Author: tirana

30% e individëve që kanë përdorur internetin në vend në 2018-n e kanë bërë këtë për të luajtur apo për të shkarkuar lojëra, afër mesatares europiane prej 34%, sipas një raporti të fundit të Eurostat për argëtimin online për vendet e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor. Në krahasim me vendet e tjera Shqipëria renditet e 23-a, nga 33 shtete. Shtetasit e Kosovës janë më të prirur që të shpenzojnë kohë në internet duke luajtur, në raport me gjithë shtetet e tjera të rajonit. Po sipas Eurostat, në vitin 2020, ata renditeshin të shtatët në Europë, pas Islandës, me 40% të…

Read More

Njësia operacionale e Tiranës dhe ajo e Vlorës zhvilluan ditën e djeshme një aksion blic anti-kanabis në Vlorë. Ky operacion, kishte si synim kapjen e personave që dyshohet se janë të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike. Për pasojë janë ndaluar disa persona. Po ashtu janë asgjësuar disa bimë narkotike, ndërsa ende nuk bëhen me dije detaje të tjera. Pritet që ky operacion të bëhet publik nga Policia e Vlorës dhe të zbulohen më shumë detaje rreth arrestimeve të bëra.

Read More

Në 24 orët e fundit në Kubë 96 persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19). Ministria e Shëndetësisë e Kubës njoftoi se me vdekjen e 96 personave në ditën e fundit numri i përgjithshëm i viktimave në vend shkoi në 4.806. Gjithashtu me zbulimin e 8.637 rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 611.163 dhe numri i të shëruarve në 555.370. Pretendohet se kohët e fundit sistemi shëndetësor i Kubës ka filluar të ketë probleme për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve…

Read More

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase, duke drejtuar mjetin “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit, shtetasi B. P., banues së Sarandë, pasagjerët F. K., 77 vjeç, D. K., 72 vjeçe,T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrainë. Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G.…

Read More

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun e Lezhës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama, ndërsa shpërthen në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre. Mark Marku i cili doli deputet në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 Prillit teksa njofton lënien e mandatit të deputetit, shkruan se nuk…

Read More

Personi që shihni në foto është Sokol Çelaj, 58-vjeçari që mbrëmë iu bë atentat fare pranë shtëpisë në fshatin Reç të Malësisë së Madhe. Ai ishte duke shkuar me gruan me makinë drejt shtëpisë, ku persona ende të pa identifikuar i bënë pritë dhe lëshuan breshëri plumbash mbi mjetin. Çelaj ka ndërruar jetë në spital, si pasojë e plumbave të marra pranë zemrës e sipër brinjëve. Viktima kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi prej vitesh jetonte në Angli.

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen 121 afganëve të parë që mbërritën në Shqipëri. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku ka publikuar një video të mbërritjes së refugjatëve, Rama shkruan se shqiptarët si vend e popull krenohen me traditën dhe se ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. “MIRËMËNGJES PA U GDHIRË dhe me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë të gjithëve,…

Read More

Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme për rajonin verior të Shqipërisë, por vranësira të shpeshta dhe shira afatshkurtër dominojnë pjesërisht qendrën dhe kryesisht zonat jugore. Pas mesditës parashikohet përmirësim gradual i kushteve atmosferike duke ri-kthyer kthjellimet. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 10°C deri në 30°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor -Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.

Read More

Sokol Çelaj, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Shkodrës, pasi i është bërë një atentat teksa ai lëvizte me makinë. Ngjarja ka ndodhur në orën 22.50 të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Reç, Malësi e Madhe. Viktima ka qenë duke lëvizur me makinën e tij kur është qëlluar me breshëri plumbash, të cilat fatkeqësisht i kanë marrë dhe jetën. Sokol Çelaj është transportuar në spitalin e Shkodrës por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor…

Read More

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri mbërriti në aeroportin ushtarak në Rinas, pak minuta pas orës 03: 00 të mëngjesit të së premtes. Bëhet fjalë për 121 persona, aktivistë të shoqërisë civile, mes tyre dhe fëmijë, të nisur nga Kabuli. Avioni i tyre ka bërë fillimisht një ndalesë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi, prej nga është nisur më pas rreth mesnatës drejt Tiranës. Ata pritet të sistemohen në struktura hoteliere në Durrë, për t’u strehuar më pas në zona të tjera.

Read More

Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë. Ata kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri. Për të pritur 121 afganët e parë kanë dalë kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Një pjesë e 121 afganëve të parë kanë punuar për organizatën ‘Shoqëria e Hapur’, ndërkohë pjesa tjetër janë aktorë, anëtarë të shoqërisë civile bashkë me familjet e tyre.

Read More

I ati i Mehmet Shehut, një sheh i njohur bektashi ia kishte parashikuar tri siklete që do të kalonte i biri. Siklete pa zarar, shëndetësore… Por nuk kishte arritur që të parashihte gjëmën që do t’i ndodhte mes 17 dhe 18 dhjetorit 1981. Nga pozitat e një njeriu që kishte jetuar në Bllok, shumë pranë njerëzve më të rëndësishëm të regjimit komunist, por nuk i përkiste Bllokut, ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, Isuf Kalo e sheh ngjarjen, atë të vetëvrasjes së Mehmet Shehut nga një tjetër perspektivë. Sipas tij, kjo ishte mundësia e vetme për Mehmetin që të vdiste me…

Read More