Author: tirana

Anita Likmeta, sipërmarrëse italo-shqiptare, anëtare e Confindustria Italia dhe Assolombarda Itali si dhe anëtare e Dhomës Ekonomike të Gruas në Shqipëri, është vlerësuar si një nga 150 gratë më të fuqishme në inovacion në Itali. Startupitalia ka publikuar listën me 150 profesionistet më të njohura të Italisë në fusha të ndryshme, mes të cilave është dhe 34- vjeçarja shqiptare. Në këtë listë bëjnë pjesë emra të njohur të profesionisteve gra, si; artistë, krijues, sipërmarrës, menaxherë, themeleuese, aktiviste, studiuese që dallohen për atë që bëjnë. Në artikullin e publikuar në Startupitalia, thuhet se këto gra të talentuara duhet të njihen dhe…

Read More

Dashi Nuk keni pse të ndiheni në faj për dikë që po kalon një periudhë më të vështirë se ju. E vërteta e hidhur është se çfarëdolloj pengesash të jenë duke kaluar, janë vetë përgjegjës për to. Ndaj përse duhet të ndiheni fajtorë? Demi Mund të mërziteni nga veprimet e dikujt, por kjo nuk do të ndryshojë asgjë. Mënyra më e mirë për t’u përballur me këtë situatë është që ta lini të rrjedhë natyrshëm, duke qëndruar indiferentë. Binjakët Dikush që do të njihni përmes shoqërisë këtë të premte, mund të kthehet në një person të rëndësishëm përgjatë muajve që…

Read More

Një avion italian që po transportonte afganë është sulmuar ditën e sotme me armë zjarri teksa ai po largohej nga Kabuli. Reuters raporton se avioni, i cili po transportonte rreth 100 persona, nuk u dëmtua nga incidenti. Ai u sulmua disa minuta pasi u ngrit në fluturim. Shumë shtete po vazhdojnë evakuimin e qytetarëve të tyre nga Afganistani por edhe të afganëve, deri më 31 gusht që është edhe afati i fundit deri kur është edhe afati i fundit i caktuar nga talebanët për largimin e afganëve.

Read More

Gentian Olldashi, 46-vjeç nga Tirana është arrestuar nga policia në Pogradec pasi dyshohet se ka tentuar të përdhunojë një shtetase të huaj. Burime bëjnë me dije për ABC se të dy ata kanë qenë në mbrëmje me një grup shoqëror në një apartament në Pogradec dhe kanë festuar gjatë gjithë natës. Mëngjesin e sotëm ajo ka denoncuar 46-vjeçarin për përdhunim. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë për veprime të mëtejshme. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. O., 46 vjeç, banues në…

Read More

Fansat e serialeve të famshme televizive me në fokus punën e përditshme të mjekëve “Grey’s Anatomy” apo “Dr.House”, e dinë që profesioni i një mjeku i ngjan ndonjëherë atij të një detektivi. Është e nevojshme që të hetohet, për të kuptuar se nga çfarë sëmundje vuan pacienti, dhe gjithashtu se si mund të kurohet ajo. Dhe kjo është edhe më e vërtetë në rastin e trurit, organi më magjepsës, më i fuqishëm por edhe më misterioz i trupit tonë. Shumë vite më parë Fabricio Benedeti, i lindur në rajonin e Markes në viti 1956, u zhvendos në banim në Torino…

Read More

Hugh Jackman ishte vetëm tetë vjeç kur nëna e tij, Grace McNeil, braktisi familjen në Australi dhe u kthye në Mbretinë e Bashkuar. Aktori 52-vjeçar, e ka përshkruar më parë largimin e papritur së ëmës si një traumë, por duket se koha i shëron të gjitha plagët. Hugh postoi një fotografi në Instagram, ku shfaqej duke u përqafuar me të ëmën, ndërsa të dy i buzëqeshnin ngrohtësisht njëri-tjetrit, shkruan “People”. Ai e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Mami”. Grace u largua nga Australia dhe u kthye në Angli, në vendin e lindjes në fund të viteve 70′, duke lënë burrin e…

Read More

Kosova vijon të regjistrojë shifra të larta. 2 mijë e 295 të infektuar ka pasur në 24 orët e fundit. Po ashtu 18 pacientë humbën jetën. Lajmi i mirë është se dhe numri i të shëruarve është i lartë, pasi vetëm sot e kanë fituar betejën me COVID-19 1 mijë e 183 qytetarë. Ndërkohë në Kosovë numri total i të vaksinuarve ka shkuar në 747 mijë e 898. NJOFTIMI NGA MSH E KOSOVËS #Bashkëiadalim 26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë një reagim lidhur me xhamat e zinj të makinave, ku theksohet se nuk do të kalohet në kolaudim asnjë makinë me errësim xhamash jashtë normave dhe pa certifikim zyrtar përkatës. Sipas DPSHTRR personat që nuk kanë lejen përkatës, do t’u refuzohet shërbimi dhe do të detyrohet të heqë filmat e çdo material errësues të pa certifikuar ose do duhet të kryejë procedurën e certifikimit për të vijuar me kolaudimin. Certifikimi i errësimit është me sistem online të dhënash, ndaj çdo drejtues mjeti që abuzon futet në listën e zezë dhe…

Read More

Ditën e hënë pritet të mbahet dhe mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku pritet të merren vendime të rëndësishme në lidhje me ekipet drejtuese që do të drejtojnë punën brenda Partisë Demokratike në këtë 4-vjeçar të tretë në opozitë. Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të FaxNews nga selia blu, gazetarja Lusi Përgjegji, teksa zbuloi pikat kryesore të rendit të ditës, foli dhe mbi emrat që po përfliten se do të marrin poste drejtuese brenda strukturave të Partisë Demokratike. Gazetarja theksoi se rendi i ditës gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar do të jetë si më…

Read More