Author: tirana

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Koplik-Hot, aty ku ndërroi jetë një 22-vjeçar. I riu i cili po drejtonte mjetin tip ‘Audi’ është përplasur në vendin e quajtur ‘Kështjella e Dragoit’ me një mjet ‘Benz’. 22-vjeçari me inicialet K.C u dërgua më parë në spitalin e Shkodrës, e pastaj për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit tip “Benz” është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme. NJOFTIMI I POLICISË: Për më shumë bëhu pjesë e grupit më…

Read More

Një zjarr masiv ka përshirë fshatin Gjat në Lunxhëri të Gjirokastrës. Mësohet se flakët janë aktivizuar mbrëmjen e sotme dhe po përhapen me shpejtësi duke u favorizuar edhe nga era që fryn në këtë zonë. Zjarri po përparon drejt zonave të banuara duke rrezikuar edhe shtëpitë. Forcat e zjarrfikëses janë nisur për në vendin e ngjarjes.

Read More

Franca dhe Britania do të dorëzojnë një rezolutë gjatë mbledhjes urgjente të Kombeve të Bashkuara, të hënën, duke propozuar krijimin e një zone të sigurt në Kabul, me qëllim që të mbrohen njerëzit që po tentojnë të largohen nga Afgansitani, tha presidenti francez, Emmanuel Macron. “Propozim-rezoluta jonë ka për qëllim që të definojë një zonë të sigurt në Kabul, nën kontrollin e OKB-së, që do të lejonte vazhdimin e operacioneve humanitare”, tha Macron në një intervistë për gazetën Le Journal du Dimanche, që u publikua të dielën. Gjatë vizitës së tij në Mosul të Irakut, Macron kishte deklaruar se shpreson…

Read More

Kanë mbërritur në Kosovë 100 afganët e parë. Mediat në Kosovë, shkruajnë se refugjatët, kanë zbritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, nga ku pritet të strehohen më pas në bazën ushtarake “Bondsteel” në Ferizaj. Për të pritur afganët, në Aeroport, ka qenë e pranishme Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Philip Kosnett. Kujtojmë se SHBA-ja po vazhdon evakuimet nga aeroporti i Kabulit dhe ka thënë se evakuimet do të ndodhin deri më 31 gusht, kur është edhe afati i fundit për t’u larguar trupat e huaja nga Afganistani. Më herët, talebanët u…

Read More

Nga momenti në moment pritet që të mbërrijnë në Kosovë grupi i parë me shtetas afganë. Në një njoftim të bërë në mediat kosovare thuhet se sipas paralajmërimit nga autoritetet e NATO-s grupi i parë i afganëve që punojnë në NATO dhe familjet e tyre do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në Aeroportin e Prishtinës. “Sipas paralajmërimit nga autoritetet e NATO-s, grupi i parë i kontraktuesve afganë që punojnë në NATO dhe familjeve të tyre, do të arrijë sonte në orën 20:15 në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, ngase shkaku i masave të sigurisë të përcaktuara nga…

Read More

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dhënë një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Sherif Merdani. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij dhe se zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. “Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në…

Read More

Një efektiv policia me inicialet D.H., ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se efektivi po udhëtonte me motorin e tij të punës tek kthesa e Rinasit, në momentin që është përplasur nga një mjet me drejtues me inicialet M.Zh.. Për pasojë polici është plagosur, është dërguar në spital dhe marrë ndihmën e nevijshme mjekësore. Më pas, ai ka dalë nga spitali dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Njoftimi i policisë: Më datë 29.08.2021, rreth orës 18:20, tek kthesa e Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin M. Zh., është përplasur me motorrin e policisë rrugore, me…

Read More

Butrint Imeri është vendosur sërish në vëmendje të mediave për jetën e tij private. Kohët e fundit po përflitet se këngëtari ka nisur një lidhje dashurie me një vajzë bukuroshe me emrin Olta Beqiri. Olta është e njohur në Instagram ku numëron mijëra ndjekës dhe së shpejti do e shohim si aktore në serialin “Snob”. Lajmet për lidhjen e tyre nisën nga postimet në rrjete sociale, ku shfaqen në të njëjtin vend ndërsa tani burime për “Iconstyle.al” kanë konfirmuar se Butrinti dhe Olta janë bashkë dhe po e shijojnë në maksimum lidhjen e dashurisë.

Read More

Një automjet është shkrumbuar nga flakët në ecje në aksin rrugor Elbasan – Tiranë. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Në vendngjarje kanë shkuar dhe policia e zjarrëfikësit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan ka deklaruar se talebanët i kanë kërkuar që të marrë nën kontroll aeroportin e Kabulit përsa i përket çështjes së sigurisë. “Çfarë thonë talebanët në lidhje me çështjen e aeroportit? Ata thonë na jep sigurinë dhe menaxhojeni. Si ka mundësi që ne ju dorëzojmë garancinë? Le të themi se keni marrë në dorë sigurimin, por si do t’i shpjegonim botës nëse do të ndodhte një tragjedi tjetër atje? Nuk është një punë e lehtë” – është shprehur Erdogan për Anadolu Agency. Kreu i shtetit turk deklaroi se Turqia do të japë një përgjigje për…

Read More