Author: tirana

Pas titullit kampion, Teuta merr trofeun e radhës në futbollin shqiptar. Durrsakët mposhtën 2-0 Vllazninë (fituesen e Kupës) dhe marrin Superkupën e Shqipërisë, që është trofeu i parë sezonal. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes. Ishte Aleksi që shënoi i pari në 57’, duke i dhënë frymëmarrje skuadrës së tij. Më pas ishte radha e Grudës, që cliron plotësisht të tijtë. Teuta menaxhon shumë ndeshjen, madje në fund ka edhe një gol të tretë. Plaku vulosi triumfin 3-0 në 93’. Për herë të parë në këtë ndeshje u aplikua sistemi VAR në Shqipëri, teksa Vllaznisë…

Read More

Paulin Gjomarkaj, është 38-vjeçari i cili humbi jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas policisë, Gjomarkaj ka humbur kontrollin e makinës si pasojë e shpejtësisë gjatë një parakalimi, duke dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e jashtëm të një banese. Së bashku me 38-vjeçarin, pasagjer në mjet ishte dhe 27-vjeçari Nikolli Gjini, i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Read More

Vijon puna për ndërtimin e terreneve të reja sportive në bashkinë e Matit. Pas përfundimit të terreneve në shkollën e mesme “28 Nëntori” po punohet intensivisht në shkollën 9 vjeçare “Mustafa Gjestila” Burrel.Në një postim të kryetarit të bashkisë Mat Agron Malaj thuhet: “Vijon puna për ndërtimin e dy fushave sportive tek Shkolla “Mustafa Gjestila”. Ambientet sportive janë një komponent i rëndësishëm për rritjen dhe edukimin e fëmijëve tanë!Faleminderit Save the children !” Malaj është shprehur se terrene të tilla do tē ndërtohen në të gjitha njësitë administrative të bashkisë Mat.

Read More

Prania e variantit “Delta” ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve të reja dhe viktimave në të gjithë botën, por vendi më i prekur është Kosova. Nga të dhënat e Universitetit Johns Hopkins rezulton se Kosova është vendi me vdekshmërinë më të lartë, bazuar në shifrat e jetëve të humbura të kësaj jave. Nga data 20 deri më 26 gusht, në Kosovë kanë humbur jetën 85 persona si pasojë e koronavirusit. Për shkak të shifrave, qeveria e Kosovës vendosi të riktheje kufizimet e lëvizjes dhe të shtyje hapjen e shkollave. Mësimi do nisë më 13 shtator, ndërsa nga ora 22 deri…

Read More

Deputeti socialist, Xhemal Qefalia ka zbuluar për ndjekësit në rrjetet sociale një nga pasionet e tij të hershme. Bëhet fjalë për motorrin, një mjet, që siç duket dhe nga fotot e publikuara nga vetë deputeti e ka shoqëruar për vite me radhë në udhëtimet e pushimet e tij. “Pasioni që nuk venitet kurrë!” shkruan Qefalia krahas fotove të publikuara në facebook.

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se më 3 shtator do të vizitojë Italinë. Rama në një intervistë për Huffington Post.it thotë se do të jetë në Otranto për të falënderuar pritjen vëllazërore të italianëve për shqiptarëve 30 vite më parë. Sipas tij, ai shembull bujarie duhet të frymëzojë botën edhe sot mbi mikpritjen dhe emigracionin. PYETJA: Ky muaj ishte 30 vjetori i zbarkimit të 20,000 shqiptarëve në anijen e Vlorës në Bari, një kujtim që është ende shumë i gjallë në Itali, si u përjetua në Shqipëri? EDI RAMA: Unë do të jem në Otranto më 3 shtator…

Read More

Kryeministri Edi Rama u shpreh në një intervistë për Huffington Post se hapja e dyerve për refugjatët afganë është gjëja më natyrale. “Të hapësh dyert kur nga ana tjetër është dikush që kërkon ndihmë është gjëja më e natyrshme”, u shpreh ai, duke shtuar se e di që kjo mund t’u duket patetike atyre që e mendojnë ndryshe, por për fat shumicës së shqiptarëve kjo u tingëllon e natyrshme. “Jemi vendi i vetëm europian që kishte më shumë hebrenj në fund të Luftës së Dytë Botërore sesa përpara luftës, pasi për shqiptarët nuk kishte gjë që i çnderonte më shumë…

Read More

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Astir të Tiranës. BalkanWeb mëson se një kamion ka përplasur një të mitur 14 vjeç. E mitura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Read More

Gjatë natës së kaluar në vendin tonë mbërritën 2 avionë me 154 qytetarë afganë, të cilët janë strehuar në konviktet e Qytetit Studenti në Tiranë. Mes tyre ishte edhe gazetari Nexhip Jasin, i cili tregon se situata në Kabul ishte e tmerrshme, teksa thotë se nuk ka në plan që të qëndrojë gjatë në Shqipëri. “Profesioni im në Afganistan ishte gazetar. Situata në Kabul është shumë e keqe. Kjo është dita ime e parë për mua dhe kolegët e mi. Plani është që të qëndrojmë këtu disa ditë dhe më pas të vazhdojmë në një vend tjetër”, u shpreh ai.…

Read More

Në një intervistë për shtypin gjerman, virologu Shtyr shpjegon mekanizmin se si deri në verën e ardhshme, infektimet me Covid-19 në Gjermani do të kthehen në normalitet. “Në Gjermani, situata po lehtësohet pasi ka gjithnjë e më pak të pavaksinuar ose që nuk e kanë kaluar infektimin. Pas këtij dimri, kjo kategori do të jetë në kuotat 5-10%. Në nisje të vitit tjetër, do të shohim një lehtësim drastik të situatës. Më pas pandemia do të ketë kaluar”. Për vendet me ritme të ulëta vaksinimi, Shtyr parashikon një fund pandemie me më tepër dëme. “Që tani në vendet me nivele…

Read More

Gruaja e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita përflitet se i është futur botës së televizionit. Top Channel shkruan se moderatori Edi Manushi në sezonin e ardhshëm do të sjellë një format të ri me një nga motrat Muçaj-Haradinaj. Një foto e Anita Haradinajt dhe Manushin i ka bërë të gjithë të mendojnë se të dy do të jenë bashkë-prezantues në programin me emrin “VIP Dado” që do të transmetohet në Top-Channel. “VIP Dado” në sezonin e parë do të sjellë nga java në javë personazhe të ndryshme VIP në rolin e kujdestarëve të fëmijëve, duke e bërë një emision…

Read More

Greqia po përballet me një situatë të rëndë të Covid-19. Sipas autoriteteve vendase, në shtetin fqinj gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 35 pacientë. Ndërkohë janë regjistruar 3 mijë e 64 raste të reja infektimi në 24 orët e fundit. Atika është zona me më shumë infektime, përkatësisht me 730 raste, pasuar nga Selaniku 343, Kreta 201 dhe Akaia 143. Shumë vende të rajonit po u rikthehen masave shtrënguese për të frenuar përhapjen e covid-19.

Read More