Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonën e Alpeve shqiptare duke rrezikuar shira të pakët gjatë mesditës. Por, sipas Meteoalb, pas mesditës parashikohet përmirësim i kushteve të motit në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të dominojnë zonat bregdetare ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit. Temperaturat e ajrit rriten me 2 gradë në mëngjes por rritje të lehtë sjellin orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 31°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Jugor…
Author: tirana
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka qenë gjatë natës në Rinas ku iu ka uruar mirëseardhjen në vendin tonë qytetarëve afganë, që u detyruan të linin atdheun pasi talebanët morën në dorë pushtetin e tyre. Në një video të postuar nga kryeministri Edi Rama në faqen e tij zyrtare të ‘Facebook’ shihet se si ambasadorja ngjitet në bordin e avionit brenda të cilit ishin 60 afganë, ndërsa ka bërë prezantimin e saj përmes telefonit. Ajo theksoi se këta qytetarë do të ndihmoheshin, ndërkohë që ishte në shoqërinë e ministres Olta Xhaçka. “Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në…
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në të gdhirë një grup afganësh që mbërritën në vendin tonë. Në shoqërinë e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim dhe Olta Xhaçkës, kreu i qeverisë priti 60 qytetarë të shpëtuar nga Afganistani, i cili ra në dorë të regjimit të talebanëve. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kryeministri thekson se deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq. MESAZHI I RAMES MIRËMËNGJES PA U GDHIRË 😊 dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile,…
Një pjesë e demokratëve nuk e kanë kapërdirë dorëzimin e mandatit të deputetit nga Mark Marku dhe largimin nga strukturat e tjera të PD-së pas kritikave të forta për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin Lulzim Basha. Mea kritikëve është edhe Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi”, i cili ka replikuar në postimin e Mark Markut në Facebook duke u revoltuar, pasi sipas tij është dorëzuar para Ramës.
Ka mbërritur në Rinas avioni i dytë me 95 qytetarë afganë, të cilët do të strehohen në Qytetin Studenti në Tiranë. Pak më vonë pritet që në aeroportin e Rinasit të ulet edhe një avion tjetër të cilët do të priten nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka. Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të sotëm erdhi avioni i parë me 121 afganë, të cilët u strehuan në Durrës, ndërkohë që pasdite ata i vizitoi edhe kryeministri Edi Rama.
Reperja e njohur, Rihanna dhe i dashuri i saj Asap Rocky duket se po i përkushtohen shumë njëri tjetrit kohët e fundit edhe pse nuk dihet nëse kanë plan të bëjnë fejesë apo jo. Një burim i afërt i tyri konfirmoi se Rocy ka shumë dëshirë që mes tyrë tashmë të ketë diçka zyrtare si fejesë. Të dy janë shumë të dashuruarme njëri tjetrin dhe Rihanna është shumë romantike sipas tij. “Këta të dy janë aq të çmendur në dashuri, dhe është e vërtetë se ka shumë zhurmë në rrethin e tyre rreth një fejese të mundshme. Duke iu referuar…
Liverpooli dhe Chelsea janë gati për t’u përballur mes tyre në super-duelin e kësaj të shtune që rezervon Premier League. Në konferencën e zakonshme për shtyp përpara ndeshjes, trajneri i “The Reds”, Jurgen Klopp vlerësoi maksimalisht kundërshtarin gjithashtu dhe blerjen e fundit të “Bluve” të Londrës, Romelu Lukaku “Është një nga ato ndeshje që nëse nuk do të isha i përfshirë, do ta shikoja dhe do të kënaqesha pafund me atë së çfarë do të jepnin skuadrat në fushën e blertë . Është një ndeshje që dhe publiku do ta shijojë. Chelsea po kalon një moment shumë të mirë, pasi…
Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka identifikuar 5 sfidat e opozitës para hyrjes në parlamentin e ri të shtatorit. Kadilli thotë se realiteti politik i sotëm është vetëm lojë pushteti dhe asgjë përveç një përballje force. Ai kërkon që PD të sfidojë sundimin dhe në radhë të parë rrënjët e vetë dhe të rikthejë veten dhe politikën. Për Kadillin, PD mund të mos jetë fituese në zgjedhjet e ardhshme, por duke fituar këto sfida kthehet në jetë. STATUSI NGA FATBARDH KADILLI Pesë sfida që rikthejnë opozitën Në Manifestin për Ringritjen e PD kam identifikuar thjeshtë, qartë dhe konkretisht…
Ministria e Jashtme ka njoftuar se mbrëmjen e sotme pritet të vijnë dhe dy avionë me afganë. “Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Turqia i a ndaluar të gjitha evakuimet nga Afganistani me kthimin e shumicës dërmuese të ushtarëve në vend. The Guardian shkruan se Presidenti i Turqisë Rexhep tajip Erdogan la një pjesë të ushtarëve në Kabul për të vazhduar me kontrollimin e aeroportit. Në lidhje me ISIS, Erdogan u shpreh se është e paqartë ende se si do të vazhdojë konflikti mes talebanëve dhe Shtetit Islamik. “Ne bëmë atë për të cilën ishim përgjegjës dhe që nga sonte, i gjithë personeli ynë atje është tërhequr. Do të mbetet vetëm një grup i vogël teknik,” tha Biden.
Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Rama duke e siguruar se beteja e demokratëve dhe shqiptarëve nuk është kundër PS. Basha thotë se shqiptarët i dinë dështime e qeverinë dhe përballë regjimit detyra qytetare është bashkimi dhe puna për kthimin e demokracisë e legjitimitetit në Shqipëri. Ai siguron se platforma qytetarë për demokracinë do të bëjë bashkë të gjitha forcat e gjalla të shoqërisë që e duan ndryshimin dhe kërkojnë të shpëtojnë vendin. STATUSI NGA LULZIM BASHA Beteja jonë dhe e shoqërisë shqiptare nuk është kundër Partisë Socialiste, por kundër pakicës së korruptuar që ka kapur shtetin…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar indirekt me Sali Berishën duke e cilësuar si dhëmballë të prishur të PD. Rama thotë se Berisha i prish gjithë fytyrën PD dhe për sa kohë të jetë ai në parti, PD do të jetë e pavotueshme. Gjithsesi kryeministri thekson se kjo nuk është arsye për t’u marrë me Berishën apo për të gëzuar për shpërfytyrimin e PD prej tij. ”PD do të vijë me dhëmballë të prishur, as nuk ka kurajo ta shkulë, as vullnet ta shqetësojë. Nuk është arsye për tu marrë me dhëmballën e saj, as për të gëzuar për…