Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu ka ngritur alarmin për përkeqësimin e situatës së Covid-19 në vend. Me një postim në Facebook, Shehu shkruan se indekset epidemiologjike janë më alarmante se një vit më parë. Po ashtu ai ka renditur disa masa që sipas tij qeveria duhet të ndërmarrë. Postimi i plotë: Covid, gjendja po perkeqesohet frikshem- Qeveria ne ”gjume letargjik”! Indekset epidemiologjike sot jane shume me alarmante se nje vit me pare. Dhe te mos harrojme se me tej ndodhi perkeqesimi si pasoje e keq menaxhimit, qe coi ne humbje tragjke me 16 mije jete e 50 mjeke, demtime masive…
Author: tirana
Drejtoresha e asociuar për Evropën në Fondacionin Ndërkombëtar për Demokracinë, Tanja Dramac, falënderon Shqipërinë për pritjen e shtetasve afganë, të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi i talebanëve. Në një mesazh në “Twitter”, Dramac shpreh mirënjohje për ekipin që priti afganët në Aeroportin e Rinasit, në orët e vona të natës, si dhe Ambasadën e SHBA në Tiranë dhe kryeministrin Edi Rama. “Jemi mirënjohës ndaj ekipit në terren, i cili vazhdoi të punojë gjatë gjithë mëngjesit, dhe veçanërisht ambasadës së SHBA në Shqipëri dhe kryeministrit Edi Rama, për pritjen e vëllezërve dhe motrave tona afgane”, shkruan zyrtarja në mesazh. Ndërkohë,…
Kryeministri Edi Rama reagon pas mbërritjes në Shqipëri të dy avionëve të tjerë, pas mesnatës së kaluar, që sollën 182 afganë të tjerë të rrezikuar nga talebanët në Afgaistan. Teksa publikon foto të afganëve, që kanë ardhur në vendin tonë, Rama thekson se ka arritur në 457 numri i të shpërngulurve nga lufta. “Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar🙏 #KrenarpërShqipërinë🇦🇱”, shkruan Rama.
Shuhet në moshën 73-vjeçare ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha. Lajmi është bërë me dije nga djali i tij, Visar Berisha përmes një postimi në ‘Facebook’, ndërsa bën me dije se ai ndërroi jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Kolë Berisha ishte Kryetar i Kuvendit të Kosovës nga marsi 2006 deri në 2007, gjithashtu edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte gjithashtu edhe i burgosur politik, e ish anëtar i ekipit negociator për zgjidhjen e statusit të Kosovës. “Sot herët në mëngjes na la Kolë shoqi! Mas një sëmundje të randë e kahemotshme, i mësuem mos m’u…
Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë një shtetas të shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës. Interpol njofton se është ekstraduar 44-vjeçari F. M., banues në Tepelenë, i akuzuar për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Njoftimi i plotë: Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar F. M., 44 vjeç, banues në Tepelenë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Si rezultat i…
Ditën e enjte datë 2 shtator, Partia Socialiste mbledh Asamblenë në Pallatin e Kongreseve. Sipas burimeve të Tirananews.al , mësohet se kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të shpallë emrat e kabinetit të ri qeveritar “Rama 3”. ‘Ju njoftojmë se ditën e Enjte, datë 2 Shtator 2021, ora 10.00, do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë në Pallatin e Kongreseve Tiranë. Rendi i Ditës së kësaj mbledhje do të njoftohet nesër. Lutemi merrni masat për pjesëmarrjen e domosdoshme në këtë mbledhje!’- shkruan Taulant Balla.
Zbardhen detaje të reja nga aksioni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Sarandë. Gjatë aksionit, FNSH ka arrestuar 41-vjeçarin Romeo Laze, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin Barjam Çapoku, 26 vjeç. Por, kush është i arrestuari? 41-vjeçari Romeo Laze rezulton i dënuar më parë për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”.Ai është pronar i një lavazhoje, si dhe i garazhit, ku përpunohej kokaina e më pas shitej në Sarandë e Ksamil. Laze u arrestua duke shpërndarë sasinë më të madhe të kokainës të kapur ndonjëherë në Sarandë. Kujtojmë se brenda 3 muajsh Policia e Sarandës ka goditur 2…
6 vite iu deshën Hysaj të shënonte golin e parë në Serie A, ndërsa me Lazion i mjaftuan vetëm dy ndeshje për të gjetur golin me fanellën e kaltër, i dyti në karrierë në elitën e futbollit italian. Pas një fillim aventure të tmerrshme, ku “bella ciao” për pak i shkatërroi transferimin e tij në kryeqytet, Hysaj përshëndet tifozët lacial me gol për katalog, një vertikalizim prej bomberi dhe një finalizim i bukur. Një gol me dedikim të veçante, ku me sa duket bashkëshortja e tij është në një pritje të ëmbël.Lazio vijon rrugëtim perfekt në këtë fillim sezoni në…
Grupi terrorist ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë jashtë aeroportit të Kabulit, i cili vrau 13 trupa amerikane dhe më shumë se 90 afganë. Shefja e korrespondentes ndërkombëtare të CNN Clarissa Ward ka intervistuar një udhëheqës të ISIS-K i cili pretendon se kishte nën komandën e tij deri në 600 burra. I pyetur nga gazetarja nëse do të ndërmarri sulme jashtë Afganistanit, ai thotë se nuk mund të flasë për këtë. Ndërkohë që shprehet se largimi i trupave amerikanë do të lehtësojë punën e tyre. “Largimi i trupave amerikanë dhe ardhja në pushtet e talebanëve do të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi, ku modelja e njohur Marina Lebedeva ka humbur jetën në një sallë operacioni, ku do të operonte hundën. Mediat e huaja bëjnë me dije se modelja ka ndërruar jetë në sallën e operacionit. 31-vjeçarja kishte një rritje temperature dhe se trupi i saj po reagonte keq ndaj anestezisë. Klinika private kishte thirrur një ambulancë sapo kuptuan se diçka nuk po shkonte, por ishte tepër vonë pasi modelja kishte ndërruar jetë. Një video e regjistruar gjatë operaciont do të merret si dëshmi, në lidhje me ngjarjen, shkruan “akahinews”. “Jemi të tronditur, kjo ndodh…
Erdogan po qëndron për një vizitë një ditore në Mal të Zi pasi qëndroi në shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës. I pari i shtetit turk është takuar edhe zëvendëskryeministrin, Dritan Abazoviç, i cili e kishte mikpritur në Aeroportin e Podgoricës. Erdogan tha se ai shpresonte që Turqia-Mali i Zi të kapërcejë krizën tregtare të shkaktuar nga pandemia. “250 milionë dollarë janë qëllimi kur bëhet fjalë për tregtinë, të cilën ne e përcaktuam në takim dhe mbi të cilin do të vazhdojmë të punojmë. Sektori privat turk ekziston në Mal të Zi dhe vendi ynë është në dhjetë vendet e para…
Policia jep detaje nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Sarandë nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Policia njofton se gjatë aksionit FNSH ka arrestuar 41-vjeçarin Romeo Laze, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë. Gjithashtu, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë sekuestruar 1 kg e 255 gram kokainë , 1 armë gjahu, 1 shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, tre peshore elektronike, 6 mjete të ndryshme, 4 targa atuomjetesh dhe sende të tjera të kundraligjshme. Njoftimi i plotë: Sarandë/Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e…