Author: tirana

Ditën e sotme, Bebe Rexha feston 32-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë speciale, këngëtarja ka marrë mesazhe të shumta urimi nga njerëz të afërt, miq dhe fansa të saj. Mes urimeve nuk mungoi as ai i artistes tjetër shqiptare, Rita Ora. Kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto me Beben dhe përkrah saj shkruan: “Vajza e ditëlindjes, shpresoj që të kalosh ditën më të bukur”. Bebe ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Ritën. Madje jo vetëm me të, por me të gjitha vajzat shqiptare që kanë arritur famë ndërkombëtare. Pak kohë më parë, Bebe Rexha,…

Read More

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka reaguar për masat anti-COVID të vendosura pak më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Shehu thotë se shqiptarët duhet të vaksinohen, por me vaksinat e certifikuara dhe të miratuara nga Ema. Ai gjithashtu thekson se komiteti nuk deklaroi uljen e moshës së mundësisë së vaksinimit për fëmijët në 12-vjeç, edhe pse pranoi rritjen e sëmundshmërisë në moshat e reja. Gjithashtu, ish-ministri nënvizon se nuk pati asnjë reagim për bërjen e një doze të tretë të virusit. Reagimi i Tritan Shehut: Covid, me ne fund Qeveria fillon te belbezoje, por… “Komiteti teknik” sot vendos “detyrimin”…

Read More

Tre person kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti sot në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel. Burime zyrtare nga policia bënë me dije mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Read More

Armina Mevlani është mjaft aktive në rrjete sociale dhe përpiqet të komunikojë shpesh me ndjekësit e saj. Së fundmi, ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ta dhe një kritikë që ka marrë nga njëri prej tyre asaj nuk i ka pëlqyer aspak. “Realisht nuk kam asgjë me ty, por për të pasur këtë jetë nuk e di nëse e meriton nuk ke fare bukuri!”, i ka shkruar dikush blogeres. “Bukuria është relative! Jeta ime që është sot nuk ka ardhur prej pamjes, por ka ardhur sepse kam qenë njeri i vërtetë me njerëzit që kam dashur , ka ardhur…

Read More

Prej 3 ditësh parku Kombëtar i Prespës ndodhet nën pushtetin e flakëve. Sipas informacioneve mësohet se zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek, ndërkohë që është duke u punuar nga ana e punonjësve të zjarrfikëses së Pustecit. Siç raportojnë edhe vetë punonjësit ndërhyrja është e vështirë, pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë. ‘BalkanWeb’ shhkruan se aktualisht situata vijon të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri. Bimësia që po digjet janë shkurre. Nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri.

Read More

Qeveria e re dhe kreu i ri i Kuvendit do të prezantohen ditën e enjte. Kryeministri Rama lajmëroi se këtë javë do të bëjë të ditur emrat e ministrave dhe pa humbur kohë ka thirrur mbajtjen e Asamblesë së PS në 2 shtator. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili ka lajmëruar se Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e enjte. Balla në një njoftim në celularët e deputetëve, bën me dije se mbledhja do të zhvillohet në datën 2 shtator në orën 10, në Pallatin e Kongreseve. Më tej Balla njofton, se…

Read More

30 Gusht, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta.“Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon, edhe falë shpejtësisë me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv, por janë shumë sidoqoftë po të kemi parasysh se jemi ende në gusht.Mjekët…

Read More

Ndryshojnë masat anti-covid në vendin tonë, ndërkohë që duke nisur nga 23:00 do të nisë ora policore, deri ne oren 06:00. Ky ka qenë vendimi që ka marrë sot Komiteti Teknik i Ekspertëve. Po ashtu eshte vendosur qe kush hyn ne kufije te kete pasaporte vaksinimi, test PCR brenda 72 oreve ose prove te kalimit te covid, 6 muaj pas sherimit. Kujtojmë se javën që kaloi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbajë në fuqi këto masa anti-covid dhe mos të vendosë të tjera shtesë, ndërsa vijon thirrja për qytetarët që të vaksinohen. MASAT Rakacolli: Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi…

Read More

Sa herë të konstatohet ndërhyrje e paligjshme në matës për të cilin është shkaktuar dëm ekonomik Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) do të llogarisë dhe lëshojë faturë brenda një harku 30 ditor. Enti Rregullator i Energjisë (ERE) bëri ndryshimet në rregulloren dhe metodologjinë për përllogaritjen dhe vendosjen e dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes të energjisë elektrike ku përfshihet edhe informimi i përdoruesve dhe furnizuesve. Më herët në rregullore thuhej se “OSSH sigurohet që të informojë Furnizuesin dhe Përdoruesin e rrjetit në çdo rast që konstaton dëm ekonomik të shkaktuar nga një përdorues…

Read More

Nedim Bajrami është tashmë zyrtarisht pjesë e Kombëtares shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit prej disa muajsh kishte nisur procedurat për të bërë të mundur aktivizimin e Bajramit me Shqipërinë por pas refuzimit të parë nga organet ndërkombëtare, Drejtoria Juridike e FSHF ju drejtua Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Pas përgatitjes së dosjes voluminoze, me të gjithë dokumentacionin e duhur, konsultimit me ekspertët më të mirë të drejtësisë dhe shumë orëve punë, Federata Shqiptare e Futbollit arriti të triumfojë në CAS duke arritur të sigurojë shërbimet një lojtari që do ta ndihmojë shumë skuadrën tonë Kombëtare sic është shprehur…

Read More

Përmes një publikimi në rrjetin e saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi bën me dije se ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Ambasadës Franceze, Gjermane dhe asaj Spanjolle në Tiranë. “Në ambientet e Ministrisë ë Arsimit, Sportit dhe Rinisë mirëprita përfaqësues nga Ambasada Franceze, Gjermane dhe Spanjolle në Tiranë, me të cilët diskutuam rreth zbatimit në vijim të marrëveshjeve për seksionet dygjuhëshe në arsimin parauniversitar”, shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj. Ndër të tjera, Kushi nënvizon se: “Gjatë takimit, u ndalëm tek sugjerimet që ka dhënë secili prej këtyre partnerëve për strategjinë e re…

Read More

Teksa vendi po përballet me rritje të numrit të infektimeve, ditën e sotme do të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve. Lajmi është bërë i ditur nga burime për ‘BalkanËeb’. Tashmë ngelet për t’u parë nëse do të ketë masa të reja shtesë, duke marrë parasysh rrezikun që kanoset nga varianti Delta, apo dhe shtrimet në spitalin Infektiv që janë rritur. Kujtojmë se javën që kaloi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbajë në fuqi këto masa anti-covid dhe mos të vendosë të tjera shtesë, ndërsa vijon thirrja për qytetarët që të vaksinohen.

Read More