Leo Messi mund të bëjë sot debutimin e tij më fanellën e Paris Saint Germain. Sulmuesi argjentinas është grumbulluar për herë të parë nga Poch për ndeshjen e kampionatit kundër Reims, që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45. Një debutim i mundshëm për Messi-n i cili mund të formojë një treshe yjesh me Neymar dhe Mbappe. Lojtarët e grumbulluar nga Pochettino Portierë: Donnarumma, Franchi, Navas Mbrojtës: Hakimi, Kehrer, Kimpembe, Marquinhos Mesfushorë: Bitumazala, Danilo, Diallo, Dina Ebimbe, Gueye, Herrera, Paredes, Verratti, Wijnaldum Sulmues: Di Maria, Draxler, Kalimuendo, Messi, Mbappe, Neymar
Author: tirana
Ish-konkurrenti i ‘Big Brother’, Arbër Çepani ka bërë publike lidhjen e dashurisë dhe partnerja e tij, e cila është një personazh i njohur publik. Bëhet fjalë për prezantuesen Arnita Beqiraj, e cila feston sot ditëlindjen. Arbri ka publikuar në rrjetet sociale një foto pranë saj, ku shfaqet duke e puthur në faqe. Po ashtu, moderatori ka ndarë me ndjekësit një video shumë romantike nga festa e ditëlindjes. Arbri dhe Arnita shihen duke u puthur.
Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë pak çaste më parë. Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet një automjet në flakë dhe shtëllunga të dendura tymi që përhapen në ajër. Policia ka bllokuar momentalisht qarkullimin deri në normalizimin e situatës.
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar ”Vermoshi” duke goditur një grup të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i këtij operacioni është vënë në pranga shtetasi Astrit Lumaj, 21 vjeç, banues në fshatin Vermosh, Malësi e Madhe. 21- vjeçari ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim , në formën e një grupi kriminal, pasi në vendin e quajtur pylli i Rrihnave Malësia e Madhe, Shkodër Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjesisë ligjore. Finalizohet operacioni policor…
Sot është një ditë e trishtë për moderatoren Jonida Shehu. Përmes një postimi në rrjetet sociale, mes dhimbjes së madhe Jonida Shehu njofton se ka humbur të ëmën. Teksa ka publikuar një foto ku shfaqen të dyja duke kërcyer, Jonida e shpreh dhimbjen përmes një fjalie ku thotë se nuk di si do ta vazhdojë jetën pa shpirtin e saj. “Mama iku dhe s’di më si jetohet pa të. Shpirti im”-shkruan moderatorja.
Një prift dhe tre burra të tjerë u akuzuan për përdhunimin në grup dhe vrasjen e një vajze nëntëvjeçare të shtresës së varfër të popullsisë në Indi. Vajza dyshohet se është sulmuar nga prifti, 53 vjeç dhe tre punëtorë më 1 gusht pasi ajo shkoi në një krematorium për të kërkuar ujë. Katër burrat, të cilët kanë qenë në paraburgim që kur u arrestuan në fillim të gushtit, përballen me dënimin me vdekje. Nëna e vajzës më herët i tha policisë se burrat e thirrën në krematorium dhe thanë se vajza e saj ishte goditur nga rryma elektrike. Ata thanë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Austri ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021. Mësohet se shkak për këtë bëhet situata e Covid-19, ku numri i të infektuarve dhe të shtruarve në spital ka kapur shifra shqetësuese. Në lidhje me këtë gjendje Kurti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare pasditen e sotme. “Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti”, thuhet në njoftim.
SHBA dhe Izraeli forcuan partneritetin e tyre gjatë një takimi midis Presidentit Joe Biden dhe Kryeministrit Naftali Bennett në Shtëpinë e Bardhë. Biden duhej të takohej me Bennett të enjten, ndërsa Shtëpia e Bardhë e shtyu atë të premten pas sulmeve vdekjeprurëse në aeroportin e Kabulit, të cilat vranë 13 trupa amerikane dhe plagosën 18. Në takim, çështjet e rëndësishme u diskutuan nga dy udhëheqësit. Sidoqoftë, një shembull nga takimi u bë viral për një arsye qesharake. Në një video që po shpërndahet gjerësisht në mediat sociale, Biden ulet me sy të mbyllur dhe kështu, duket se fle për disa…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë sot një intervistë për median e njohur italiane “ANSA”, ku iu është përgjigjur një pyetjeje në lidhje me vonesat e vazhdueshme në hapjen e negociatave të pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë e Veriut, si edhe për pasojat e mundshme në Ballkan dhe BE në rast ngurrimi të mëtejshëm. “Unë nuk jam optimist apo pesimist, thjesht realist. E di, të gjithë e dinë se kjo nuk varet nga ne, por nga Bashkimi Evropian”, thotë kryeministri shqiptar në fillim të intervistës, duke vijuar më tej se “Ne kemi bërë, për më shumë se…
Policia e Fierit ka vënë në pranga 8 shtetas për vepra të ndryshme penale. Në njoftim bëhet me dije se janë arrestuar 6 shtetas, 3 prej të cilëve për kundërshtim me dhunë të punonjësit të Policisë. Gjatë kontrolleve është arrestuar edhe një shtetas Kosovar i cilii drejtonte mjetin pa patentë. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 56 vjeçar F. I., dhe 48 vjeçar, vëllezër, banues në Mallakastër pasi për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta ish-kunatin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. DVP Fier Vihen në prangat e Policisë 8 shtetas për…
Alban Hoxha mund të mos jetë pjesë e Partizanit sezonin e ardhshëm. Kapiteni i 16 herë kampionëve të Shqipërisë, ka gjasa që ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite. Oferta për 33-vjeçarin, i deklaruar si i fejuari i Ciljeta Xhilagës, ka ardhur disa javë më parë dhe negociatat kanë vazhduar gjatë ditëve të fundit, por portieri është përpjekur të mbajë gjithçka të fshehtë me qëllim që të mos trazojë ujërat në kampin e kuq, por edhe në botën e showbizit, ku pyetjet që ngrihen janë nëse do ta marrë me vete dhe partneren e tij, Çiljetën. Burime pranë çiftit kanë treguar…
Singapori ka vaksinuar plotësisht 80 përqind të 5.7 milion njerëzve të tij kundër COVID-19, sipas zyrtarëve, duke u bërë vendi më i vaksinuar në botë dhe duke krijuar terrenin për lehtësimin e mëtejshëm të frenimeve të rasteve te reja. “Ne kemi kapërcyer një tjetër moment historik, ku 80% e popullsisë sonë ka marrë regjimin e plotë të dy dozave,” tha Ministri i Shëndetësisë i Singaporit Ong Ye Kung në një postim në Facebook të dielën. Sinmga “Kjo do të thotë që Singapori ka bërë një hap tjetër përpara për ta bërë veten më elastikë ndaj COVID-19. Kjo i jep qytetit-shtet…