Author: tirana

Presidenti Ilir Meta reagon për aksidentin tragjik me pesë viktima të ndodhur këtë pasdite në Qafë-Muzinë. Kreu i Shtetit iu shpreh ngushëllimet më të ndjera dhe të gjithë solidaritetin familjarëve të viktimave, ndërsa iu bën apel qytetarëve të ecin me kujdes për të shmangur tragjedi të tilla. Gjithashtu, Meta i bën thirrje Policinë Rrugore dhe çdo strukturë tjetër përgjegjëse, që në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik, të marrin çdo masë efektive për parandalimin e aksidenteve kaq të rënda. Reagimi i Metës: Thellësisht i pikëlluar për jetët e humbura në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë. Ndaj dhembjen e thellë dhe…

Read More

Kohë më parë Ilda Bejleri dhe Dritan Shakohoxha patën një sherr që shkaktoi bujë të madhe në media. Asokohe të dy ata ishin pjesë e “Supersport”, Shakohoxha si drejtues, ndërsa Bejleri si moderatore e emisioneve më të rëndësishme sportive. Më vonë Ilda u largua nga “Supersport” dhe në media u tha se vendimin për pushimin e saj nga puna e kishte marrë Dritan Shakohoxha. Ky i fundit e mohoi lajmin, ndërsa Ilda nuk i kurseu disa thumba pas largimit nga puna. Tashmë as njëri e as tjetri nuk janë më pjesë e “Supersport” dhe kanë ndjekur rrugë të ndryshme në…

Read More

Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, ka reaguar pas shpërthimit që ka ndodhur në aeroportin e Kabulit. Me një postim në Tëitter ai ka dënuar sulmin, ndërsa shtoi se prioritet është evakuimi i sa më shumë njerëzve sa më shpejt të jetë e mundur. “Unë dënoj ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre. Prioriteti ynë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz në vend të sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Read More

Vijon të rritet kurba e infektimeve nga koronavirusi në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 888 qytetarë. Gjithashtu, në këto 24 orë kanë humbur betejën me virusin Covid-19 edhe 3 të infektuar, ndërsa janë shëruar 274 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,086 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar se “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”. Njoftimi i MSH: Ministria e Shëndetësisë i bën…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka inspektuar ditën e sotme së bashku me stafin e Infektivit pavionet e spitalit COVID3, ku po bëhen përgatitjet për hapjen e tij. Gjatë bisëdës me mjekët Manastriliu tha se ky spital do të ketë një staf të dedikuar në rast të shtimit të fluksit të pacientëve me COVID19. Doktoreshë Najada Çomo u shpreh se numri i pacientëve ka ardhur duke u shtuar ku pjesa më e madhe janë të pavaksinuar. “Numri i pacientëve ka ardhur Duke u shtuar. Kemi grupmosha të ndryshme ku ka edhe mosha të reja. Pjesa më e madhe janë të…

Read More

Janë identifikuar edhe dy viktima të tjera të aksidentit tragjik në Qafë Muzinë, që ndodhi pasditen e kësaj te enjteje. Përveç shoferit Bardhi Proda, viktima kanë mbetur edhe çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç. Ndërkohë, mbetet i paidentifikuar ende një trup i pajetë, ndërsa një tjetër është akoma në furgon, pasi nuk është mundur të nxirret.

Read More

Greqia ka regjistruar sërish shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Sipas autoriteteve të shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3538 raste të reja duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 573.605. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 28 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar13,539 viktima.

Read More

Orë vendimtare për transferimin e Cristiano Ronaldos drejt Manchester Cityt. Futbollisti ka arritur akordin me klubin anglez, madje flitet se portugezi ka telefonuar edhe Pep Guardiolan dhe trajneri i ka shprehur mirëseadhjen Por la edhe nerva të tendosura në takimin e zhvilluar mes Jorge Mendes dhe Juventus-it. Ky është lajmi i dhënë nga Tuttosport, që ka bërë një përmbledhje të takimit të zhvilluar sot mes palëve. Në takimin e kërkuar nga klubi bardhezi, Nedved, Arrivabene dhe Cherubini i kanë shpjeguar menaxherit se e ardhmja e Cristiano Ronaldo-s nuk mund të jetë e pavarur nga vullneti i klubit. Mbledhja, sipas së…

Read More

Kabuli është tronditur ditën e sotme disa orë pas alarmit për sulm terrorist. Një shpërthim i madh ka ndodhur jashtë aeroportit të kryeqytetit afgan duke i marrë jetën 13 personave deri më tani, mes tyre nënave e fëmijëve afganë si dhe tre ushtarëve amerikanë. Ndërkohë Sekretari i shtypit i Pentagonit John Kirby ka konfirmuar edhe shpërthimin tjetër në aeroport, pranë Hotel Baron.Kujtojmë se paralajmërime për sulme terroriste në Aeroportin e Kabulit u bënë publike në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, James Heappey, ka thënë se ka raporte të besueshme për…

Read More

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Muzinë, në rrugën Gjirokastër-Sarandë. Deri tani raportohet se 4 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa një tjetër ka mbetur e plagosur. B.Prodo është shoferi i furgonit që ka rënë në Qafën e Muzinës, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe punonte me transport pasagjerësh në linjën Tiranë-Sarandë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe forca zjarrfikëse. Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, dhe as identiteti i viktimave dhe gruas së plagosur. Kalimtarët e rastit që janë gjendur në momentin…

Read More