Author: tirana

Kryeministri Edi Rama dha sot lajmin se deputetja e zgjedhur e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit, Najada Çomo, ka vendosur të dorëzojë mandatin e saj, për t’iu përkushtuar luftës ndaj virusit Covid-19 në Spitalin Infektiv. “Najada Como më kërkoi të tërhiqet nga mandati i deputetes”, tha Rama. Vendin e Najda Çomos në ulëset e Parlamentit e zë Mimi Kodheli, e renditur në pozicionin e 21 në listën përfaqësuese të PS në zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë nga fjala përmbyllëse e kryeministrit në mandatin e dytë qeverisës: Duke ju falënderuar, dëshiroj t’iu drejtoj disa fjalë në sytë e opinionit…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka dalë dalë në një konferencë për mediat për të folur për përmbylljen e mandatit të dytë qeverisës. Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës është futur në historinë e Shqipërisë, duke marrë një mandat të tretë radhazi, e duke u bërë kështu partia e parë që ka arritur ta sigurojë këtë rezultat në historikun e zgjedhjeve në vend. Socialistët kanë arritur që të marrin 74 mandate, të mjaftueshme për të qeverisur e vetme, pa pasur nevojën e një koalicioni, e ndërsa PD 59 mandate, kurse LSI vetëm 4 të tilla.

Read More

Seanca gjyqësore për vrasjen e 18-vjeçaren Marigona Osmani në Kosovë është ndërprerë. Autorit të vrasjes, Dardan Krivaqës iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe është nxjerrë nga Gjykata. Ai po merr ndihmën e parë, por mësohet se nuk është dërguar ende në emergjencë. Krivaqa bashkë me Arbër Sejdiun disa ditë më parë lanë të vdekur në derën e spitalit 18-vjeçaren. Krivaqa dhe Osmani ishin të lidhur dhe dyshohet se vrasja ndodhi për xhelozi. Më pas Krivaqa u arratis dhe u arrestua në një fshat të Ferizajit.

Read More

160 milion euro, kjo ishte oferta e fundit që Florentino Perez i bëri PSG për të lenë të lirë Kylian Mbappe. Kjo shumë ka befasuar opinionin sportiv pasi vjen në një periudhë krize të madhe ekonomike, por me sa duket nuk ka surprizuar drejtuesit e PSG, të cilët janë të bindur se Perez mund të ofrojë më shumë se kaq, për ketë arsye refuzuan ofertën e fundit. Sipas L’Equipe, e cila i referohet burime brenda klubit francez, drejtuesit e PSG presin që Real Madrid të ofrojë më shumë se 200 milion euro, mund të thyejnë edhe rekordin e Neymar prej…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka inspektuar një shkollë të rindërtuar në Luz të Fushë-Krujës. Ai shkruan se dhe kjo shkollë ka ambiente dhe kushte njësoj si ato të Bashkimit Europian. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj e informoi se do në këtë shkollë do të studiojnë 160 nxënës. Nga ana tjetër ministrja e Arsimit, Kushi tha se mësuesit janë kthyer të gjithë në shkolla për mësimin përplotësues deri më 27 shtator kur fillon dhe viti i ri shkollor, kurse 280 mijë nxënës do të përfitojnë këtë vit libra falas. Këto libra ndërkohë do të kalohen nga një brez në tjetër,…

Read More

Talebanët pretendojnë se kultivimi i bimës së opiumit u ndal dhe rrjedha e drogave ilegale u ndal kur grupi ishte në pushtet për herë të fundit në Afganistan. Por megjithëse pati një rënie të mprehtë në vitin 2001 – kur ishte nën kontrollin e fundit të tyre – kultivimi i opiumit në zonat e mbajtura nga talebanët është rritur në vitet pasuese, shkruan BBC. Sa opium prodhohet në Afganistan? Bimët e opiumit mund të rafinohen për të formuar bazën për disa droga shumë të varura, përfshirë heroinën. Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i opiumit, sipas Zyrës së…

Read More

Drejtoresha e ISHP, Albana Fico siguron se Shqipëria do të vijojë të mos e ketë vaksinimin me detyrim. Ajo thotë se kjo strategji do të ndiqen, por problem sipas saj qëndron tek mjekët dhe arsimtarët që përpos mbrojtjes së vetes kanë detyrë të mbrojnë edhe komunitetin. Sipas Ficos, ka mënyra alternative që një person të punojë brenda parametrave të punës, dhe njëra prej tyre mund të jetë statusi joinfektiv i vetes. “Vaksinimi nuk është i detyruar, e kemin djekur dhe do të vijojmë ta ndjekim. Referencat tuaja i kemi parë edhe ne, çështja qëndron, që ka disa element siç janë…

Read More

Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 pas shfaqjes së variantit delta në vendin tonë. Kraja thotë se sot ka 90 shtrime në spitale, nga të cilët 60% janë meshkuj, 55% mosha të treta dhe 30% forma të rënda. Ai garanton se spitali po funksionon me potencial maksimal për të shtruarit e infektuar. ‘’Kjo gjendje epidemiologjike komunitare reflektohet edhe në rastet në spitale. Tani funksionin COVID-1, që ka pasur këtë ecuri statistikore që shtrohen, në korrik të këtij viti arritëm 1 raste 2 raste në ditë ose javë. Patëm ditë dhe javë ku nuk kishim…

Read More

Këngëtarja e njohur, Eli Fara, ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, nënën e saj. Lajmin e trishtë e ka dhënë vetë këngëtarja, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Nderoi jete nena ime Vangjelia Bello Fara..E shtrenjta ime tu prehte shpirti ne paqe”, shkruan Eli Fara, teksa postimin e saj e shoqëron me një foto bardh e zi të nënës së saj.

Read More

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë sot në një konferencë për media, prej ku ka thënë se ka një rritje të rasteve të reja ditore, për shkak të virusit Delta. Shefja e ISHP, Albana Fico, deklaroi se mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 nga 291 që ishte një javë më parë. Sipas Ficos, masat nuk kanë ndryshuar, por duhen zbatuar ato që janë, si përdorimi i maskës, mbajtja e distancës dhe higjiena. “Mesatarja javore e rasteve të reja ka shkuar në 482 raste, nga 291 që ishin një javë më parë. Numri total i rasteve aktive…

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar shoferin që aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme 77-vjkeçarin që po udhëtonte me një motor pa targa. NJOFTIMI NGA POLICIA Devoll Në vijim të informacionit paraprak datë 24.08.2021, ju informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” të shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa, me drejtues shtetasin A. Sh.,…

Read More

Ndërkohë që varianti ‘Delta’ është prezent në vend dhe shifrat e përhapjes së koronavirusit janë shtuar së tepërmi, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar komunikim me publikun ditën e sotme, në orën 10:30. Mbetet për t’u parë nëse do të kufizime të reja, apo një tjetër ‘lockdown’ për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Read More