Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinimin e qytetarëve kundër COVID, veçanërisht për kategoritë me detyrim. Manastirliu shprehet se për çdo student, pedagog dhe mësues si dhe çdo qytetar mbi 18-vjeç duhet ta shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Sipas ministres deri më sot në vend janë kryer 1,499,898 vaksinime në të gjithë vendin. “Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! Studentë, mësues, pedagogë dhe çdo qytetar +18 vjeç që ende nuk është vaksinuar, ju ftoj të shfrytëzoni këtë muaj të vaksinimit të hapur, për të mbrojtur veten por shëndetin e të tjerëve. ***…
Author: tirana
Mbretëresha, e cila është 95-vjeçe gëzon shëndet të plotë, por në raste të paparashikueshme, qeveria ka ndërtuar planet e nevojshme për të ndërvepruar në lidhje me situatën. Operacioni i gjerë i qeverisë britanike për të menaxhuar pasojat që do të ketë në vend, pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II përfshin ndërprerjet zyrtare të rrjeteve sociale dhe të postimeve mbi të. Dokumentet sekrete të koduara si “Operation London Bridge” tregojnë shkallën e planeve pas vdekjes së Mbretëreshës dhe shqetësimet që ka shteti nëse do të ketë fuqinë dhe burimet e duhura për t’i zgjidhur ato. Nisur nga roli ndikues që luan…
Alla është një vajzë ruse që prej 11 vitesh jeton në Tiranë. Përpara se të shkelte në Shqipëri, dinte shumë pak për të, dhe as nuk e kishte menduar asnjëherë jetën e saj këtu. Si fillim në Shqipëri e solli dashuria. Më pas kuptoi, se ndryshe nga shumë shqiptarë që duan të largohen nga vendi i tyre, ajo ka zbuluar se Shqipëria është një vend shumë i mirë për të jetuar. E rritur në Moskën e ftohtë, Tirana dhe gjithë Shqipëria i janë dukur shumë mikpritëse dhe bujare. Vitet e para të qëndrimit në Shqipëri ka punuar si fotografe, ndërsa…
Policia e Vlorës njofton se mëngjesin e sotëm një 25-vjeçare, ende e paidentifikuar ka mbërritur në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Siç bëhet me dije, e reja është rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije të ankoruar pranë portit Vlorë. Dyshohet se ajo ka qenë nën efektin e alkoolit, por policia që ka shkuar në vendngjarje është duke vijuar hetimet. “Mengjesin e sotëm është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Vlorës, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth moshës 25 vjeçe, e cila dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht në det duke zbritur nga një anije…
Një nënë e re doli për xhiro me shoqen e ngushtë për ta nxjerrë foshnjën për ajër të pastër. Edhe një çift po ashtu doli për xhiro me qenin. Të dyja palët nuk njiheshin, por ato u takuan në një lokal dhe shkaktar u bë qeni. Më pas takimi i të panjohurve precipitoi në një sherr, për të cilin u desh ndërhyrja e forcave të policisë. Njëra palë ankohej dhe kërkoi hetim, pasi çifti nuk u kujdes për qenin që trazoi ushimin e fëmijës. Kurse çifti kërkoi hetim se i prekën qenin. “Ta tregoj unë ty, do të shqyej, se…
Meteoalb parashikon se fundjava pritet të jetë e freskët, ndërsa priten reshje të konsiderueshme në pjesën lindore dhe jug-lindore të vendit. Madje, në këto zona parashikohet të ketë edhe shkarkesa të shumta elektrike duke u kthyer në një rrezik të madh për fermerët apo barinjtë e deleve që qëndrojnë kryesisht jashtë. “Parashikohet që edhe fundjava të ketë të pranishme shumë më tepër vranësira në territor. Më të dukshme do jenë ditën e dielë ku pritet të ketë edhe reshje. Reshjet do të jenë të fokusuara përgjatë kufirit lindor, por nuk përjashtohen edhe në zonat qendrore, kryesisht Elbasan, Librazhd apo edhe…
Drejtori i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Shtetet e Bashkuara, Dr. Anthony Fauci, deklaroi se varianti i ri ‘Mu’ mund të shmangë disa antitrupa të vaksinave. Fauci, i cili e ka edhe postin e kryekëshilltarit mjekësor të Shtëpisë së Bardhë, tha se ky variant momentalisht nuk është duke paraqitur rrezik të madh për amerikanët. “Po i kushtojmë vëmendje, marrim seriozisht gjithçka si ky, por nuk e vlerësojmë si kërcënim të menjëhershëm tani për tani. Ky variant ka një grup mutacionesh që sugjeron se ai mund t’iu shmanget antitrupave të caktuar, jo vetëm antitrupave monokloidë, por edhe antitrupave…
Të postosh një foto në rrjetet sociale pa e edituar fare është ndoshta një nga gjërat më të rralla që mund të hasim. Duke nisur nga aplikacionet për rregullimin e ngjyrave e deri tek përdorimi i photoshopit për fytyrën dhe trupin, në mediat sociale është krijuar një realitet krejt tjetër. Dhe ditën e djeshme Rozana Radi ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm. Fillimisht, këngëtarja ka postuar një selfie duke e edituar në pastrimin e fytyrës por ka hasur në një koment nga dikush që e ka akuzuar për përdorim të FaceApp. Kështu, ajo e ka ripostuar foton pa asnjë…
Gjykata e Korçës ka marrë vendimin që të lërë në burg infermierin Nikolin Ciko. 43-vjeçari akuzohet të jetë autor i dy vjedhjeve të ndodhura në farmacinë e spitalit Rajonal të Korçës në datën 8 mars dhe 30 gusht të këtij viti. Ciko vodhi një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë. Infermieri pas arrestimit u shpreh se i kishte vjedhur ilaçet për arsye borxhesh, madje ka shkuar edhe më tej, duke thënë se ka edhe një kredi për të shlyer. Nikolin Ciko, infermier në urgjencë, ka shërbyer gjatë periudhës së pandemisë, duke u marrë me…
Ndaj Polonisë pësuam një humbje të rëndë në çdo aspak. Një disfatë me katër gola në çdo rast lë gjurmë, pavarësisht peshës së kundërshtarit. Shqipëria nuk humbi vetëm mundësinë për të marrë pikë ndaj një rivali direkt, nëse mund të konsiderohet i tillë, por trajneri Edy Reja humbi dhe tre titullarë të pa diskutueshëm. Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rey Manaj, ishin tre nga pesë lojtarët e ndëshkuar me karton të verdhë, fatkeqësisht të tre kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në dispozicion për sfidën ndaj Hungarisë. Të tre lojtarët kanë qenë të pa prekshëm në…
Janë publikuar pamjet kur një person vendos tritol makinës së efektivit të policisë Lulëzim Kastrati në Durrës. Sipas informacioneve Kastrati është i plotfuqishmi i zonës në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar. Në pamje duket autori që vendos tritol në gomën e parë të automjetit që ndodhej i parkuar dhe largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes.Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërkaq që raportohen vetëm dëme materiale në makinën e policit. Disa persona janë shoqëruar nga “blutë”, pasi dyshohen se mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të ketë rritje rroge për forcat e emergjencave civile të cilët gjatë muajit gusht u përballën me zjarre masive në të gjithë vendin. Rama u shpreh se ajo kurrë nuk do të jetë e mjafueshme për sa kohë u kërcënohet jeta por e cilësoi një motiv më shumë për të bërë një punë më të mirë. Ai paralajmëroi gjykatësit të japin vendime të drejta për ata që vënë zjarre, duke u kujtuar se vendimet e tyre do u shërbejnë edhe fëmijëve të tyre, duke u kthyer në shembull për të tjerët. “U shpreh…