Author: tirana

Ulsi Manja është një nga të besuarit e kryeministrit Edi Rama për kabinetin qeverisës “Rama 3”. Atij i është dhënë posti i ministrit të Drejtësisë. Pas kësaj arritje politike, të shumta kanë qenë urimet për Ulsi Manjën. Këtyre urimeve nuk kishte si tu mungonin familjarët e zotit Manja. Së fundmi ka qenë vajza e tij e cila në rrjete sociale ka bërë një dedikim duke uruar babanë e saj për detyrën e re. Vajza e Manjës ka postuar edhe disa foto kur ajo ishte fëmijë ndërsa krahas tyre shkruan “Jam krenare që jam vajza jote”.

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar emrat e kabinetit të ri qeveritar Rama 3. Lidhur me disa nga largimet, Ngjela tha se kanë qenë të dyshuar për korrupsion. “Me sa pashë unë nuk dominojnë të vjetrit aty. Të vjetër quhen ata që kanë pasur karrierë të niveleve të larta në partinë socialiste. S’ka më. As nga ministrat që kanë qenë në katër vjetëshin e parë. Unë pa parë programin s’mund të flas. Ai foli për njerëz ne flasim për shtetin. Nuk e di por këto janë. Këta janë partiakët e partive të mëdha në Shqipëri. Njësoj si ajo tjetra. Do presim…

Read More

Të hënën u shënuan 20 raste të vdekjes, të martën 26, të mërkurën 22 dhe të enjten 32 raste. Ndërsa për këto katër ditë janë infektuar 5 mijë e 821 qytetarë me COVID-19. Kjo ka bërë që spitalet pothuajse të stërmbushen me pacientë, teksa institucionet shëndetësore kanë ngre alarmin për shtimin e kapaciteteve spitalore. Pas situatës alarmante me të infektuar liderët politikë po kërkojnë që fushata zgjedhore për zgjedhjet e lokale e paraparë të zgjatë 1 muaj të shkurtohet në 5 ose 10 ditë maksimumi.

Read More

Vendi më i ri luksoz në Majemi ku mund të kalojnë pushimet miliarderët nuk është një hotel me 5 yje ose superapartament, por një jaht. ‘Arkup40’ kushton 1600 dollarë në natë dhe do të ketë gjithçka për të kaluar pushimet e ëndrrave, vaskë, pamje spektakolare nga oqeani, madje edhe shërbim dhome që vjen me motoskaf. Jahti ka dy dhoma gjumi dhe dy tualete, si dhe do të jetë i fortë mjaftueshëm për të përballuar stuhitë.Kompania që e ka prodhuar shprehet se ky jaht nuk është banesë, por duhet të shihet si hotel, pasi ka më shumë leverdi sesa të shkosh…

Read More

Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në një banesë në Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:25, në lagjen nr.17. Nga hetimet e deritanishme ka dyshime se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Read More

Një tjetër tërmet ka goditur Greqinë. Mediat helene shkruajnë se një tërmet me magnitutë 4.3 ballë të shkallës rihter ka goditur zonën e Nisyros pak minuta pas mesnate. Epiqendra e saj ka qenë në det, në afërsi të Nisyros, ndërsa thellësia fokale ishte 18.1 kilometra. Tërmeti është ndjerë në zonën më të gjerë të ishullit, por nuk shkaktoi fatmirësisht asnjë moment

Read More

Konsumi i pijeve energjike, kafesë dhe pijeve alkoolike është rritur ndjeshëm në pjesën e parë të këtij viti, e reflektuar dhe në importet e larta të tyre, që ia kanë kaluar edhe periudhës së para pandemisë. Kjo tendencë tregon për një gjallërim të konsumit këtë vit, të nxitur dhe nga rritja e hyrjeve të turistëve të huaj, sidomos atyre nga Kosova që kanë amortizuar disi mosardhjen e të huajve nga vendet e tjera të Europës për shkak të kufizimeve që u diktuan nga pandemia. Rekord i pijeve energjike Sipas të dhënave nga Doganat, importi i pijeve energjike për periudhën janar-korrik…

Read More

Nje 34-vjecar ka tentuar vetevrasje. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:10, në Vorë. Burime zyrtare nga policia në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri shtetasi me Nard Koroni, 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga deklarimet paraprake të familjarëve dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shendetit mendor. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Read More

Të 17 emrat ( 12 gra dhe 5 burra) që sot u konfirmuan se janë pjesë e qeverisë ‘Rama 3’, asnjëri prej tyre nuk e ka ditur që do të zgjidhej ministër. Refuzime nuk mund të ketë, kjo sepse sipas kryeministrit Edi Rama, kjo është një detyrë që u ngarkohet dhe për aq kohë sa janë pjesë e partisë, duke ta mbajnë përsipër këtë përgjegjësi që i besohet. “Asnjëri nuk e ka ditur, asnjëherë nuk e kanë ditur. Kur je pjesë koalicionit, duhet të diskutosh emra, kur je shumicë, do të diskutosh kur do të marrësh një ministër jashtë partisë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka mohuar kategorikisht që të ketë pasur debate me ish-ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin. Përballë gazetarëve në ‘Opinion’, kreu i qeverisë u ndal edhe tek qëndrimi i Pandeli Majkos për çështjen e prishjes së teatrit Kombëtar, i cili abstenoi me votë në Kuvend, ku u votua për shembjen e godinës. Sipas Ramës, Majko ka pasur qëndrimin e tij të vjetër për teatrin të cilin ai e dinte që kur ishte ministër i Kulturës. “Unë dhe Bushati s’kemi pasur asnjëherë…. asnjëherë s’kemi pasur konflikt për këtë çështje. Asnjëherë! E para. E dyta, rastet kur ministrat votojnë ndryshe janë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për përbërjen e qeverisë së re, e treta e drejtuar prej tij pas vendosjes së emrave dhe bërjes së tyre publike sot në Asamblenë e PS. Një nga risitë e qeverisë “Rama 3” ishte dhe ministria për fëmijët, ku Ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët u zgjodh Bora Muzhaqi. I pyetur se përse një ministri e tillë, Rama tha në “Opinion” se është hartuar një program specifik kompleks dhe krijimi i një ministrie ishte domosdoshmëri. “Është një prioritet i ri i dedikuar i qeverisë së re, për rininë dhe fëmijët. Ne kemi punuar prej…

Read More