Author: tirana

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, kanë mirëpritur në një ceremoni në “Europe House” në Tiranë, 19 studentët fitues të bursave Erasmus Mundus. Ministrja Kushi ka theksuar se këta të rinj janë një vlerë e shtuar për Shqipërinë sepse kthehen në vendin e tyre dhe japin kontribut të vyer në institucione, sjellin vizion dhe energji të reja për të cilat çdo vend ka nevojë. “Falënderoj për mbështetjen delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri me të cilët jemi vullnetplotë për të vijuar e forcuar bashkëpunimin veçanërisht në fushën e arsimit,” –…

Read More

Pas lënies së mandatit nga Mark Marku ka pasur reagime të shumta ku kanë komentuar vendimin e deputetit të Partisë Demokratike. Anëtari i Grupimit për PD, Ibsen Elezi ka paralajmëruar sot së pas dorëheqjes së Mark Markut nga mandati i deputetit, do të largohen edhe të tjerë emra.I ftuar në A2 CNN, Ibsen Elezi tha se të tjerë emra nga PD do ti bashkënngjiten profesor Markut, i cili ka mbajtur një qëndrim mjaft kritik ndaj mënyrës sesi po drejtohet PD. “Shumë emra do i bashkohen. Nuk them emra. Por besoj se do ketë shumë emra. Ashtu sic ka të korruptuar…

Read More

Dikur ka qenë ministër i Komunikimit në Afganistan, por sot shtetasi afgan Seed Sadaat punon si korrier në Gjermani. Ish-ministri afgan që u vendos në gjermani në shtator të viti të kaluar tregoi për Reuters, se në vendin e tij të origjinës është kritikuar shumë për punën e tij të re dhe kjo për shkak se ka shërbyer më parë për qeverinë afgane, detyrë të cilën e la në vitin 2018. Ai u shpreh se tashmë për atë një punë edhe thjesht një punë dhe asgjë më shumë. I veshur në uniformën e tij portokalli të punës dhe pranë biçikletës,…

Read More

Tronditëse është ajo që ka ndodhur në Itali. Mediat përtej Adriatikut shkruajnë se 20-vjeçarja Simona Cavallaro, është sulmuar nga një tufë qensh endacakë, teksa ishte duke shëtitur me disa shoqe të sajat në një zonë të pyllëzuar në Kalabri, të përshtatshëm për piknik. Vajza ishte future më në thellësi të bimësisë ku u sulmua nga qentë, e për pasojë, ka ndërruar jetë në vend. Policia dhe ambulance kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për fatin e vajzës. Të gjithë janë prekur nga kjo ngjarje e rëndë dhe madje, turistët e shumtë e qytetit të…

Read More

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka dedikuar një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të artistit shkodran, Kujtim Aliaj. Meta shkruan në “Fecbook”, se Aliaj ishte simboli i festivaleve të këngës për fëmijë, virtuoz dhe një edukator energjik e i palodhur. Ndër të tjera kreu i shtetit i shpreh ngushëllimet familjes së artistit. Postimi i presidentit Meta: I trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit të mirënjohur shkodran, Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija, simbolit të Festivaleve të Këngës për Fëmijë. Personalitet i shquar i muzikës shqiptare, dirigjent virtuoz, edukator energjik dhe mësues i palodhur i shumë…

Read More

Dielli braktisi zyrtarisht shenjën e Luanit dhe u zhvendos nga 22 gushti në shenjën e tokës të tokës të Virgjëreshës. Ky ndryshim diellor do të na shtyjë të sqarojmë veprimet tona kolektive pas periudhës së Luanit. Të gjithë do ta përjetojnë këtë atmosferë astrologjike ndryshe, megjithatë, më poshtë do të lexoni sesi sezoni i Virgjëreshës i vitit 2021 do të ndikojë në shenjën tuaj të Horoskopit: Dashi-Koha për tu organizuar! Përdorni energjinë praktike të epokës së Virgjëreshës për të rinovuar rutinën tuaj dhe sigurohuni që ajo punon për ju dhe mbështet mirëqenien tuaj. Vendosni në rregull rutinën tuaj të përditshme,…

Read More

Pesë mjeke të reja në specializim afatgjatë i janë shtuar ekipit të Infektivit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha sot se mjeket e reja i janë bashkuar spitalit Infektiv ku çdo ditë luftohet për të shpëtuar jetë, nga virusi i rrezikshëm. “Dr. Arjela Jani, dr. Elona Moçi, dr. Arjana Zerja, dr. Redona Rreshketa dhe dr. Jona Prendi, janë disa nga mjeket e reja në specializim afatgjatë, të cilat pa hezitim i janë bashkuar ekipit të Infektivit, ku çdo ditë luftohet për të shpëtuar jetë, nga virusi i rrezikshëm”, – tha Manastirliu. Prej gati një vit e gjysmë…

Read More

Moderatorja shqiptare, Almeda Abazi dhe partneri i saj turk, Tolghan Syisan kanë nisur pushimet në Shqipëri. Destinacioni i dyshes së dashur për publikun është Jugu i Shqipërisë. Almeda ka postuar disa foto në rrjete sociale ku shfaq bregdetin e Dhërmiut, e të njëjtën gjë ka bërë dhe Tolghan. Dyshja është mjaft e preferuar për thjeshtësinë dhe dashurinë që shprehin për njëri-tjetrit. Ata janë prindër të dy fëmijëve të mitur, një djalë e një vajzë.

Read More

Teksa mbi 100 persona humbën jetën nga sulmet kamikaze jashtë aeroportit të Kabulit, ambasada Amerikane në Tiranë ka ulur flamurin në gjysmë shtizë për të nderuar viktimat. Përmes një reagimi ambasada e SHBA pohon se sot ata vajtojnë për ushtarët amerikanë që u safrifikuan për të mbrojtur qytetarët si dhe për viktimat në radhët e popullit afgan, ku kishte dhe fëmijë. “Sot, flamuri në Ambasadë është i ulur në gjysmë shtizë, teksa vajtojmë amerikanët e ekipit të shërbimit, të cilët humbën jetët e tyre në sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul, ndërsa me vetëmohim përpiqeshin të shpëtonin jetët e të…

Read More

Harry Sanders, 23 vjeç nga Australia ka treguar se si i ka ndryshuar jeta në harkun kohor të 5 viteve. Kur ishte 17-vjeç ai ishte një i pastrehë, ndërsa tani, në moshën 23-vjeçare është themeluesi i një kompanie me vlerë 5.8 milionë funte. “Askush nuk kujdesej për mua. Prej një viti kam fjetur në rrugë dhe ndonjëherë pa ngrënë. Sot kur i kujtoj ato vite më duken si shumë të largëta”, ka thënë Sanders. Aftësia që ai kishte me teknologjinë i ndryshoi jetën. Sanders, krijoi një program që funksiononte si motor kërkimi në internet, e prej saj arrin të fitojë…

Read More

Një sasi rekord prej 1 ton kokainë është zbuluar gjatë ditës së sotme në Mal të Zi, e ndarë në 1,205 pako, mbi të cilat shkruhej “COVID”. Trafikantët ranë në “kurthin” e efektivëve të anti-drogës dhe të punonjësve të doganëve, duke bërë të mundur edhe çuarjen në pranga të dy personave. Droga po transportohej me kamionin me targa PG-353GA e ngarkuar me banane dhe ajo “doli e pastër” nga kontrolli, mirëpo e gjitha kjo ishte një skemë për të rënë në duart e trafikantëve. Kamioni u la i lirë që të vijonte destinacionin e tij final, i cili nga sa…

Read More