Author: tirana

BE vijon të përcjellë falënderimet ndaj Shqipërisë për strehimin e afganëve. Këtë herë janë përcjellë nga ambasadori Luigi Soreca gjatë një takimi me ministren Olta Xhaçka dhe ministrin Beldi Çuçi. Dy ministrat thotë Soreca, e kanë informuar për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur.  “Diskutime të mira sot me ministrat olta xhacka dhe bledi cuci në Shqipëri. Unë përsërita lavdërimin nga Be për gatishmërinë e Shqipërisë për të siguruar strehim të përkohshëm për afganët në nevojë. Të dy ministrat më informuan për përgatitjet e vazhdueshme për pritjen e afganëve të pambrojtur. Ne prekë cështje të rëndësishme të…

Read More

Këshilli i ministrave ka miratuar një shtesë fondi prej 33 milionë lekësh për Emergjencat Civile. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtaren dhe shuma e cila do të rishpërndahet do t’i hiqet programit “Forcat e luftimit” për të kaluar te Emergjencat Civile. Drejtoria e Emergjencave Civile u gjend e papërgatitur përballë zjarreve që përfshinë vendin këtë verë nga veriu në jug, ku u dogjën qindra hektarë pyje dhe vijojnë që të digjen. Forcat zjarrfikëse në terren u panë të papërgatitur me mjete përkatëse, ku përpiqeshin të shuanin flakët me kazma dhe lopata, dhe jo me mjetet e duhura që kërkon situata.…

Read More

E ardhmja e Kylian Mbappè është tema e nxehtë e tregut të transferimeve dhe drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, braziliani Leonardo është prononcuar për të. Në një intervistë të fundit per ‘RMC Sport’, ish-milanisti foli drejtpërdrejt për situatën, duke konfirmuar gatishmërinë e lojtarit për të lënë Parisin dhe Real Madridin për të nënshkruar me të: “Ne nuk do të ndalojmë askënd. Nëse dikush dëshiron të shkojë dhe kushtet tona janë plotësuar, ne do të shohim. Por ne krijuam një ëndërr me lojtarët tanë këtë verë dhe nuk do të lejojmë, që dikush ta shkatërrojë atë, – shton ai. “Oferta konsiderohet…

Read More

Zv. Kryeministri Erion Braçe ka dhënë një mesazh të koduar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale. Ai shkruan se për çdo gjë ka një fund dhe thotë se ndihet i ndëruar që shërbeu për 24 vitet e fundit për njerëzit në nevojë e jo vetëm. Mesazhi i Braçes: KA NJE FUND! I NDERUAR QE SHERBEVA PER NJEREZIT NE NEVOJE,NE DITET E TYRE ME TE VESHTIRA NE 24 VITET E FUNDIT!

Read More

Krahas këtij postimi, Shoqata e Infermierëve kërkon që personeli dhe shoqatat të reagojnë. Duke nisur nga muaji shtator, bluzat e bardha do të jenë të detyruar të paguajnë për parkimin brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, edhe pse mund të kenë karta aksesi. Në një postim në Facebook, në faqen zyrtare, Shoqata e Infermierëve bën me dije se nga shtatori dhe ata që kanë përfituar parkim falas do të detyrohen të paguajnë. “Përshëndetje, Në bazë të vendimit të marrë nga drejtoria e QSUT-së, pas rishikimit të listave të punonjësve që përfitojnë aktualisht karta aksesi parkimi pa pagesë, në territorin e…

Read More

Drejtuesja e mjetit “Mercedes Benz” me ngjyrë të bardhë që ndaloi një ditë më parë në mes të rrugës në Unazën e Re për të bërë një sfidë në “Tik Tok”, është proceduar penalisht. Policia Rrugore ka bërë me dije se 21-vjeçarja me inicialet V.D., banuese në Tiranë, ka rezultuar edhe e papajisur me leje drejtimi. Ajo është gjobitur me 50.000 lekë të rinj (500 mijë lekë të vjetra), për veprime të ndaluara në rrugë, ndërsa mjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Njoftimi nga Policia Rrugore: Nisur nga publikimi në media sociale, i një videoje ku shfaqej një…

Read More

Një infermiere shtatzënë, e cila nuk pranoi të vaksinohej, vdiq nga COVID-19 së bashku me fëmijën e saj të palindur në Alabama, SHBA. Haley Mulkey Richardson, 32 vjeç, ishte një infermiere që punonte në njësinë e lindjes në Spitalin Ascension Sacred Heart në Pensacola, Florida. Tre javë para vdekjes së saj, Richardson ishte infektuar me COVID -19. Në atë kohë, ajo jetonte në shtëpi me burrin e saj, Jordanin dhe vajzën e vogël, Katie në Theodore. Sipas Daily Mail është e paqartë nëse ajo u sëmur gjatë punës në spital apo diku tjetër para se të merrte virusin. Nëna e…

Read More

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, këshilli i ministrave ka miruatuar ngritjen e task forcës, me qëllimin menaxhimin pas ardhjes së afganëve në vendin tonë. Në vendimin që mban firmën e kryeministrit Rama, janë përcaktuar institucionet që do të jenë pjesë e kësaj task force si edhe detyrat përkatëse të saj. Vendimi i plotë: Vendim për dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën islamike të Afganistanit dhe për krijimin e task-forcës për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare Në mbështetje të neneit 100 të Kushtetutës…

Read More

201 milionë dollarë i ka kthyer drejtësia amerikane FIFA-s. Kjo e fundit thotë se do të shkojnë në desticionin fillestar. Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, DASH, i ka kthyer FIFA-s një shumë prej 201 milionë dollarësh. Kjo shifër do të shkojë në arkat e tyre, pasi iu sekustrua zyrtarëve të korruptuar që u ndoqën edhe penalisht disa vite më parë. Sipas numrit 1 të FIFA-s Gianni Infantino ‘shuma do të kthehet në FIFA Foundation dhe, përmes Fondit të sapokrijuar Ëorld Remission Fund, fëmijët nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të përfitojnë prej tij. Kjo është…

Read More

Dhjetë vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Fushë krujë në afërsi të Urës së Gjoles. Mësohet se zjarri në këtë zonë ka djegur një sipërfaqe me bimësi në afërsi të hekurudhës Vorë- Shkodër. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Krujës dhe të Vorës që po luftojnë me flakët.

Read More

Shifra të larta të rasteve me koronavirus vijnë nga Kosova. Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 raste të vdekjes, si dhe 2.541 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Ndërkaq, janë shëruar 604 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603. Në total numri i rasteve aktive është 23.845. Theksohet se janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Read More

“BalkanWeb” shkruan se ngjarja ka ndodhur në fillim të Rrugës së Barrikadave, ku i plagosur me thikë ka mbetur shtetasi Gerian Nano, 34 vjeç. Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i autorit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave. NJOFTIMI I POLICISE Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për…

Read More