Sipas astrologëve, një kohë e jashtëzakonshme, romantike po vjen për këto 4 shenja të Horoskopit për sezonin e vjeshtës. Virgjëresha Yjet do t’ju japin një bukuri të jashtëzakonshme, me të cilën do të fitoni njohje të reja. Një periudhë e suksesshme ju pret në shumë projekte biznesi. Do të jeni në gjendje të gjeni shpirtin binjak. Dashuria do t’ju sjellë shumë energji pozitive në jetë dhe vetëbesim. Shigjetari Shigjetarët do të kenë shumë energji dhe motivim dhe do të jenë në gjendje të marrin gjithçka që duan. Do të jeni shumë ambiciozë dhe të përkushtuar ndaj punës tuaj gjatë vjeshtës.…
Author: tirana
Mijëra grekë që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid kanë protestuar këtë të dielë në sheshin Sindagma të Athinës. Me pankarta në duar ata bëjnë thirrje kundër vaksinimit të detyruar dhe heqjen e kufizimeve të covidit në vend. Kohët e fundit, protestuesit mbështeten prej organizatave fetare dhe ato të ekstremit të djathtë, ndonëse zyrtarisht kisha greke është shprehur pro vaksinimit. Me shifra të larta infektimesh, mbi 3000 raste në ditë dhe me mbi 13.600 viktima që prej nisjes së pandemisë covid, qeveria greke ka njoftuar që prej 13 shtatorit masa drastike për punonjësit e sektorit shtetëror dhe atij privat që refuzojnë…
Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare artisti i njohur Sherf Merdani. Mësohet se artisti ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Këngëtari Sherif Merdani ka qenë i dënuar politik për disa vite Pas Festivalit të 11-të ai dhe disa kolegë të tij,përfunduan në burg Artisti i merituar Sherif Merdani bëri 16 vite burg Kush është Sherif Merdani, jeta dhe veprimtaria e tij: Sherif Merdani është këngëtar i njohur. Sherif Merdani është këngëtar i përndjekur dhe diplomat shqiptar nga Shqipëria. Njihet si këngëtar i madh shqiptar i muzikës së lehtë shqipe. Ka kënduar sidomos këngë të kompozuara nga Kastriot Gjini.…
Një ditë para mbledhjes së parë të Këshillit të sapozgjedhur kombëtar të Partisë Demokratike, “BalkanWeb”, ka mësuar se cila do të jetë ekipi i Luzlim Bashës. Ditën e nesërme mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, për ekipin e tij të ri Lulzim Basha duket se ka zgjedhur më shumë gra për të drejtuar poste kyçe dhe sekretariate të rëndësishme të PD. Për herë të parë, Partia Demokratike do të ketë dy gra nënkryetare: Jorida Tabaku, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me jashtë dhe Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile. Ndërkohë ish drejtori i Fushatës tashmë deputet i Tiranës,…
Rastet e sherreve mes adoleshentëve kanë qenë të shumta, të publikuara kryesisht nga redaksia jonë, me idenë dhe qëllimin e ndërgjegjësimit të brezit të ri që po rritet. Arsyet kanë qenë nga më të ndryshmet, ku shkak në shumicën e rasteve janë bërë të dashurit/at. Së fundmi një tjetër rast sherri ka mbërritur në redaksinë tonë, ku një grup adoleshentësh në Tiranë, vajza dhe djem, shihen fillimisht të debatojnë me njëri- tjetrin. Siç arrihet të kuptohet, shkak janë bërë disa bileta (me gjasa për party), por mesa duket ka patur një mosmarrëveshje për to. Në debat e sipër mes dy…
Fëmijët janë të parët që adaptohen, harrojnë, madje dhe rehabilitohen. Teksa të rriturit qëndrojnë me kokën pas për çfarë kanë lënë prapa dhe me shqetësimin se si do të jetë e ardhmja e tyre, këta fëmijë ja kanë nisur lojës. Të akomoduar në Qytetin Studenti fëmijë afganë duket se po shijojnë ditët e para në Tiranë.
Pas rritjes së numrit të infektimeve dhe shpërthimit të Deltës, duke se po shkojmë drejt masave të rrepta. Java e ardhshme pritet të sjellë masa kufizuese në vendin tonë. Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të marrë një vendim pasi vetë kryeministri Edi Rama tha se vaksinimi mund të bëhet me detyrim për një kategori personash. Ekspertët janë duke diskutuar gjithashtu për kufizimin e lëvizjes, pasi mutacioni Delta, i cili ka dhe transmetueshmëri të lartë pritet ta përkeqësojë edhe me shumë situatën. Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë,…
Policia e Shtetit i ka shtrirë kontrollet në të gjitha akset kryesore të vendit, por vëmendja më e shtuar ka qenë në zonat bregdetare. Uniformat blu njoftojnë, se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 11 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa patentë. Gjithashtu, janë pezulluar 60 leje drejtimi, si dhe janë vendosur mijëra gjoba. Njoftimi i Policisë: Policia e Shtetit Fluks i lartë i automjeteve në akset rrugore nacionale në kthim nga zonat bregdetare drejt Tiranës dhe Morinës. Policia e Shtetit ka…
Një aksident është regjistruar në afërsi të Dajtit. “BalkanWeb” shkruan se nga raportimet e deritanishme thuhet se kanë mbetur të plagosur një vajzë e një djalë. Në foton e publikuar, shihet se përreth makinës, që dukshëm është dëmtuar, qëndrojnë qytetarë të rastit, që kanë dhënë ndihmën e parë.
Pas më shumë se një viti pritje është publikuar albumi i shumëpritur “Donda” nga Kanye West, i cili aktualisht është i disponueshmën në Apple Music dhe Spotify. Ky album ishte planifikuar për publikim që vitin e shkuar, pastaj u vonua të paktën tre herë të tjera. Projekti, i emëruar në nder të nënës së tij të ndjerë, përmban 27 këngë. Albumi përmban një sërë yjesh të ftuar, duke përfshirë Jay-Z, The Weeknd, Travis Scott, Kid Cudi, Lil Yachty, Roddy Ricch, Pusha-T, Playboi Carti, Baby Keem, Ëestside Gunn, Jay Electronica, Sheek Louch, Jadakiss, Jhe Rooga, Promovimi i këtij albumi bëri bujë…
Rreshterja amerikane e Trupës detare, Nicole L. Gee, vetëm 23 vjeçe ishte në mesin e personelit ushtarak amerikan, që u vra nga sulmi terrorist pak ditë më parë në Kabul nga ISIS-K, ku humbën jetën qindra persona. Gee kishte dokumentuar kohën e saj në Afganistan në faqen e saj personale në Instagram. Postimi i saj i fundit fotografik ishte nga aeroporti i Kabulit në mes të përpjekjeve të evakuimit të afganëve të udhëhequr nga SHBA dhe u publikua më 22 gusht, vetëm katër ditë para se ajo të vdiste në shpërthim. “Përcjellja e të evakuuarve,” shkroi Gee në mbishkrimin e…
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, pranë Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ka deklaruar se ushtria amerikane do të vazhdoj të kryejë sulme në Afganistan, pas tragjedisë me 170 të vdekur që u regjistrua disa ditë më parë në Kabul. “Presidenti Joe Biden nuk ka ndërmend të fillojë një luftë të re në Afganistan. Ai gjithmonë do të flasë me komandantët e tij për çfarëdolloj mjetesh që do të nevojiten për të ndëshkuar njerëzit që sulmuan trupat tanë në Aeroportin e Kabulit dhe për t’u siguruar se ne do e dobësojmë tej mase grupin ISIS- K”, tha Sullivan. Më tej ai shtoi:…