Një emigrant shqiptar i cili qëndronte në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike me automjet. Artenis Tershalla, i cili kap tre identitete u ndalua me 4 mijë paund në makinë, ndërsa gjatë kontrollit iu gjet edhe një çantë si dhe mbetjet e një ngarkese kanabisi. Në momentin e arrestimit ai i tha policisë se e kishte marrë hua makinën ndërsa iu gjetën tre mjete identifikimi, italian, bullgar dhe ai shqiptar. I riu shqiptar ndodhej në Britaninë e Madhe prej të paktën dy vitesh dhe kishte krijuar një llogari…
Author: tirana
Një person u plagos me thikë mesditën e sotme në Korçë pas një sherri mes pronarëve të resorteve në Moravë. Abcnews.al ka siguruar pamjet e momentit, si nis konflikti, ku përfshihen disa persona, ndërsa njëri prej tyre kërcënon duke i vendosur pistoletën në kokë. Policia njoftoi se ka qenë Anri Reli i cili dyshohet se ka qëlluar me thikë Sotiraq Mishën banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spital. Shkaku i sherrit ka qenë prona, pasi i kanë bizneset pranë njëri. iFrame is not supported!
Rreth 43 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”. Në total numri i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë ka shkuar në 1,899,172. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama i cili u bën thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë muajin e hapur të vaksinimit për t’u vaksinuar. “43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”, thotë Rama. Që pas shfaqjes së variantit Delta janë rritur ndjeshëm shifrat e…
Ndonëse në vendin tonë nuk ka pasur akte terroriste, sulmet nga aktorë të vetmuar apo grupe të vogla mbeten potencialisht të mundshme. Kështu thuhet në raportin e Shërbimit Informativ të Shtetit. Sipas këtij raporti, kërcënimi terrorist në Ballkanin Perëndimor dhe në vendin tonë, për vitin 2020 vlerësohet të jetë nga më i ulëti drejt rrezikut potencialisht të mesëm. Mes të tjerash SHISH në raportin e tij ndalet te familjet shqiptare që ndodhen në kampet kurde, ku situata thuhet se paraqitet e përkeqësuar. Po ashtu në raport thuhet se shtetasit e dënuar për terrorizëm dhe mbështetës të tyre në sistemin e…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e pranishme në Samitin e Platformës së Krimesë në Kiev, deklaroi se Shqipëria shpreh mbështetje të palëkundur për integritetin territorial të Ukrainës. Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve në Samit, Spiropali nënvizoi faktin se vendi ynë dënon aneksimin e Krimesë si kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Mes të tjerash ministrja Spiropali nënvizoi rëndësinë që kryeministri Edi Rama si Kryetar i OSBE për 2020 i dha zgjidhjes me dialog të situatës në Krime, si dhe pozitën e palëkundur të Shqipërisë përkrah SHBA dhe BE. FJALA E SPIROPALIT Zoti President Zelensky, Shkëlqesi,…
Dy automjete janë përplasur në autostradën Vlorë-Fier. Ngjarja ka ndodhur pak çaste më parë. Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që këtë mbrëmje ta kalojë në Kepin e Rodonit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, kreu i shtetit e cilëson këtë vend mrekulli të bregdetit shqiptar. “Në Kepin e Rodonit, mrekullinë e bregdetit shqiptar.”, shkruan Meta, ndërsa ka postuar edhe një foto duke shijuar bukuritë e peizazhit shqiptar.
Vajza e ish-deputetit të ndjerë të Partisë Socialiste Bashkim Fino i dha sot fund beqarisë. Megi dhe Sidriti janë çifti më i ri në kryeqytet dhe lajmin e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili celebroi dy të rinjtë. “Një verë plot dashuri! Jetë të lumtur Megi dhe Sidriti, çifti më i ri në kryeqytet. Të trashëgoheni, e në pafundësi bashkë!”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale, teksa ka postuar edhe disa foto nga ceremonia. Pak kohë më parë Megi Fino u emërua zëvendës ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme. Një verë plot dashuri! ❤️💍Jetë…
Zilia ndonjëherë lind me njeriun. Ajo në fakt konsiderohet një pasiguri dhe njerëzit duhet të përpiqen ta superojnë, por shpesh rezultojnë pa sukses. Zilia është si një sëmundje, e prek një njeri, do apo jo ai. Cilat janë shenjat më “ziliqare” të horoskopit? Akrepi Akrepi natyrshëm, është shenja më ziliqare e zodiakut. Nuk duhet t’u besoni ndonjëherë këtyre njerëzve kur ju sulmojnë sepse është zili e pastër. Akrepi nuk e di se si t’i fshehë ndjenjat e tij, kështu që njerëzit rreth tij shpesh ndihen në siklet. Gaforrja Gaforrja është xheloze, por mund ta fshehë. Shpesh të tjerët nuk e…
Prej ditësh lart e poshtë përflitej se Marina Vjollca është në pritje të ëmbël. Këtë lajm e ka konfirmuar ditën e sotme edhe vetë moderatorja. Ajo ka postuar për herë të parë foto të saj me barkun e rrumbullakosur, duke pranuar publikisht se është shtatzënë për herë të parë. Ajo ka postuar në Instagram dy foto të saj shumë të veçanta ku dallohet barku i rrumbullakosur. “Jam e bekuar, faleminderit Zot për gjithçka”, shkruan Marina përkrah fotove të saj. Para se Marina të konfirmonte shtatzëninë, “Prive” raportoi se ajo është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe se pret të…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me testimet e bëra për zbulimin e koronavirusit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Vasili thekson se Shqipëria ka dy herë më pak testime se sa Kosova, ndërsa ka sulmuar kryeministrin Edi Rama. Sipas Vasilit, përqindja e pozitivitetit për Covid e testimeve është 10% me gjithë uljen e vazhdueshme numrit të testimeve. REAGIMI I VASILIT Skandal, Shqiperia dy here me pak testime se Kosova per Covid, ndersa hic-kryeministri ben avokatin e lodhur te Bregoviçit! Per Ramen Shqiperi nuk ka më. Dhe Shqiperia kryeminister nuk ka më. Perqindja e pozitivitetit per Covid e…
Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka paralajmëruar surpriza për në vjedhtë në lidhje me Covid-19. Në një intervistë për Top-Channel, ai thotë se në muajin shtator ose tetor mund të ketë mutacione të reja të Covid. “Rreth çdo tre muaj, ky virus ka dhënë variante të tjera, që janë bërë dominante. Vjeshtë-dimri është mbi 3 muaj larg, si rrjedhim është ende herët të flasim. Duhet parë se ç’ka rezervuar natyra në këtë drejtim. Këto 5-6 muaj, virusi po sulmohet dhe nga vaksina, më parë nuk e kishim vaksinën”, shprehet Alimehmeti. Por, pyetjes për vaksinimin e fëmijëve, meqë janë të më të prekurit,…