Author: tirana

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në PD për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Berisha është shoqëruar nga deputeti Tritan Shehu dhe kryetari i PD, Gjirokastër, Dasho Aliko. Sot Këshilli Kombëtar do të votojë për emrat e rinj të propozuar në poste nga nënkryetarët e PD, kryetari i grupit parlamentar, nënkryetari i Kuvendit, Sekretariatet dhe Komisionet.

Read More

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka bërë një krahasim të situatës epidemiologjike në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Duke iu referuar disa të dhënave të marra nga Universiteti amerikan Johns Hopkins në lidhje me Covid-19, Alimehmeti është shprehur se Kosova dhe Maqedonia e Veriut duke filluar nga data 25 gusht kanë regjistruar një ulje të kurbës sa i takon rasteve të reja të infektimeve. Sipas epidemiologut, vendi ynë ka një ecje më të ngadaltë në kurbë, teksa shtoi se rënia mund të fillojë gjatë periudhës 5-15 shtator të këtij viti. Ndërsa, sa i takon humbjeve të jetëve epidemiologu bën me dije…

Read More

Ka shënuar një rënie të ndjeshme kurba e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 486 persona, nga 768 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë, kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe 3 të infektuar, duke e çuar në 2,495 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinihuni në qendrën më të…

Read More

Pesë persona janë goditur me me thikë në një përleshje në veri të Londrës. Sipas autoriteteve të gjithë të plagosurit janë të moshës rreth adoleshencës ose të njëzetave. Mediat britanike bëjnë me dije se dy burra janë në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme, ndërsa të tjerët nuk kanë pësuar dëmtime të rrezikshme për jetën. Mësohet se mes të plagosurve është edhe një vajzë. Policia shkroi në Tëitter: “Ne u thirrëm në orën 4 të mëngjesit për një luftë të madhe në Qasjen Hekurudhore, Harroë. Pesë persona (adoleshentë të moshës vonë ose 20 vjeç) u dërguan në spital me plagë…

Read More

Me kostum por pa kravatë, ministri britanik Michael Gove u filmua duke vallëzuar në një klub të natës në Aberdin. Siç raporton Sky News, klubi i natës atë natë kishte patur një aheng të organizuar me muzikë jungle dhe techno, kurse në rrjetet sociale është shfaqur videoja ku shihet politikani duke vallëzuar. Adam Taylor, një prej organizatorëve të ahengut, ka thënë se Gov kishte shkuar në pab dhe se ishte interesuar për ahengun kur dëgjoi muzikën. Taylor i ka thënë agjencisë PA se e ka pyetur politikanin nëse dëshiron të futet brenda pasi që i pëlqen muzika “dance”. “I shpjegova…

Read More

OSHEE ka njoftuar qytetarët se ditën e nesërme me 31 gusht, në disa zona të Tiranës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve për mirëmbjatjen e kabinave. Energjia do të stakohet në këto zona: pjesërisht rruga “Tefta Tashko” pranë Pazarit të Ri, rruga “Qemal Stafa” (1 pallat 12 Katesh) Njoftim për abonentët Tiranë: Stakim, 31 gusht Në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 31 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-16:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Pjesërisht pa enenergji: rruga “Tefta Tashko” pranë Pazarit të Ri, rruga “Qemal Stafa” (1 pallat…

Read More

Gjatë vitit 2020, jetëgjatësia e pritshme në lindje në Shqipëri ra ndjeshëm, veçanërisht për burrat, të cilët janë goditur më shumë se sa gratë nga pandemia e koronavirusit. Kjo ishte hera e parë në shumë kohë kur jetëgjatësia pëson rënie. Jetëgjatësia e shqiptarëve pësoi një rënie dramatike gjatë vitit të kaluar, besohet për shkak të pandemisë së koronavirusit, duke fshirë një dekadë përmirësime, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave. Sipas INSTAT , jetëgjatësia e pritshme në lindje në vitin 2020 ra në 75.2 vjet për burrat, ose 2.4 vjet më pak se sa në…

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka vizituar sot afganët të cilët janë strehuar në Qytetin Studenti. E shoqëruar nga ministrja Olta Xhaçka, Kim ka shkuar që të bëjë një bisedë me emigrantët. Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 607 emigrantë afganë. Ata janë akomoduar në konviktet e Qytet Studentit dhe në hotele në Durrës dhe në Shëngjin. Në total në vendin tonë pritet që të srehohen 4 mijë emigrant, megjithëse numri nuk është ende i saktë pasi vetë kryeministri Edi Rama sa vjen dhe e ndryshon.

Read More

Ashtu siç është parashikuar, pasditen e sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për të zgjedhur ekipin e ri. Nga fleta e votimit është hequr emri i kreu të PD-së në Durrës, Ferdinant Xhaferaj, i cili ka lajmëruar që një natë më parë se nuk ka ndërmend që të garojë, duke u tërhequr nga procesi. Zbardhi edhe disa nga emrat që Lulzim Basha iu ka besuar poste të rëndësishme. RENDI I DITËS 1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. 2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit…

Read More

Cristiano Ronaldo është një ndër sportistët me gjendjen më të mirë fizike. Edhe pse tashmë 36-vjeçar, ai duket dhe luan sikur të ishte ende 26. Një pjesë e mirë e “sekretit të rinisë së përjetshme” të portugezit, është stërvitja e vazhdueshme që bën, por edhe dieta strikte që ndjek me rigorozitet. Që prej kohës kur luante te Real Madrid, Ronaldo i besoi ushqimin e tij një dietologu, nga i cili nuk është ndarë më. Gjatë një dite, sulmuesi i ri i Manchester United konsumon 6 vakte, të gjitha me ushqime me pak yndyra dhe shumë proteina, për të mbajtur të…

Read More

Enca Haxhia këtë vit nuk ka mbajtur koncerte me arsyetimin se i duhet kohë më shumë për veten e saj. Këngëtarja është shumë aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit foto dhe video nga përditshmëria dhe projektet e ndryshme muzikore. Së fundi ajo ka postuar një foto, ku shfaqet me rroba banjo ngjyrë rozë, ndërsa iu premton ndjekësve se kjo është fotoja e fundit me bikini. “Fotoja e fundit me bikini, ju premtoj”, ka shkruar këngëtarja në foton që shpërndan në Instagram. https://www.instagram.com/p/CTMmbJ6ss2f/?utm_medium=copy_link

Read More

Prapa Repartit Infektiv në Gostivar është filmuar një person, duke dalë nga dritarja e dhomës. Për ngjarjen në fjalë ende nuk ka ndonjë të dhënë nga spitali ose nga policia. Po ashtu që nga fillimi i pandemisë, pas Repartit Infektiv qëndrojnë dhjetëra familjarë të pacientëve, të cilët mund të jenë bartës potencial të virusit. Ndryshe, pas Shkupit, Gostivari dhe Tetova janë qytetet me më së shumti të infektuar. Që nga fillimi i pandemisë në Gostivar janë regjistuar 7.503 raste me coronavirus, ndërsa momentalisht ka 1.394 raste aktive.

Read More