Dafina Zeqiri ka zgjedhur t’u japë një përgjigje të gjithë atyre që e kritikojnë për sjelljen dhe e quajnë një model të gabuar për t’u ndjekur. Duket se keto komente vijnë zakonisht nga prindërit, të cilët i tremben asaj që fëmijët e tyre mund të mësojnë nga rrjetet sociale, ndaj Dafina u është adresuar atyre me një postim. “Rrjetet sociale mund të bëhen shumë toksike ndonjëherë! Njerëzit bëhen toksik, për shkak të “rrjeteve sociale! A nuk duhet që fëmijët tuaj të jenë jashtë duke luajtur dhe socializuar me fëmijët e tjerë? Apo kur planifikon që të bësh një i thua…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama Tiranë ka inspektuar Rezidencën Studentore Universitare nr. 2 për të parë nga afër kushtet në godinat studentore ndërsa foli për strehimin e afganëve. Rama bëri me dije se nuk do të hiqen studentët për afganët, por do të shfrytëzohet koha derisa të nisë viti i ri akademik. Edi Rama: Megjithëse po shtyhet ardhja e afganëve për shkak të logjistikës atje dhe shtyrjes së fluturimeve kështu që mund të ndodhi që mund të mos nevojiten nëse lirohen strukturat e tjera që kemi bërë gati sezonit. Të jetë e qartë që nuk bëhet fjalë, hiq studentët, sill refugjatët afgan…
Presidenti Ilir Meta kujton sot 111 vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza. Ai shkruan se nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj. Shënimi i Presidentit Meta: “Dashuria duhet vënë në veprim”, predikonte Shenjtorja Nënë Tereza, simboli më përfaqësues dhe frymëzues i humanizmit, solidaritetit dhe i vajzës, motrës dhe nënës së dhembshur shqiptare. Sot, në 111-vjetorin e lindjes së saj, nderimi më i madh që mund t’i bëjmë është të ndjekim shembullin e veprës së saj dhe vlerat më të mira kombëtare, njerëzore dhe hyjnore që promovoi gjatë gjithë angazhimit jetësor.…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar këtë të enjte Rezidencën Studentore Universitare nr. 2. Gjatë këtij inspektimi ai tha se me kohën vaksinimi për studentët dhe pedagogët do të bëhet i detyrueshëm. Ai tha se vaksinimi është një nevojë nëse duam të vazhdojë rrjedha normale e jetës akademike, praktikë kjo e ndjekur dhe nga vende të tjera botërore sipas kryeministrit. “Mund të vijë momenti, duke pasur parasysh me atë që po ndodh nëpër botë, që vaksinimi do të jetë i detyrueshëm dhe duhet t’ia komunikojmë intisivisht me qëllim që kur të vijë momenti të mos thonë pse s’na thanë. Për të…
Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Laç-Lezhë, shkak për të cilat dyshohet se është bërë lagështia në rrugë. Aksidenti i parë u shënua në vendin e quajtur Kryqëzimi i Rrilës, ndërsa tjetri në pranë mbikalimit në Ishull të Lezhës . Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ka mbërritur policia, që po heton për shkaqet e përplasjes dhe lirimin e trafikut në rrugë.
Në një kohë kur presidenti i Amerikës, Joe Biden është shprehur se misioni i evakuimit nga aeroporti i Kabulit do të vijojë deri më 31 gusht, sekretari i SHBA, Anthony Blinken tha se ky proces në ndihmë të qytetarëve amerikanë dhe partnerëve afgan nuk ka afat. Biden ka folur lidhur me situatën, teksa “vlonin” alarmet kërcënuese për një sulm të mundshëm terrorist në aeroport, ku po presin me mijëra persona me shpresën e largimit. Blinken theksoi se megjithëse misioni është në rrugën e duhur dhe pritet të realizohet në kohë, nuk do të respektohet afati nëse ai nuk ka përfunduar…
Klubet e natës në Belgjikë do të rihapin dyert e tyre më 1 tetor dhe hartuan protokollin e tyre për autoritetet për ta bërë të mundur këtë. Sipas mediave të huaja, për të hartuar protokollin, Federata Bruksel gjatë Natës punoi së bashku me klubet e natës nga Flandra dhe Wallonia, si dhe me profesorin e sëmundjeve infektive, Nathan Clumeck. Shumë nga rregullat aktualisht në fuqi për industrinë e klubeve, të tilla si kufizimet në numrin e vizitorëve, distanca shoqërore ose detyrimi për të mbajtur një maskë kur lëvizni përreth nuk janë të zbatueshme në një klub, theksoi sektori. Së pari,…
Mjeku Tritan Kalo ka ndarë një foto teksa ndodhet në autobus. Ai shkruan se e kupton brengosjen që është krijuar për afganët mirëpo nuk duhen nënvlerësuar dhe ish-afganët e para 30 viteve thotë ai. Ai fton kryeministrin Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erjon Veliajn që të marrin çdo mëngjes linjën e Unazës dhe të shkojnë në punë, duke ironizuar vonesën e pritjes. Kalo thotë se autobuzi është pa kondicioner dhe ka rrezik transmetimi të virusit. POSTIMI: Kohë kovidiane….26.08.2021….Zotërinj KM/ER dhe KB/EV. Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj Afganëve të sotëm, POR mos na nënvlerësoni edhe ne “ish Afganët e para 30 viteve”….…
Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri të ditur se transporti ajror në Afganistan do të përfundojë “brenda pak ditësh”. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ish-punonjësit lokalë dhe njerëzit e tjerë në nevojë në Afganistan nuk do të mbrohen, tha Merkeli në deklaratën në emër të qeverisë para Bundestagut. Ajo tha se po punohet “në të gjitha nivelet”. Në fjalën e saj, kancelarja foli për një vendim të vështirë në lidhje me tërheqjen e punonjësve lokalë. “Le të përfytyrojmë për një çast që Gjermania të mos kishte filluar vetëm tërheqjen e Bundeswehr-it në pranverë, por edhe tërheqjen e punonjësve lokalë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar ditëlindjen e Nënë Terezës. Ai ka publikuar në “Facebook” një foto të shenjtores dhe i uron ndjekësve me portretin e saj një ditë të paqtë. Postimi i Edi Ramës: MIRËMËNGJES dhe me këtë foto të Nënë Terezës së shenjtë në ditën e lindjes së saj, ju uroj një ditë të paqtë si vetë ajo
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje në Dibër, ndërsa në pranga ka rënë një 36-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjatë kontrollit në banesën e Elvis Tolës, në fshatin Çidhën, u gjetën të fshehura një armë zjarri pushkë, një armë gjahu dhe një gjerdan me fishek të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasi M. Tola, 67 vjeç (babai i të arrestuarit). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë…
Dhjetëra zona të Lezhës janë pa energji elektrike. Ka mjaftuar një shi i lehtë për të krijuar një situatë të tillë. Pa energji janë zonat; Balldre, Torovica, Ishull Lezhe, Shengjin, Barbulloj etj. Si pasojë e mungesës së dritave disa zona nuk furnizohen as me ujë të pijshëm.