Author: tirana

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur procesin e vaksinimit në Poliklinikën Qendrore, një nga 4 poliklinikat e Tiranës, ku po kryhet vaksinimi anticovid, krahas qendrave shëndetësore dhe pikave të vaksinimit të përqëndruar. “Fokusi është tek vaksinimi i çdo qytetari +18 vjeç. Ndaj ne jemi duke krijuar mundësinë që edhe në ato pika të ofrimit të kujdesit shëndetësor siç janë poliklinikat, tashmë të kemi hapur pikat tona të vaksinimit. Ky është një shembull, edhe këtu në poliklinikën qendrore, siç e njohim të gjithë, ku çdo qytetar mund të vijë dhe të kryejë vaksinën. Mjafton të ketë kartën…

Read More

Pika e kalimit kufitar në Kapshticë po përballet me fluks emigrantësh në dalje. Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se në 24 orët e fundit kanë hyrë 1898 qytetarë dhe kanë dalë 2746 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Ndërkohë, në pikën e Qafë-Thanës, kanë hyrë 4193 dhe kanë dalë 3318 shtetas të huaj dhe shqiptarë. Të shumtë kanë qenë shqiptarët, por edhe të huajt që kanë zgjedhur që të kalojnë pushimet në vendin tonë.

Read More

Kryeministri Edi Rama shtroi të premten një darkë me deputetët që sapo mbyllën mandatin dhe me ata që do ta nisin në muajin shtator nga Parlamenti. Menjëherë pas fjalës së tij, në ambientet e Pallatit të Brigadave, kreu i qeverisë ka dashur të krijojë një klimë familjare mes deputetëve, edhe pas mesazheve se ata që nuk do të jenë me deputetë, do të jenë pjesë e punëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e ardhshme, por dhe pjesë e ekzekutivit në nivel qendror dhe rajonal. Në menynë që ishte vendosur në çdo tavolinë, me bazë peshku, nuk mungonin prodhimet e egra…

Read More

olicia e Shkodrës ka dalë me një njoftim në lidhje me plagosjen me armë zjarri që ka ndodhur ditën e sotme. Mësohet se i moshuari me inicialet Z.P ka mbërritur në spital i plagosur. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. NJOFTIMI Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al Më datë 28.08.2021, ka shkuar në spital për ndihmë mjeksore, shtetasi Z. P. 72 vjeç, banues në Shllak, Shkodër, pasi në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë gjahu në krah, jashtë rrezikut për jetën Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave…

Read More

Një 72-vjeçar është paraqitur në spitalin e Shkodrës i plagosur në krah. I moshuari i cili është banues në Shllak të Shkodrës është qëlluar me armë gjahu. Ai është plagosur në rrethana ende të paqarta. Mësohet se i moshuari është jashtë rrezikut për jetën. Policia po vijon hetimet për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

Read More

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesnatën e kaluar, ku kreut të Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës iu vendos tritol në makinë, ndërsa është arrestuar vëllai i tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në fshatin Dushaj në lagjja “Kodra e Danit”. Mjeti tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit Elton Debreshi, ishte parkuar në banesën e këtij të fundit. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi A. Debreshi, 29 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim…

Read More

Shqipëria do të luajë kundër Polonisë me 2 shtator për kualifikueset e botërorit. Por trajneri i kuqezinjëve, Edi Reja ende nuk e ka shpallur listën me lojtarët e grumbulluar. Këtë gjë pritet ta bëjë në fundjavë. Për shkak të pandemisë Reja nuk do zhvillojë një konferencë për shtyp dhe nuk do vijë në vendin tonë. Trajneri i Shqipërisë duhet të jetë i kënaqur me sulmin kuqezi pasi sulmuesit kanë qenë në formë. Sokol Cikalleshi, Armando Broja, Rey Manaj apo Myrto Uzuni kanë treguar formë mjaft të mirë në kampionatet respektive duke shënuar gola.

Read More

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se përgatiste kokainë në doza të vogla dhe i shiste në qytetin e Beratit. Ardit Bajrami iu gjet peshorja elektronike, me të cilët peshonte qeset e drogës, disa doza kokaine si dhe një shumë parash, që dyshohet se ai e ka fituar nga sitja e drogës. 33-vjeçari do të hetohet nga Prokuroria e Beratit për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Njoftimi i policisë: Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Bie në prangat e Policisë 33-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë. Sekuestrohet lëndë narkotike…

Read More

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Flutura Açka, nëpërmjet një shkrimi të bërë në rrjetet sociale, shkruan se e ka ndjekur me trishtim skizmën psikike që ka ndodhur pasi Mark Marku bëri publik vendimin e tij. Flutura Açka i ka dalë në mbrojtje Mark Markut për vendimin që mori për tu dorëhequr nga mandati. SHKRIMI: Poplat mbi Markun i ruani për bishën “Nëse unë dhe bota nuk shkojmë mirë, botës i duhet të ndryshojë”, thotë një shprehje që shpesh më ndihmon të pranoj, se kur them një fjalë a bëj një veprim për të cilët jam e bindur se kam…

Read More

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka pritur në ambientet e Ministrisë atleten Luiza Gega, pas përfaqësimit në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”. Ndërsa e konsidero një nga diamantet e sportit tonë elitar, Kushi thotë se Gega është një ndër emrat që vijon të shkëlqejë dhe ka arritur rezultate të larta, duke ngritur flamurin shqiptar në gara ndërkombëtare. Sipas Kushit, shembulli i saj ka bërë që qindra vajza të motivohen dhe të ndjekin rrugën e suksesit të Luizës. Në takimin e tyre janë diskutuar sfidat e sportit në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes së sportistëve elitarë. “Pas përfaqësimit dinjitoz në…

Read More

3 persona janë arrestuar si autorët të disa vjedhjeve në Lushnje duke bërë kërdinë në banesat e qytetarëve, por sulmit të tyre nuk i kanë shpëtuar as bizneset. Në pranga ranë Niko Zaimi, 36 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, Erion Kondi, 40 vjeç dhe Klaudjo Myrtja, 27 vjeç, të tre banues në Fier. Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm ata kanë grabitur 2 bizneset dhe një banesë. Konkretisht në lagjen “Kadri Qystri” kanë vjedhur dy biznese në pronësi të D. Sh. dhe biznesin në pronësi të A. S., ndërsa në lagjen “Loni Dhamo” kanë vjedhur banesën e N. K.…

Read More

Policia Rrugore ka ushtruar pergjate ketyre 5 neteve kontrolle në hyrje dhe dalje të Tiranës, ku ka konstatuar disa raste shkelje te rregullave te qarkullimit. Burime zyrtare bënë me dije se janë monitoruar me radar konkretisht akset në Vorë, tek Tegu, Bërzhitë dhe në Ibë ku janë konstatuar mjete që lëvizin me shpejtësi deri në 155 km/h si dhe drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon. NJOFTIMI I POLICISE ➡️ Si rezultat i monitorimit janë konstatuar 38 raste të shpejtësisë tej normave të lejuara që varionin nga 133 km/h deri ne 155 km/h. ➡️ Gjithashtu u konstatuan…

Read More