Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që edhe muaji shtator të jetë muaj i hapur për vaksinimin masiv të popullsisë. Ky vendim i ministrisë vjen pas rritjes së shifrave të infektimeve nga koronavirusi në vend, ku në ditët e fundit është rritur ndjeshëm kurba, për shkak të qarkullimit masiv të variantit Delta. “Muaji Shtator do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv për qytetarët mbi 18 vjeç, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, për të garantuar mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, të aktiviteteve të biznesit dhe jetës së përditshme. Apeli i Ministres Ogerta Manastirliu dhe plani për përballimin e…

Read More

Prej ditësh lart e poshtë përflitej se Marina Vjollca është në pritje të ëmbël. Këtë lajm, më në fund e ka konfirmuar ditën e djeshmeedhe vetë moderatorja. Ajo ka postuar për herë të parë foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë për herë të parë. Marina ka ndarë në Instagram poza shumë të veçanta ku dallohet barku i rrumbullakosu “Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Marina përkrah fotove të saj. View this post on Instagram A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca) Para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo…

Read More

“Rishqyrtoni udhëtimet në Shqipëri për shkak të COVID-19. Ushtroni kujdes të shtuar në Shqipëri për shkak të krimit”. Kështu thuhet në një udhëzim për shtetasit amerikanë të publikuar nga DASH, ndërsa iu rekomandon që të rishikojnë vendimin për të udhëtuar drejt Shqipërisë, për shkak të rritjes së konsiderueshme të rasteve të reja me COvid-19. Udhëzimi i DASH doli pasi, Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e ka futur Shqipërinë në vendet me nivel të lartë rreziku për t’u infektuar me koronavirus. Sipas raportit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, raportohen 5792 raste aktive në Shqipëri. Por ajo…

Read More

Qeveria ka dhënë dritën e gjelbër për disa subjekte kazinoje në vend, duke e çuar numrin e tyre deri tani në tre. Zhvillimi i tyre erdhi, pasi qeveria më herët miratoi zonën ku mund të hapeshin kazinotë në kryeqytet dhe më pas bëri njoftimin për dorëzimin e kërkesave nga subjektet e interesuara (aplikimet u mbyllën në 23 tetor 2020). Së fundmi Tiranës i është shtuar kazinoja e dytë në një hotel me 5 yje. Royal Eagle Casino e vendosur në MAK Albania. Kompania DR Gaming Technology™ e cila ka bërë sigurimin e sistemeve dhe zgjidhjeve të xhekpotit për të dyja…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar nëpërmjet deputetit Enkelejd Alibeaj për atentatin në Lushnje ku u vra Bledar Muça dhe u plagos kunati i tij bashkë me 4 qytetarë të tjerë që ishin rastësisht në lokal. Alibeaj thotë se krimi sot në Shqipëri është i sigurtë përballë shtetit të gjunjëzuar. Ai thekson se e vetmja mënyrë për të pasur rend e siguri është ndarja përfundimisht e politikës nga krimi. STATUSI NGA ENKELEJD ALIBEAJ Ngjarja kriminale e Lushnjës risolli edhe njëherë para syve të shqiptarëve hendekun mes realitetit të hidhur në të cilin jeta e qytetarëve vihet çdo ditë në rrezik dhe propagandës…

Read More

Dafina dhe Tuna do të sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë pas hitit “Vibe” që dikur bëri namin në 2010. Këngëtaret më vonë patën një sherr dhe për 7 vite nuk i folën njëra-tjetrës. Më pas u pajtuan në vitin 2018 dhe që prej asaj kohe ka pasur zëra se ato do të sjellin një bashkëpunim. Dafina i ka vërtetuar duke njoftuar se pjesë e albumit të ri do të jetë edhe një këngë me Tunën që do të mbajë titullin “Sunny Hill”. Albumi përmban 14 këngë e mes tyre ka edhe bashkëpunime të tjera e një ndër to është…

Read More

Muret me tulla në disa rrugë të Tiranës, po zëvendësohen me murale, të cilat po zbukurojnë qytetin. Mural Fest, është një ndër festivalet më të bukura që po zhvillohet tani në Shqipëri, duke i dhënë kryeqytetit jetë dhe ngjyra. Muralet janë kuruar nga Helidon Haliti dhe dekori Tiranës, grupi i piktorëve të huaj që kanë ardhur në Tiranë enkas për muralet! Artistët e “Street Art”, janë nga më të talentuarit, duke nisur nga Case nga Gjermania,Manomatic nga Spanja, Same 84 nga Greqia, ËD nga Indonezia, Mattia Campo nga Italia apo Ëuper nga Serbia. “Kuratorët e kanë parë zhvillimin e këtij…

Read More

Milan ka arritur marrëveshje me portugezin e Bernardo Silvën, raportojnë mediat italiane. Silva është një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Manchester City, por duket se edhe mesfushori i talentuar nuk është më në planet e Guardiolës. Ndërkohë për Milanin kjo mund të jetë goditje e madhe pasi prej kohësh kuqezinjtë nuk transferojnë një lojtar të këtij kalibri. Kostoja e këtij transferimi thuhet të shkojë në 45 milion paund. Pritet të shihet çdo të ndodhë në vijim teksa Milan po tenton të afrojë për mesfushën edhe Bakayokon nag Chelsea.

Read More

Një pushues nga Ukraina është mbytur në bregdetin shqiptar. Policia njofton se është mbytur duke u larë në det turisti A. R., rreth 66 vjeç. Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.

Read More

Vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani nga i dashuri i saj në Kosovë, ka tronditur opinionin publik dhe ka shkaktuar një valë reagimesh. Dardan Krivaqa, i dashuri i vajzës, dyshohet se është personi që e ka vrarë dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. Për arrestimin e tij ka ofruar shpërblim monetar edhe politikani dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli. Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar i revoltuar për këtë ngjarje të rëndë, duke thënë se kushdo që i jep informacione policisë për arrestimin e autorit të dyshuar, do t’i ofrojë shpërblim. “Unë ofroj…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka replikuar sërish me të gjithë ata që e kritikuan për ardhjen e Bregoviç në Korçë. Kësaj radhe, Rama sqaron se nuk e ka barazuar Dua Lipën me Goran Bregoviçin, pork a thënë se janë njësoj ata që shajnë e mallkojnë në serbisht apo në shqip artistët dhe sportistët. Edhe njëherë këtë fenomen, Rama e quan histeri fashiste që as vetëm turpëron shqiptarinë. STATUSI NGA EDI RAMA NJË KOMENT PËR KOMENTET E KINSE PATRIOTËVE Ashtu siç bënë Bregoviçin kriminel serb pa asnjë fakt, tani sokëllijnë që unë paskam barazuar Dua Lipën me të! Dhe histeria…

Read More

Policia e Tiranës pas një kontrolli të befasishëm në lokalet në zonën e ‘Ali Demit’ ka arrestuar shtetasin F. Peposhi, pasi i kanë gjetur një armë zjarri. Sipas Policisë, Shërbimet e Komisariatit Nr.2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit F.Peposhi, 48 vjeç Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë. Në vijim…

Read More