Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë mbrëmje në Prishtinë. Dy persona kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Lajmi është konfirmuar dhe nga autoritetet policore. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po zbardh të gjithë të vërtetën.
Author: tirana
Autoriteti Portual i Durrësit ka bërë një njoftim lidhur me vonesat e nisjes së tragetit të linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona. Në njoftim sqarohet se nisja nga Porti i Durrësit në atë të Ankonës do të bëhet në orën 22:00. Ndërsa udhëtimi i dytë, ai i linjës Durrës-Bari do të zhvillohet një orë më vonë, pra në 23:00. Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës: NJOFTIM për udhëtarët e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona të datës 25 Gusht 2021: Në vijim të njoftimit të mëparshëm mbi vonesën e krijuar me tragetin e linjës Bari-Durrës SQAROJMË se: Për të siguruar udhëtimin sa më të shpejtë…
Për afganët që do të vojnë në vendin tonë do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor. Kështu tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se kontrolli do të nisë që nga aeroporti e në vijimësi të qëndrimit të tyre në vendin tonë. “Do ketë kujdes të veçantë për ta që nga momenti i kontrolleve shëndetësore që do të bëhet në aeroport dhe në vijimësi”, tha Rakacolli.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar sërish për situatën e shkaktuar nga koronavirusi, ndërsa nuk i ka ndalur sulmet për qeverinë. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili, duke marrë shkas nga mbledhja e Komitetit të Ekspertëve thekson e cilëson atë të politizuar. REAGIMI I VASILIT Pandemia mjaft rëndë, kryeministri i paafte flet per Ballkanin e Hapur, cfare turpi! Rendohet pa u ndalur Pandemia dhe sot 25 gusht shenon 844 raste. Vetem ne 24 janar te 2021 u arriten 833 raste, pra 5 muaj pas fundit te veres se vitit 2020 dhe ishte momenti kur po ndodhte kulmi i Pandemise.…
Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike. Përmes një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se Këshilli do të nisë punimet në orën 18:00, ndërsa është përcaktuar edhe axhenda e diskutimit. NJOFTIMI I GAZMEND BARDHIT Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite: 1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. 2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit,…
Pjesëmarrja në emisionin “Për’puthen” i dha famën e dëshiruar personazheve që morën pjesë në këtë program, duke i hapur më lehtë dyert e së ardhmes. Tashmë që janë personazhe publikë, ish-konkurrentët e “Për’puthen” kanë marrë oferta nga televizione të ndryshme për projekte nga më të shumëllojshmet, ndërsa burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se Tea Trifonin do ta shohim shumë shpejt në ekran. Ajo është parë së fundmi në ambientet e “Top Channel” dhe burimet konfirmojnë se shumë shpejt, ajo do të jetë moderatore në një prej emisioneve të këtij televizioni. Ndërkohë, ende nuk kemi asnjë konfirmim nga Tea…
Adelina Tahiri ka qenë gjithmonë aktive në rrjete sociale dhe komunikon shpesh me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka zhvilluar një intervistë virtuale me ndjekësit dhe i ka lënë ata të lirë të pyesin për gjithçka që ka lidhje me pamjen e saj të jashtme. Një nga ndjekësit është interesuar nëse ajo ka bërë ndonjë ndërhyrje në trup ose në fytyrë dhe këngëtarja është përgjigjur me sinqeritet. Ajo nuk ka hezituar dhe ka treguar se ka ndërhyrë vetëm në buzë. “Asnjë ndërhyrje në trup dhe në fytyrë nuk kam bërë, përveç buzëve që kam fryrë”, ka treguar Tahiri. Më…
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Tiranë ka bërë të mundur ndalimin e një inspektori 47-vjeçar, konkretisht Nd/Specialistin e Policisë Kriminale pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Korrupsionit Pasiv”. SHÇBA bën me dije se ndalimi i Inspektorit L.V., 47 vjeç, u bë pas kallëzimit që bëri shtetasi E.B., në datë 25 gusht 2021. “Mbështetur në faktet dhe provat e administruara gjatë hetimeve paraprake të zhvilluara, punonjësi i Policisë, L.V., gjatë një periudhe kohore të vazhdueshme, ka kryer veprime aktive, në shpërdorim të funksionit të tij organik, duke kërkuar dhe marrë…
Gjermania ka nevojë për punëtorë, këtë ka treguar drejtori i Agjensisë Federale të Punësimit duke i hapur rrugë emigrantëve për të shikuar Gjermaninë si një mundësi të mirë punësimi. Detfelt Scheel u shpreh se Gjermanisë i duhen rreth 400 mijë punëtorë në vit, të cilët duhet të jenë të kualifikuar. Për të përditshmen Sueddeutsche Zeitung, Scheel tregoi se situata është dramatike dhe mungesa e puntorëve të kualifikuar po thellohet çdo ditë dhe më shumë. “Për mua kjo nuk ka të bëjë me azilin, por me një emigracion të shenjëstruar për boshllëqet në këtë treg,” vuri në dukje ai. “Ne kemi…
Vendime të rëndësishme në 20 pika të mbledhjes së 25-të të Qeverisë. Sot e bëmë një hap drejt përmbushjes së njërit nga prioritetet e Qeverisë, që parasheh shtesat e fëmijëve, si një formë kontributi për rritjen e mirëqenies së tyre sociale. Nëpërmjet zbatimit të masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, po vazhdojmë mbështetjen e familjeve dhe punëtorëve që pësuan nga pandemia COVID-19. Nga 12 milionë euro të ndara për mbështetje të familjeve, 4 milionë për përkrahjen e familjeve që humbën kryefamiljarin nga pandemia; 1 milion për sigurimin e kuponëve të ushqimit për familjet në nevojë; 7 milionë për pagesën e…
Penatagoni ka bërë nëj përditësim të situatës në aeroportin e Kabulit. BBC shkruan se në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby është shprehur se evakuimet do të vazhdojnë deri në ditën e fundit të afatit. Sipas tij edhe pse dy ditët e fundit do të fokusohen më shumë në heqjen e të gjitha trupave amerikanë në Kabul, nëse ka njerëz që duhet të largohen nga vendi, ata do të evakuohen. ” Ne po bëjmë më të mirën që mundemi për të shpërngulur sa më shumë njerëz jashtë në çdo ditë të caktuar. Ne do të vazhdojmë të evakuojmë popullsinë…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:Janë kryer…