Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi vendosnin baste sportive nëpërmjet celularëve. Autorët nga Sukthi kishin një ambient për PlayStation ku organizonin dhe aktivitetin tjetër të paligjshëm. Tashmë materialet për 22-vjeçarin E.S, dhe 20-vjeçarin E.M, janë referuar në Prokurorinë e Durrësit. NJOFTIMI NGA POLICIA Durrës Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, të cilët nëpërmjet aparateve të tyre celular, organizonin aktivitetin e lotarive të palejuara të basteve sportive. Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë goditur një rast…
Author: tirana
Dy të rinj shqiparë janë arrestuar si autorë të një grabitjeje në banesën e një të moshuari në Halkidiki të Greqisë. Njëri 23-vjeç dhe tjetri 26-vjeç, dy të rinjtë në bashkëpunim grabitën e banesën e 76-vjeçarit duke hyrë nga dritarja ose dera e pasiguruar. Ata gjithashtu dhunuan të moshuarin i cili ka denoncuar se shqiptarët i kanë marrë 1 mijë e 340 euro. Disa orë më vonë shqiptarët u kapën dhe tashmë duhet të përballen me drejtësinë greke.
Drejtuesit e automjeteve në Shqipëri vijojnë të shkelin rregullat e qarkullimit duke vozitur me shpejtësi shumë të lartë. Nga Tirana, në Prrenjas, Kavajë, Fier e Lezhë, Policia ka intensifikuar kontrollet nisur dhe nga fluksi drejt zonave bregdetare në fundjavë dhe duke vendosur vetëm për shpejtësi të lartë 261 gjoba dhe 39 leje drejtimi të pezulluara. Po ashtu 312 masa u vendosën për parakalime të gabuara dhe 221 masa të tjera për përdorim të aparatit celular, 87 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse ndërsa janë arrestuar 9 drejtues nga të cilët, 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për…
Një ndër vendet pritëse të afganëve do të jetë edhe Kosova, e cila mbrëmjen e sotme do të presë rreth 100 refugjatë afganë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas mediave të Kosovës grupi i refugjatëve afganë pritet të akomodohen në kampin ushtarak Bondsteel, në afërsi të Ferizajt, kamp i cili është përgatitur për të pritur rreth 2500 refugjatë. Edhe në vendin tonë kanë arritur tre grupe me refugjatë afganë. Numri total i refugjatëve që kanë arritur deri më tani në Shqipëri është 275 dhe sipas kryeministri të vendit pritet të vijnë deri më 4 mijë persona.
Studiuesit e shëndetit në Universitetin e Miçiganit kanë zbuluar se ngrënia e një hot-dogu mund t’ju shkurtojë jetën për 36 minuta. Në studimin e tyre, të botuar këtë muaj në revistën Nature Food, studiuesit shikuan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minuta të jetës së shëndetshme të fituar ose të humbur. Dëshiron të maksimizosh fuqinë tënde mashkullore? Provo këtë “Ne donim të bënim një vlerësim të bazuar në shëndetin e ndikimeve të dobishme dhe të dëmshme të ushqimit në të gjithë dietën”, tha Olivier Jolliet, profesor i shkencave të shëndetit mjedisor në universitet dhe autor…
Një vajzë e re në Greqi ka tentuar të marrin vendimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një spitali.Mësohet se 34-vjeçarja u përpoq t’i japë fund jetës duke u hedhur mëngjesin e sotëm nga kati i parë i klinikës covid në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patras, ku po trajtohej. Sipas informacioneve rreth orës 05:00 të mëngjesit, vajza ishte në repart me dy pacientë të tjerë femra, të cilët sapo kuptuan se çfarë kishte ndodhur, njoftuan menjëherë infermierët. 34-vjeçarja me origjinë nga Aigio , ishte diagnostikuar me koronavirus dhe ishte shtruar në spital 15…
Rast unik e kanë konsideruar gjinekologët në Kosovë ardhjen në jetë të një foshnjeje që peshon 6.5 kilogram. Fëmija ka lindur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Me asistimin e gjinekologëve, anestezistëve dhe mamisë, bebja ka lindur shëndoshë e mirë. Ai është fëmija i tretë në familjen e një 30-vjeçareje nga Drenasi. Nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.
Nga Paul Ricard & Françoise Kadri Ndërsa varianti Delta vazhdon përhapjen e tij globale, ekspertët po pyesin nëse ende i arritshëm synimi i tentuar prej kohësh për arritjen e imunitetit të tufës ndaj Covid-19 përmes vaksinimit. Imuniteti i tufës, arrihet kur një prag i caktuar i popullsisë globale ose është vaksinuar kundër një patogjeni, ose është shëruar nga infeksioni. Por nëse kjo gjë është apo jo e arritshme ndaj Covid-19, me shfaqjen e rregullt të shtameve më infektive, ky është objekt i debatit midis ekspertëve. “Nëse pyetja është: A do të na lejojë vetëm vaksinimi që ta zbutim dhe vëmë…
Dashi Keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe rreziku është i madh që nuk do të jeni në gjendje që të vendosni e të përfundoni duke mos bërë asgjë. Mos e lejoni këtë, identifikoni prioritetin numër një dhe përkushtojuni 100 përqind. Demi Mos prisnin që gjërat të shkojnë vaj gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë është e nevojshme që të përqendroheni për t’i dhënë drejtim çështjeve të caktuara. Hëna e re do t’ju sjellë nesër një surprizë tejet të këndshme. Binjakët Sa mirë e njihni dikë? E njihni aq shumë sa t’i besoni paratë tuaja? Apo jetën tuaj? Nëse besimi nuk është aq i…
Finalizohet operacioni policor i koduar “Ullishtja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa në pranga ranë në pranga 4 persona. Burime zyrtare bënë me dije se janë sekuestruar 35 kilogramë lëndë narkotike kannabis sativa dhe municion luftarak. NJOFTIMI I POLICISE -Në kuadër të Operaciont nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Aleksander Makaj, 51 vjeç, banues në Fshatin Mosel, Reç, Njësia Administrative Shkrel, Bashkia Malësi e Madhe, pasi gjatë kontrollit në afërsi të banesës së tij janë gjetur të kultivuara bimë narkotike si dhe në…
Forcat xheniere kanë kryer një operacion këtë të shtunë në Durrës, ku kanë tërhequr disa predha të vjetëra. Procesi i tërheqjes së predhave është kryer me kujdes pasi nuk dihet sa është mundësia që ata të shpërthejnë papritur, pasi që janë të vjetra dhe të ndryshkura. Ato janë larguar nga zona ku u gjetën pasi kishin rrezik të madh për jetën e qytetarëve.
Sapo mbaroi koncertet, Ledri Vula ju bashkua partneres së tij, Sarës dhe vogëlushes, Poem Blu për disa ditë pushime. E gjithë familja Vula pushoi në brigjet e jugut dhe kohën e kaluar së bashku e kanë shijuar në maksimum. Reperi ka publikuar ditën e sotme disa imazhe shumë të ëmbla me të bijën dhe ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë prindërit. “Në fund, fëmijët nuk do të mbajnë mend atë lodrën e shtrenjtë që ju bleve, por të do të mbajnë mend kohën që kalove me ta”, shkruan Ledri përkrah postimit. View this post on Instagram…