Pas ofertës prej 200 milionë euro, Real Madrid duket se i ka ndërprerë negociatat me PSG për blerjen e Kylian Mbappe. Ky është lajmi i fundit është bërë i ditur nga RMC Sport. Megjithatë, sipas medias franceze, nuk përjashtohet një përmbysje e situatës deri ditën e nesërme kur do të mbyllet merkato e verës. Ekziston akoma një mundësi që Parisi të pranojë ofertën e madrilenëve edhe pse tani duket se një lëvizje është e pamundur për sulmuesin, të paktën deri në janar.
Author: tirana
Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial. Viktima ende nuk është identifikuar. Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Një 70-vjeçar është gjetur i mbytur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial. Viktima ende nuk është identifikuar. Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 19:05, tek Liqeni Artificial, është konstatuar i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i gjinisë mashkullore, rreth 70 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Shqipëria po strehon 607 shtetas afganë të ikur nga trazirat në Kabul. Një avion me 150 qytetarë afganë të tjerë mbërriti sot në Aeroportin Nënë Tereza të Rinasit. Ata u strehuan në Qytetin Studenti pranë Tiranës dhe në hotelet e Durrësit. Shumica e tyre janë veprimtarë të shoqërisë civile, gazetarë e studentë, si dhe shumë fëmijë. Pjesa më e madhe e qytetarëve afganë të ardhur nga Kabuli në Shqipëri janë gra e vajza si dhe shumë fëmijë. Ata tani luajnë në oborrin e konviktit dhe lëvizin të qetë në mjediset e Qytetit Studenti në periferi të Tiranës, ndërsa janë të…
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për parlamentin e ri i cili mblidhet me 9 shtator. Me një postim në Facebook Vasili shkruan se pa zgjidhur ploblemin e 25 prillit dhe masakrën zgjedhore, parlamenti do të jetë vetëm një farsë. Teksa ka renditur disa prej rrugëve ilegale që qeveria përdori për të marrë pushtetin me 25 prill, Vasili shkruan se përgjegjësia e rilindjes është e pashmangshme.
Një vatër zjarri është aktivizuar këtë pasdite në fshatin Suhë të Bashkisë Libohovë, në Gjirokastër. Flakët po përhapen me shpejtësi, si pasojë e erës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Libohovës, Dropullit dhe nga Drejtoria e Gjirokastrës janë nisur drejt vendngjarjes, për të punuar në shuarjen e flakëve.
Çelet ekspozita “ Sigurimi në fjalët e veta”! Kjo ekspozitë ka si synim që të hedh dritë mbi viktimat e diktaturës. Flet kryeministri Edi Rama. “Komunizmi tregim nga librat apo të moshuarve prandaj ne jemi përpjekur që të këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të së ardhmes dhe atyre që janë prekur prej saj. Kontribut i rëndësishëm në vazhdën e kësaj përpjekje”, tha Rama.
Një udhëheqës i lartë i talebanëve konfirmoi për “Zërin e Amerikës” në kushte anonimiteti se grupi është në fazat përfundimtare të shpalljes së një kabineti të ri, i cili pritet të përfshijë të gjithë anëtarët e atij që njihet si Këshilli Udhëheqës (Rahbari Shura). Komandanti suprem i talebanëve Hibatullah Akhundzada po zhvillon konsultime në Kandahar, qyteti i njohur si vendlindja e grupit, së bashku me zëvendësit e tij, Sirajuddin Haqqani, kreu i rrjetit Haqqani, si dhe Mullah Mohammad Yaqoob-in, djalin e themeluesit të talebanëve Mullah Omarin, që është kreu i komisionit ushtarak të talebanëve. “Aktualisht, udhëheqja talebane është duke u…
Fjalët se Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë bashkuar nisën para disa ditësh pasi ‘Prive’ publikoi disa foto ku ishin të dy, së bashku me vajzën e tyre Renee në Aeroportin e Prishtinës. Ata kanë qenë gjithashtu të shoqëruar nga nëna e këngëtares, Suzana. Gjatë pushimeve të tyre, Roberti, po ashtu dhe Nora kanë publikuar foto veçmas ku shfaqeshin me vajzën, në Bodrum të Turqisë. Së fundmi Roberti ka folur për herë të parë për këtë temë duke habitur me përgjigjen e tij. Gazetari: Qarkullojnë disa lajme kohët e fundit për një ribashkim, a ka ndonjë gjë me Norën? Ju…
Këshilli kombëtar ka miratuar 11 emrat për sekretarë të Partisë dhe të Komisioneve parlamentare. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD bëhet me dije se janë miratuar 8 drejtuesit e komisioneve. Deputetët janë ndarë në 8 komisione ku drejtimi nga ana e PD i është besuar: Komisioni për Integrimin Evropian: Jorida Tabaku Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik: Agron Gjekmarkaj Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë: Albana Vokshi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut: Oerd Bylykbashi Komisioni për Ekonominë dhe Financat: Sorina Koti Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin: Helidon Bushati…
Ghazaal Habibyar është një ndër shtetaset afgane, e cila është strehuar në Shqipëri së bashku familjen e saj. Ajo rrëfen momentet e tmerrit që ka përjetuar nga sulmet e talebanëve në atje, ndërsa shprehet e shqetësuar për qytetarët afganë që ndodhen atje. “Ka raste në jetën tuaj kur ndiheni fajtorë që jeni gjallë. Kjo mund të kishim qenë ne, patjetër. Ata njerëz që kanë humbur jetën, kanë familje, janë njerëz shumë të rinj”, tha ajo për The Associated Press. 38-vjeçarja është një aktiviste në fondacionin “Shoqëria e Hapur”, e cila është detyruar që të studiojë në Australi, pasi sjellja e…
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Kreu i kësaj partie Lulzim Basha ka deklaruar gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar se detyra e secilit në PD është të bëhen zëri i qytetarëve. Ndërkohë Basha ka theksuar se në Këshillin Kombëtar di të ketë më shumë gra dhe të rinj. “Më shumë gra dhe të rinj në Këshillin Kombëtar, detyra e secilit prej nesh është të bëhemi zëri i qytetarëve Si fillim dua t’u uroj mirëseardhjen anëtarëve për herë të parë në Këshillin Kombëtar, që këtë vit është pasuruar me më shumë të rinj dhe të reja,…