Një email drejtuar hotelit Excelsior në Selanik ka paralajmëruar rreth mundësisë së shpërthimit të një bombe ditën e sotme. Sipas mediave greke, një person i panjohur i dërgoi një email hotelit Excelsior në rrugën Mitropoleos, në të cilin në mesazh thoshte se një bombë do të shpërthente në atë hotel dhe në dy të tjerë, ‘Queen Olga’ në Vasilissis Olgas Avenue dhe në ‘Hotel Pella’ në rrugën Ionos Dragoumi. U urdhërua menjëherë evakuimi i tre hoteleve të cilët momentalisht janë bllokuar dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas koncertit të këngëtarit Goran Bregoviç, që u realizua mes incidenteve, përplasjeve me policinë e gazit lotsjellës. Në një postim në Facebook, Rama, teksa poston një pesë të koncertit shkruan se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi, por u shndërrua në një “kriminel serb” që duhej djegur në zjarret e gushtit shqiptar. Sjelljen e shqiptarëve, Rama e quan një turp, një histeri mesjetare. Në fund ai shton se një serb që…
Aktorja Blake Lively ka nisur festën për ditëlindjen e saj para kohe. Në 25 gusht ajo mbush 33 vjeçe dhe gjatë fundjavës ka nisur të festojë për këtë ditë të shënuar në jetën e saj. Por ajo çfarë ju ka rënë më shumë në sy ndjekësve të saj, është fakti se aktorja ka zgjedhur që të veshë për festë një fustan të punuar nga stilistja shqiptare, Teuta Matoshi. Lively shihet se ka zgjedhur një fustan jeshil me disa qershi të kuqe dhe në postimin e saj ka përmendur edhe stilisten shqiptare duke i dhënë atributet për veshjen e veçantë. Veshjen…
Xherdan Shaqiri do të jetë lojtari më i ri i Lyonit. Sulmuesi shqiptar, ka nënshkruar kontratën që do e mbaj të lidhur në ekipin francez deri në vitin 2024. Lajmi është konfirmuar nga vetë Liverpool, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Xherdan Shaqiri ka përfunduar sot një transferim të përhershëm në Lyon pas tre vitesh me Liverpoolin”, thuhet në njoftim të The Reds. Reprezentuesi zviceran përfundoi një kalim që do ta shohë atë të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij me klubin e Ligue 1. Ai largohet nga Reds me medalje fituese në Premier League, Champions League,…
Terroristët talebanë po kamuflohen si viktima afgane për hyrë në Britaninë e Madhe dhe të kryejnë sulme. Këtë gjë e ka bërë të ditur Ministri i Forcave të Armatosura në Angli, James Heappey gjatë një interviste që ka dhënë. The Sun shkruan se sipas tij, terroristët po përfitojnë nga situata që ndodhet tani Kabuli dhe po hyjnë në aeroport për të përfituar leje qendrimi në Angli. “Ne do të donim të ishim në gjendje të hapnim portat dhe t’i linim njerëzit të hynin me një rrjedhë edhe më të shpejtë, por ka njerëz që tani po përpiqen të hipin në…
Ministria e Mbrojtjes thekson se në mbarë vendin ka vatra aktive në 7 qarqe. Situata problematike paraqitet në Dibër ku një helikopter është dërguar për të shuar zjarrin në fshatin Lundre. MM bën me dije se asnjë prej këtyre vatrave nuk përbën kërcënim për asnjë zonë të banuar. Njoftimi i MM Situata e zjarreve në vend, 23.09.2021 Qarku Kukës Zjarri në Majë e Rrunës, njësia administrative Malzi, bashkia Kukës vijon puna për shuarjen e zjarrit aktiv, i cili vijon të mbetet problematik. Në vendngjarje kanë punuar 30 forca ushtarake, 10 forca zjarrfikëse. Qarku Shkodër Zjarri në fshatin Flet, njësia administrative…
40 drejtues mjetesh, nga të cilët 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 12 për drejtim mjeti pa leje drejtimi, janë vënë në pranga në 24 orët e fundit. Në njoftimin e Policisë Rrugore bëhet me dije se janë pezulluar edhe 198 leje drejtimi, nga këto 136 për shpejtësi tej normave të lejuara, 47 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 15 për qarkullim në sens të kundërt. Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 4519 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore. Dy persona janë proceduar penalisht pasi kanë tentuar të…
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit,…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’ rreth ngjarjes tragjikë që ndodhi në Kosovë mbrëmjen e djeshme ku një 18-vjeçare u vra nga partnëri dhe një person tjetër, Osmani i ka bërë thirrje të secilit qytetar që të bashkëpunojë me organet e rendit dhe ligjit në gjetjen e vrasësit të viktimës nga Ferizajt dhe ka kërkuar të ketë drejtësi. Sipas saj, drejtësinë ua kemi borxh secilës vajzë e gruaje që përjetoi dhunën nga ata që po marrin jetë e po i ikin përgjegjësisë. Postimi i plotë: “Vetëm drejtësia e dënimi për ata që po i…
Përqafimi i atyre që shpesh etiketohen si “defekte” të trupit dhe mosfshehja e tyre ka përfshirë shpesh personazhe publike, që janë munduar të japin mesazhe të forta që ta duam veten si jemi, pa editime dhe pa photoshop. Kështu ka bërë së fundmi edhe këngëtarja e njohur, Rina Balaj, e cila nuk kanë ngurruar të tregojnë ato pjesë që shumëkush do të ngurronte t’i ekspozonte, duke dhënë kështu një shembull për këdo që ka mungesë të vetbesimit. Ajo ka publikuar disa foto me rrobabanjo të paedituara në Instagram, duke treguar që ka strija dhe celulit dhe duket kaq bukur. Rina…
Një minë detare është gjetur mëngjesin e sotëm nga një peshkarexhë që kishe dalë për të peshkuar në gjirin e Vlorës. Bëhet me dije se menjëherë pas konstatimit janë njoftuar ekipet xheniere, të cilat bënë të mundur ngjitjen në peshkarexhe dhe nxjerrjen e saj në breg. Mina duket e modeleve të vjetra, ndërsa pritet ekspertimi i saj për të kuptuar se cilës periudhe i përket. Pritet që mina të shkatërrohet me shpërthim të telekomanduar në mënyrë që të mos përbëjë rrezik për qytetarët.
Vaksina e bërë nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech tani kanë marrë miratimin më të ‘fuqishëm’ nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, e cila kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë dëshmi për të gjykuar sigurinë e një doze. Më shumë se 200 milion doza Pfizer tashmë janë administruar në SHBA, dhe qindra miliona më shumë në të gjithë botën – që kur filloi përdorimi emergjent në Dhjetor. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të Pfizer ditën e sotme, një moment historik që mund të ndihmojë në ngritjen e…