Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, duke u ndalur sërish në situatën alarmante të zjarreve në vend, që ishin evidente përgjatë muajve të verës, tha se duhet bërë një ristrukturim dhe një modernizim i Mbrojtjes Civile, në mënyrë që episode të tilla në të ardhmen të jenë më të pakta. Peleshi theksoi se ndërhyrja e FA ishte e menjëhershme dhe falë tyre, 70 % e 3 mijë hektarëve tokë të djegur janë shkurre. Ministri tha se duhet krijuar një mekanizëm që të bëhet ndërhyrja në kohë nëpërmjet çdo bashkie ku evidentohet zjarr, e jo në çdo rast të kërkohet ndihma e…
Author: tirana
Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar videon nga momenti kur Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratiseshin nga burgu ‘313’. Arbër Çekaj është arrestuar pasi u kap me sasinë më të madhe të kokainës të futur në vendin tonë, plot 613 kg, ndërsa ishte pjesë e “Bandës së Babagjyshëve”. Siç shihet në video, Çekaj dhe Pjetri arrijnë të zbresin nga kati i tretë përmes një çarçafi të bërë gërshetë dhe në duar mbajnë çengela hekuri. I pari zbret nga litari Pjetri, ndërsa pas tij bie edhe Çekaj, i cili siç shihet në pamje, në momentin që bie poshtë, rrëzohet, por…
Në oborrin e spitalit Infektiv janë rikthyer pamjet e dhimbshme të familjarëve që presin në radhë për të ditur mbi shëndetin e të afërmve të tyre të shtruar. Në një intervistë për Fax News, disa prej familjarëve shprehen se nuk kanë komunikim të vazhdueshëm me të afërmit e tyre, dhe janë mjekët ata që në shumicën e herëve i informojnë për gjendjen. Në mesin e të shtruarve është dhe një 25-vjeçar së bashku me nënën e tij, e cila ishte vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës kineze Sinovac. Djali tjetër i familjes tregon se i riu nuk ka qenë…
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Sarandës Sali Hasa, i arrestuar pas akuzave të SPAK për korrupsion. Hetimi për prokurorin është kryer vetëm për pasurinë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, pasi ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh. (Lexo këtu përfundimet) Hasa u arrestua ne qershor të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash Elsiona Papas, për t’i pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje. Referuar dosjes së…
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me emërimin e Ulsi Manjës në krye të ministrisë së Drejtësisë. Në një postim në ‘Facebook’, deputeti Enkelejd Alibeaj thekson se emërimi i Manjës është provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Teksa ka publikuar një fragment nga përgjimi i Bild për zgjedhjet në Dibër, Alibeaj thekson se caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cënon edhe më shumë besimin tek institucionet. REAGIMI I ALIBEAJT Emërimi i Ulsi Manjës si Ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota…
Një mega-operacion i finalizuar disa ditë më parë nga policia shqiptare, spanjolle dhe gjermane në territorin e Spanjës ku ranë në pranga 107 persona ku disa prej tyre ishin shqiptar. Të tjera detaje janë zbardhur, ku mësohet se mes tyre ka qenë edhe kreu i grupit, Stefan Curri me origjinë nga Puka. Ky i fundit bashkë me familjarë të tij, rekrutonin të rinj nga vendlindja e tyre por edhe nga Mirdita për t’u bërë pjesë e botës së krimit, duke i punësuar si roje në të ashtuquajturat shtëpi bari. Curri kujdesej që t’u paguante gjithçka, përfshirë edhe biletën e avionit,…
Në prag të marrëveshjes së 4 shtatorit të nënshkruan në Uashington në mes të Kosovës dhe Serbisë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje që gjithçka e nënshkruar një vit më parë të respektohet. Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga ky departament thuhet se SHBA-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi, duke theksuar se kjo çështje duhet të trajtohet me urgjencë. “Ne jemi duke vazhduar punën me Kosovë dhe Serbinë për zbatimin e angazhimeve që kanë marrë në mbështetje të qëllimit për normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për ta mbështetur punën drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe detyruese në mes…
Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke lëvizur me armë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrolleve në bulevardin “Gjergj Fishta”, Forcat “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll një mjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin Bukurosh Suçi, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Suçi, në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë nga specialistët e Komisariatit Nr. 2, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Gjithashtu, si rezultat i këtyre kontrolleve, nga Forcat “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin…
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u ka dhënë urdhër zyrtarëve të shtetit të zbatojnë një fushatë të rreptë për parandalimin e pandemisë, duke nënvizuar se ajo do të bëhet “në stilin tonë”. Kjo deklaratë vjen vetëm pak ditë pasi Korea e Veriut refuzoi 3 milionë doza të vaksinës anti-COVID të ofruara nga instrumenti COVAX, duke thënë se ata t’i ofrohen një vendi që janë më në nevojë se ata. Gjatë një takimi të byrosë politike të enjten, Kimi citohet nga agjencia shtetërore e lajmeve t’iu ketë thënë zyrtarëve: “Duhet ta mbani në mend se forcimi i parandalimit të…
Ditën e djeshme qarkulloi me shpejtësi në rrejtët sociale një video e 3 vajzave në Prishtinë që rriheshin barbarisht nga një burrë. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar një prej vajzave që ra pre e sulmit, ndërkohë që ajo rezulton shtetase shqiptare. Bëhet e ditur se agresori, shtetasi me inicialet L.V., i cili mësohet të ketë klient në një qendër masazhi ku punonin 3 vajzat, (të treja nga Shqipëria). Siç raporton një prej viktimave, agresori kishte sulmuar atë dhe dy shoqet e saj sepse kishte kërkuar shërbim më shumë se masazh. Në pretendimin e saj, ajo shton se…
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtoreshës së Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellar për t’i kthyer telefonin celular. GJKO thekson se në telefonin e Naqellarit mund të ketë prova të vlefshme për hetimin dhe prokuroria ka të drejtë ta ekzaminojë atë. Ish-drejtoresha Edlira Naqellari është arrestuar për tenderin e uniformave të policisë. SPAK ka deklaruar në gjykatë se ky hetim është i hapur dhe telefoni i Naqellarit i nevojitet për të zbardhur çdo bisedë e komunikim ne lidhje me tenderin. “Hetimet janë të hapura, telefoni i Naqellarit na duhet për të zbardhur bisedat për tenderin”, ka theksuar…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Bateristi”, ndërsa dy persona janë ndaluar nga policia dhe një tjetër është shpallur në kërkim. Burime zyrtare bënë me dije se janë zbardhur dhe dokumentuar 6 vjedhje të baterive të automjeteve, të ndodhura gjatë muajve janar, maj dhe shtator. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit: A. M., 26 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. Rr., 21 vjeç. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të 6 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më…