Banka Botërore ka marrë masë drastike duke pezulluar të gjitha financimet për projektet në Afganistan. “Ne kemi ndalur disbursimet në operacionet tona në Afganistan dhe ne jemi duke monitoruar dhe vlerësuar nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme,” tha një zëdhënës i Bankës Botërore për BBC. Ky vendim vjen fill pas talebanët morën kontrollin e vendit dhe duket se Banka Botërore nuk do t’i besojë asnjë projekt talebanëve. Më parë FMN ka bllokuar pagesat për Afganistanin kurse SHBA ngriu asestet bankës qëndrore të Afganistanit. Veprimi i fundit i Bankës Botërore duket se ësthë një goditje…
Author: tirana
Policia e Shtetit jep detaje nga aksioni i RENEA-s, i zhvilluar mbrëmjen e kaluar në disa qytete të vendit, përkatësisht nga Durrësi në Lezhë, Mamurras e Elbasan. Policia thekson se gjatë kontrolleve të RENEA-s dhe Forcave të Posaçme Operacione në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje apo përdorim të lëndëve narkotike janë sekuestruar armë, municion luftarak, drogë. Gjatë aksionit, janë vënë në pranga disa persona, si dhe është goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit. Në pranga kanë rënë shtetasit Dashamir Tafili, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, Lorenc…
Forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në 3 qytete për kontrolle pas vrasjes së Bledar Muçajt në Lushnje. Më konkretisht, efektivët po kryejnë kontrolle në Shkodër, Lezhë dhe Durrës por edhe në qytete të tjera për persona të përfshirë në krime të ndryshme. Operacioni po zhvillohet dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të armatosur. Kontrollet po vijojnë në terren. “Në qarkun Lezhë nga shërbimet e DVP Lezhë dhe Komisariateve në varesi, në mbështetjen e forcave speciale RENEA po ushtrojnë kontrolle në ato ambjente apo lokale ku dyshohet se frekuentohet nga persona në kerkim, persona që mbajnë armë zjarri, lëndë narkotike…
Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hdiratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme. Sasia e rekomanduar e ujit është të paktën 8 gota ujë në ditë. Përse nuk duhet të pini ujë duke ndenjur në këmbë Idea është se uji është i padëmshëm ndaj mund ta pish duke u ulur ose duke ndenjur në këmbë pa u ndier keq. E verteta qëndron krejt ndryshe. Ekspertët thonë se ujin nuk duhet ta…
Pas javësh me mot të thatë e të nxehtë, duket se me afrimin e vjeshtës, po ndryshojnë disi edhe kushtet klimaterike. Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e kësaj të mërkure do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Por pjesa e dytë e ditës do të sjelli një sistem me vranësira fillimisht në zonat veriore dhe pjesërisht ato qendrore duke gjeneruar shira afatshkurtër , të cilët herë pas herë do jenë dhe në formë rrebeshi. Orët e natës paraqiten me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë me 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore…
Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga ngjarja e rëndë e Ferizajt, ku 18-vjeçarja Marigona Osmani, u rrah për vdekje nga partneri i saj. Xhaxhai i të resë ka treguar se është shokuar kur ka parë kufomën e mbesës së rrahur për vdekje. Duke folur për mediat e Kosovës, Osmani tha se atë që i arrestuari, partneri i viktimës, Dardan Krivaqa i kishte bërë mbesës së tij 18-vjeçare, ai nuk do të mund t’ia bënte as hasmit. Xhaxhai i të resë tregon se Mrigona kishte shumë shenja në fytyrë dhe dukej sikur kishte dalë nga një film horror.…
Mungesa e tifozëve në stadium ka bërë që klubet e futbollit të humbin plot 2.5 miliardë euro. Sipas një studimi nga KPMG, një kompani e specializuar ndërkombëtare në fushën e auditimit dhe këshillimit financiar janë marrë 5 ligat kryesore të futbollit, angleze, spanjolle, gjermane, franceze e italiane, të cilat që prej pranverës së 2020-ës kur edhe filloi mbyllja për shkak të pandemisë, kanë humbur plot 2.5 miliardë euro nga mungesa e tifozëve. Klubet gjermane janë ato që kanë humbur më shumë gjatë kësaj kohe, pasi pikërisht Bundesliga është edhe kompeticioni më i ndjekur në shkallët e stadiumeve, me një mesatare…
Të gjitha raportimet e fundit në Itali tashmë e quajnë çështje të mbyllur, Joaquim Correa do të jetë lojtari më i ri i Interit. Zikaltrit do t’i paguajnë Lazios për argjentinasin 30 mln euro plus 1 mln bonus. Lajmi është konfirmuar nga eksperti i merkatos Di Marzio, i cili thotë se tanimë po definohet mënyra e pagesës. Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit me obligim blerje. Kështu 27-vjeçari do të jetë emri më i ri për të kompletuar sulmin e kampionëve të Italisë. Interi në atë repart aktualisht ka emra si Lautaro Martinez, Edin Dzeko, Satriano, Aleksis…
Kandidatja e së Majtës për Kancelare, Janine Wissler ka fajësuar qeverinë gjermane për injorimin e paralajmërimeve të hershme për një përkeqësim të situatës në Afganistan në mënyrë që të shmangë një debat të brendshëm mbi ardhjet e reja të refugjatëve dhe emigrantëve. Kandidatja e së Majtës beson se pas dominimit të talebanëve, nuk është koha që Gjermania të tërheqë ndihmën e zhvillimit për Afganistanin. “Unë jam absolutisht kundër shkurtimit të fondeve për bashkëpunimin e zhvillimit. Këto janë për njerëzit, të cilët vuajnë si nga duart e talebanëve ashtu edhe nga kriza e tmerrshme humanitare në vend. Sigurisht, ne duhet të…
Zjarri që kishte përfshirë Majën e Rrunës është izoluar dhe po mbahet nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel. Në një njoftim, agjencia e mbrojtjes civile në Kukës bën me dije se në këtë zonë është aktivizuar një tjetër vatër zjarri. Bëhet fjalë për vatrën e zjarrit në Majen e Zezë, ku është ndërhyrë edhe me helikopter, por nuk është bërë e mundur shuarja e saj. Njoftim i Komisionit te Mbrojtjes Civile Prefektura Kukës: Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive dhe Laku i pyllit) është e izoluar dhe…
Pas muajsh kërkimesh, në fund, Kristian dhe Amantia Toska, dy të miturit shqiptarë që janë mbajtur peng nga i ati kanë arritur të shpëtohen. Mediat e huaja shkruajnë se dy të miturit janë gjetur në komunën Caldas da Rainaha në Portugali, rreth 100 km larg Lisbonës. Në raportim, thuhet se fëmijët ndodheshin nën shoqërinë e babait të tyre. Ky i fundit, është vënë në pranga e akuzohet për rrëmbimin e fëmijëve. Lajmi është konfirmuar edhe nga policia portugezë, që ndër të tjera thotë se fëmijët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. “Falë punës investigative dhe gjurmimit të policisë, është bërë…
Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur se nuk ka shtyrje date për evakuimin e banorëve nga Afganistani. Aljazeera shkruan se sipas Merkel në mbledhjen e sotme të G7-ës, nuk është rënë dakord për shtyrjen e datës për evakuimin e banorëve nga Kabuli. “Konferenca nuk ka rezultuar në data të reja (në fund të misionit të evakuimit),” tha Merkel. Ajo shtoi se kishte diskutime intensive nëse një aeroport i operuar nga civilët mund të përdorej pas 31 gushtit dhe se Gjermania është e gatshme të punojë me vendet fqinje të Afganistanin, si Pakistani dhe Irani, për të ndihmuar refugjatët.