Një person është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin ditën e sotme. 23-vjeçari konsiderohej i humbur prej 4 ditësh në Librazhd, pasi ishte larguar nga shtëpia në drejtim të paditur. Në trupin e tij nuk u gjetën shenja dhune dhe as shenja përleshjeje, ndërkohë që sipas familjarëve 23-vjeçari me iniciale A.K vuante nga sëmundja e epilepsisë. Njoftimi i policisë: Librazhd/ Informacion paraprak Më datë 27.08.2021, rreth orës 19:00, në fshatin Hotolisht, Librazhd, në lumin Shkumbin është gjetur i mbytur pa shenja dhune shtetasi A.K., 23 vjeç, banues në fshatin Spathar, Librazhd i cili është larguar nga banesa më datë 23.08.2021.…
Author: tirana
Në fund të fjalimit të tij kryeministri bëri një falenderim të veçantë për kreun e Grupit Parlamentar Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali duke i konfirmuar sërish në detyrat e tyre në mandatin e tretë. “Sot është dita për të falenderuar të gjithë deputetet dhe deputetët, anëtarët e kryesisë së Grupit Parlamentar, drejtuesin Taulant Balla dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin. Taulanti ka drejtuar grupin me këmbëngulje të spikatur dhe Elisa ka qenë e përkushtuar duke përfaqësuar qeverinë me aftësi në debate parlamentare. Të dy kanë konfirmimin e tyre në detyrë në mandatin e…
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë socialistët, që të bëjnë kujdes, pasi do të përballen me drejtësinë për çdo shkelje dhe abuzim me shërbimet publike. Në takimin me deputetët e vjetër dhe të rinj, kreu i qeverisë iu drejtua të gjithëve, duke iu thënë ta ngulin mirë në kokë se ndërhyrjet në procese tenderash e vendimmarrje janë armiqësore me qëllimet e PS. Sipas Ramës, kushdo që të abuzojë, do të përballet me ligjin, pasi PS nuk do të jetë mburoja e askujt që cenon qëllimet dhe emrin e partisë për qëllimet e veta. “Duhet ta ngulni mirë në kokë…
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të vjetër parlamentar dhe atë që u zgjodh pas zgjedhjeve të 25 prillit u ka kërkuar të gjithëve të bëjnë një vështrim kritik nga vetja në mënyrë që të rritemi dhe forcohemi më shumë, Vërtetë kemi marrë një notë kaluese në zgjedhjet e 25 prillit si asjnëherë më pare, por sa më mirë akoma mund të kishim qeverisur? Sa ka peshuar në zgjedhjen e tyre mungesën e alternativës ndaj nesh? Sa ka qenë prania e deputetëve tonë dhe sa pozitive ishte marëdhënia e deputetëve me komunitetin? Sa e kanë ndikuar rezultatin tonë padrejtësitë,…
Fjalën në takimin me deputetët e rinj dhe të vjetër kryeministri Edi Rama e ka nisur duke thënë se askush sdo ta zërë vendin e Gramoz Rucit, duke theksuar se ai do të jetë në krahun e tij të djathtë. “Të dashur shokë shoqe kolegë dhe kolege. Tani që Gramozi sdo ta ketë më barrës që të mbajë fjalime para jush mësohuni që të dëgjoni më shumë nga unë adresimin shokë dhe shoqe. Uroj të keni kaluar pushime të mbara dhe të jeni kthyer me energji të reja për të nisur punën e madhe që kemi përpara në kthimin e…
Kryeminisri i Shqipërisë, Edi Rama ende pa nisur mandati i tretë ka sytë tek dy zgjedhjet e ardhshme. Ai thotë se PS tashmë do të punojë për të fituar zgjedhjet vendore të 2023 dhe parlamentaret e 2025. Po ashtu ai i ka hapur derën gjithë deputetëve të PS që nuk do të jenë më në parlament që të përfshihen në punët e qeverisë apo partisë. Kryeministri foli dhe për mandatine tretë, duke theksuar se do të jetë më i vështirë për rikonfirmimin e PS si forcë qeverisëse për 4 vitet që vijnë. ”Nuk do të jetë dhe këtë e them…
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili thotë se vala e re e pandemisë është tashmë fakt në Shqipëri. Sot u regjistruan 921 raste të reja me COVID-19, por për Vasilin janë mbi 2 mijë për shkak se Shqipëria bën shumë pak testime. Ai thekson se situatën po e precipiton mosveprimet e qeverisë ndërsa ka dhënë edhe 11 hapat që duhet të kthehen në masa për të përballuar pandeminë. STATUSI NGA PETRIT VASILI VALA E RE E PANDEMISE ESHTE TASHME FAKT I KRYER !!!! Jemi realisht ne nje vale te re shume serioze te Pandemise nga Covid- 19. Sot u vertetuan 921…
Dy britanikë dhe fëmija i një shtetasi tjetër po britanik, ishin mes personave që humbën jetën si pasojë e një sulmi kamikaz në hyrje të aeroportit të Kabulit. Mediat e huaja raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 170, përfshirë edhe 13 trupa amerikane, ndërsa ai i të plagosurve mbetet 150. Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab e quajti tragjedi faktin se ata u vranë nga terroristët frikacakë, ndërsa përpiqeshin të sillnin të dashurit e tyre në Mbretërinë e Bashkuar. “Unë u trishtova shumë kur mësova se dy shtetas britanikë dhe fëmija i një shtetasi tjetër u vranë nga sulmi…
Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë pasdite shtetasit afganë, që mbërritën në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe janë strehuar në “Prestige Resort”, në Durrës, si dhe në disa struktura të tjera hotelerie të qytetit bregdetar. Gjatë vizitës së tij te “Prestige Resort”, Rama ka zhvilluar diskutime me afganët e ardhur në vendin tonë, si dhe ju ka dhuruar fëmijëve disa lodra. Pjesë nga diskutimet: Afgania: Dua t’iu falënderoj për mikpritjen. E di që nuk është e lehtë të strehosh kaq shumë njerëz krejt papritur, por kolegët tuaj kanë bërë më të mirën. Rama: Kemi qenë…
Ekspertiza paraprake ka zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme në Qafë Muzinë, ku humbën jetën 5 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Sipas ekspertizës, “Land Roveri” i drejtuar nga 22 vjeçarja Rexhina Çelhaka i ka dalë përpara furgonit me pasagjerë që po ngjiste rrugën, duke bërë që furgoni të përfundonte në kanal dhe për pasojë të humbnin jetën 5 pasagjerë, përfshirë edhe drejtuesin e mjetit. Shoferi i furgonit Bardhi Prodo, çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari, 2 shtetas ukrainas, Tetiana Fediaieva dhe Olesandr Fediaieva janë viktimat e aksidentit, ndërkohë që të plagosura kanë mbetur…
Klubi i Manchester njofton se ka arritur marrëveshjen me Juventus dhe tani priten vetëm detajet e fundit. Më në fund përfundon dhe maratona e negociatave për transferimin e portugezit. Në fillim ishte PSG, më pas Manchester City, por United ka mposhtur konkurrencën e dy klubeve të drejtuara nga sheikë për të rikthyer Ronaldon aty ku u bë i famshëm, në ”Teatrin e Ëndrrave”. NJOFTIMI NGA MANCHESTER UNITED Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se klubi ka arritur marrëveshje me Juventusin për transferimin e Cristiano Ronaldos, në varësi të kushteve personale, vizës dhe mjekësisë. Cristiano,fitues pesë herë i Topit të…
Aktori i famshëm i Hollivudit, Tom Cruise, ka qenë pre e një ngjarjeje të shëmtuar. Gjatë xhirimeve në Birmingam për serinë e shtatë të “Mission:Impossible”, atij i është vjedhur makina e tij personale. Vetura e përdorur nga ylli i kinemasë ndodhej jashtë “Grand Hotel” dhe në të ndodheshin sende me vlerë që kushtonin mijëra paund. Makina luksoze, “BMV X7” u gjend më vonë në një zonë të afërt nga ajo ku ishte vjedhur. Ndërkohë, hetimet e policisë po vazhdojnë pasi po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të zbuluar autorin e ngjarjes.