROSTAT, mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020). Mbi 82 përqind e tyre janë nën moshën 14 vjeç. Thellësisht i shqetësuar për këtë largim…

Read More

Federata Zvicerane e Futbollit ka konfirmuar se kapiteni Granit Xhaka nuk e ka marrë vaksinën kundër koronavirusit. Deklarata erdhi pasi Xhaka doli pozitiv në testin për Covid-19 dhe mungoi në takimin e të mërkurës të Zvicrës kundër Greqisë. Adrian Arnold, drejtori i komunikimit në Federatë, tha se Xhaka ishte i vetmi lojtar që nuk kishte pranuar të merrte vaksinën, pas rekomandimit nga institucioni. Ai do të mungojë edhe në ndeshjet kualifikuese të Zvicrës kundër Italisë dhe Irlandës së Veriut dhe do të qëndrojë për 10 ditë të tjera në Zvicër. Pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e Arsenal…

Read More

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku janë përfshirë tre automjete. Policia njofton se për pasojë është dëmtuar pasagjerja 68-vjeçare e cila është dërguar në spital jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 03.09.2021, rreth orës 12:45, në autostradën Tiranë-Durrës, janë përplasur 3 mjete me drejtues S. E., M., B., dhe Th. G. Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Read More