Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria ka nënshkruar me SHBA Memorandumin e Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Postimi i Ramës Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Read More

Tronditëse ishte ajo që ndodhi një mbrëmje më parë në Lushnjë. Në qendër të qytetit, persona të armatosur, hapën zjarr në drejtim të lokalit të 34-vjeçarit, Bledar Muçaj, duke lënë të vdekur këtë të fundit dhe plagosur 5 persona të tjerë. Mes personave të lënduar ishte dhe 24-vjeçarja Sara Liçi. Kjo e fundit, ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale e ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë. “Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si…

Read More

Një video e publikuar në rrjete sociale shfaq momente të rënda. Një foshnje në Britani, shihet teksa nëna e shoqeje e saj i japin të pijë verë. Në imazhet në fjalë, shfaqet në plan të parë foshnja, e ulur në karrigen e saj. Ajo më pas, konsumon me forcë verën e servirur nga e ëma dhe nis të qajë. Për ngjarjen në fjalë, nëna dhe shoqja e saj kanë dalë para një gjykate në Skoci. Gjykatësi nuk i ka dënuar, pasi nuk ka prova këmbëngulëse që lëngu i dhënë fëmijës të ishte verë. https://youtu.be/oplG0axq53c

Read More

Padyshim që vrasja e 18-vjeçares në Kosovë preku zemrat e të gjithë shqiptarëve. Teksa sot Marigona Osmani u përcoll për në banesën e fundit, ka reaguar vëllai i autorit, bashkëshorti i viktimës. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Kastriot Krivaqa ka kërkuar nga institucionet që të japin dënimin e merituar për vëllain e tij, Dardanin. Mes të tjerash ai pohon se gjithmonë i vëllai i kishte sjellë familjes probleme. REAGIMI I VËLLAIT: Prinder, Miq, Farefis dhe Qytetar te Ferizajit: Pranonin ngushëllimet me të sinqerta që burojn thelle nga shpirti im, me shpresë dhe ndihmen e Allahut ta perballojm ket TRAGJEDI. Ky…

Read More

Rudina Hajdari, e cila nuk arriti të fitonte mandatin e deputetes në zgjedhjet e 25 prillit, po shijon pushimet me familjen e saj pasi u kthye nga SHBA. Hajdari ka postuar pak më parë një video ku shihet duke u hedhur me parashutë në Palasë të Vlorës. Për shumë të tjerë lartësia është fobi, por mesa duket për deputeten hedhja me parashutë, është një hobi të cilin nuk e ka zbuluar më parë. View this post on Instagram A post shared by Rudina Hajdari (@rudihajdari)

Read More

Një adoleshent është vrarë në një sulm të ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar, sipas shërbimeve palestineze të shpëtimit. Sipas “Aljazeera” 15-vjeçari u qëllua në kokë pasi ushtarët kishin arrestuar një të dyshuar për veprimtari terroriste në një kamp refugjatësh në Nablus. Ndër të tjera, palestinezët hodhën gurë nga ndërtesat drejt trupave. Ushtarët panë një të dyshuar që përpiqej të hidhte një objekt të madh mbi një ushtar poshtë tij. “Një nga ushtarët u përgjigj me zjarr të drejtpërdrejtë dhe një goditje u identifikua”, tha ushtria izraelite.

Read More

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është organizuar takimi i parë me anëtarët e sapo zgjedhur të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat në institucionet e arsimit parauniversitar publik. Ministrja Evis Kushi nëpërmjet një publikimi në rrjetin social Facebook, ka informuar në lidhje me funksionin dhe rëndësinë e dy bordeve, përkatësisht bordit për literaturën artistike e shoqërore, si dhe bordit për literaturën shkencore dhe didaktike. “Këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin listën e titujve të librave shkencorë, metodikë, didaktikë dhe artistikë që i shërbejnë shkollave tona dhe veprimtarive jashtëshkollore për nxënësit”, shkruan Kushi. Duke…

Read More

Policia e Lezhës ka proceduar penalisht 4 drejtues mjetesh, të cilët penguan lëvizjen e lirë të makinave të tjera, duke bllokuar rrugën gjatë një ceremonie martesore. Gjithashtu, autoritetet kanë bllokuar 4 automjetet e tyre si dhe i kanë vendosur gjobë drejtuesve. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Patokut”. Sa i përket personave të arrestuar ato janë: G. V., 32 vjeç, V. Ll., 32 vjeç, J. S., 21 vjeç dhe V. D., 45 vjeç, banues në fshatin Gorre, Kurbin, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Prishja e rendit dhe…

Read More

Një rrjedhje gaz ka shkaktuar tragjedi në një familje shqiptare që jeton në Itali. Një zhurmë e madhe dhe pastaj një shpërthim i fuqishëm, ishte ajo që dëgjuan banorët në Torino, para se të kuptonin se një ndërtesë dy katëshe ishte rrënuar plotësisht. Në brendësi të ndërtesës gjendej një grua 34 vjeçare, me origjinë nga Shqipëria së bashku me fëmijën e saj 4 vjeçar. Ndërkohë që e ëma ia ka dalë të shpëtojë e gjallë nga shpërthimi i madh, Aroni i vogël është ndarë nga jeta. Shembja ndodhi para orës 9 të mëngjesit dhe zhurma u dëgjua deri në rrethin…

Read More

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 13 viktima nga COVID-19 dhe 1 mijë e 901 raste të reja të infektuara me këtë virus. Sot janë shëruar 433 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.999. Në total numri i rasteve aktive është 21.922. Njoftimi i MSH-së: 24 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 21.719 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 729.554 doza të vaksinës. Deri më…

Read More

Pas sulmit terrorist mbi Kullat Binjake në Nju Jork më 11 Shtator 2001, shkrimtarja dhe gazetarja e famshme italiane Oriana Falaçi reagoi ashpër në disa artikuj kundër terroristëve por edhe botës islame. Shkrimtari italian Ticiano Tercani i shkroi një letër të gjatë me titull “Sulltani dhe San Françesku”. “Oriana, nga dritarja e një shtëpie jo shumë larg asaj ku keni lindur edhe ju, kundroj tehet e rrepta dhe elegante të selvive që zgjaten drejt qiellit, dhe ju imagjinoj ju duke vështruar nga dritaret e shtëpisë suaj në Nju Jork, panoramën e rrokaqiejve, së cilës tashmë i mungojnë Kullat Binjake. Më…

Read More

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, që u përfshi në konfliktin mes dy biznesmenëve në Malin e Marovës në Korçë. Në flagrancë është arrestuar pas deklaratave të marra e pas këqyrjes së pamjeve filmike, E. M., 33 vjeç, banues në Korçë. Njoftimi i policisë: Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur një ditë më parë, në afërsi të një kompleksi në Malin e Moravës, Korçë, ku u plagos me sende të mprehta e të forta shtetasi S. M., 68 vjeç, banues në Korçë, ju informojmë se:…

Read More