Author: tirana

Dyshja Rozana Radi dhe Stine publikoi mbrëmjen e djeshme projektin e tyre një “Serenatë” që na bënë të kuptojmë se të tilla këngë na kanë munguar jo vetëm këtë verë, por prej kohësh. Teksti është shkruar nga Rozana kurse Gramoz Kozeli ka bërë muzikën dhe orkestrimin e kësaj kënge në bashkëpunim me Klajv Kajno. Videoklipi i këngës “Serenata” është xhiruar me regji të Andeta Radit. “Mbaje makinën se do marr një aeroplan/ Fjalët e tua nuk i pi as me shampanjë/ Nada asgjë s’ka ndodhur nada/ Jo nuk më duhet jo sot një serenatë/ Me një kitarë ti jo s’mund…

Read More

Gati 5 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë injektuar në nivel global. Fushata e imunizimit filloi gati nëntë muaj më parë. Shifrat e publikuara nga Our World Data treguan më 23 gusht se janë administruar 4.93 miliardë doza, dhe gjatë ditëve të ardhshme kjo shifër do të arrijë në 5 miliardë. Gati një e katërta e botës është plotësisht e vaksinuar, ndërsa rreth një e treta e popullsisë ka marrë të paktën një dozë të vaksinës. Shumica e vaksinave në përdorim jepen me dy doza. Disa vende kanë filluar të rekomandojnë një dozë të tretë përforcuese për shkak të…

Read More

Është publikuar emri dhe fotoja e vajzën 18-vjeçare, e cila u dërgua e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj. Ajo u dërgua e vdekur nga dy persona, të cilët ikën nga spitali, pasi e lanë viktimën në ambientet e brendshme. Ata janë larguar me një “Audi” me targa zviceriane. Viktima 18 vjeçare është Marigona Osmani dhe ka dyshime se ajo ka humbur jetën si pasojë e dhunës. Policia e Kosovës mbrëmë njoftoi se ka arritur të arrestoj njërin prej të dyshuarve ndërsa personi tjetër është ende në arrati. Në mesnatë policia raporti se ka arritur të kap të dyshuarin…

Read More

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një mesazh në Ditën Europiane të përkujtimit të viktimave nga regjimet totalitare apo autoritare. Në Shqipëri një regjim i tillë ishte ai komunist teksa Basha thotë se ajo plagë kombëtare vijon ende të sëmbojë pasi vendi ynë ende nuk e ka tejkaluar. Lideri demokrat kërkon që shqiptarët të nxjerrin mësime nga diktatura komuniste e Enver Hoxhës dhe të reflektojnë në mënyrë që të mos lejohet më asnjë formë autoritarizmi të ndajë Shqipërinë nga Europa, perëndimi dhe liria. STATUSI NGA LULZIM BASHA Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të regjimeve totalitare dhe autoritare, nuk…

Read More

Një tjetër rast i transportimit të emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri është goditur në Pogradec. Në pranga ka rënë shoferi nga Kamza, S.Q, 49 vjeç, i cili rezultoi i dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale. Policia ndërkohë vijon hetimet për të kapur edhe autorët e tjerë të përfshirë. NJOFTIMI NGA POLICIA Qarku Korçë Vijon operacioni policor “Perimetri”. U kap duke transportuar 56 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër…

Read More

Mbretëresha e muzikës Beyonce uron artisten shqiptare me famë botërore Dua Lipa për ditëlindjen. Në faqen e saj zyrtare (web) , Beyonce publikoi fotografine e Dua Lipës kur ishte fëmijë me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen Dua Lipa”. Artistja shqiptare me fame botërore Dua Lipa festoi këtë të djele ditëlindjen e 26 dhe për këtë artistë të shumtë ndërkombëtarë i uruan ditëlindjen. Donatella Versace në faqen e saj në Instragram pasi u uron ditëlindjen shprehet se e adhuron Duan. Edhe top modelja Naomi Campell shpreh dashurinë për artisten tonë të madhe e cila ka thyer çdo rekord me albumin e saj të…

Read More

Enver Hoxha do të pësonte një tronditje të fortë pas infarktit. Nga njëra anë ishte frika për humbjen e jetës dhe nga ana tjetër ishte ai i dobësimit të pozitave dhe marrjes së pushtetit nga “rivalët” e tij. Ish-mjeku personal i ish-diktatorit, prof. Isuf Kalo, në librin e tij “Blloku”, botim i “UET Press”, rrëfen se si e përjetoi Enveri këtë situatë në Vilën nr. 4, në Pallatin e Brigadave, të cilën e shihte si të ishte një mallkim. Po ashtu, Kalo tregon për bisedat mbi letërsinë dhe muzikën me diktatorin. Ai ndalet edhe tek atmosfera që rrethonte gjithë këtë…

Read More

The Economist ka shkruar një analizë lidhur me rënien e shtetit në Afganistan, rolin e SHBA në këto 20 vite si dhe strategjinë që përdorin amerikanët për shtetet ku ka influencë të madhe. Analiza e The Economist fillon me titullin “Pse Amerika vijon të ndërtojë shtete kliente të korruptuara”. Nga një kqyrje e parë, gazeta e njohur e krahason rënien e Vietnamit të Jugut në 1975 me Afganistanin sot teksa thotë se ngjashmëritë janë të habitshme pasi dy vendet ranë pasi ishin zbrazur nga korrupsioni. Pikërisht, The Economist thotë se Amerika pavarësisht se do të ndërtojë shtete në këto vende…

Read More

Një vajzë 20-vjeçare që është ishte prekur nga COVID-i ka vdekur dje në Gjakovë. Sipas raportimeve mediatike, e reja ishte me prejardhje nga Tropoja, por me vendbanim në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës. “Covidi i merr jetën vajzës 20 vjeçare nga fshati Ramoc, Gjakovë, ngushëllime familjes dhe te gjithe farefisit. U prehsh ne paqe Suela Gusterani Pepaj. Varrimi behet sot ne ora 16:00 ne fshatin e lindjes Gusteran, Tropojë”, thuhet në njoftimin e “Gjakova Sot”. Varianti ‘Delta’, ka rritur ndjeshëm numrin e rasteve me COVID në Kosovë, ku një ditë më parë rezultuan pozitiv 1.682 qytetarë dhe ndërruan jetë…

Read More

Xherdan Shaqiri ka arritur marrëveshje në parim me Lyonin. Ekipi francez njofton se shqiptari i natyralizuar si zvicerian sot mbërrin në Francë dhe e pret Juninho. Vetëm ekzaminimet mjekësore e ndajnë Shaqirin nga firma përfundimtare. Ai do të largohet përfundimisht nga Liverpool pasi nuk gjeti hapësirat ë nevojshme për të luajtur, për të shkuar në Ligue 1 që të sfidojë PSG-në e Messit , Ramosit, Mbappe dhe Neymar.

Read More

Ka shkuar në 600 mijë numri i pelegrinëve që janë bërë këtë vit pjesë e peligrinazhit në Malit e shenjtë të Tomorrit. Të ardhur jo vetëm nga Shqipëria,Kosova e Maqedonia por edhe nga shumë vende të botës, pelegrinët pasi kanë kaluar një natë në Malin e Tomorrit kanë kryer edhe ritet e kësaj feste.Pelegrinët janë ngjitur si çdo vit në Malin e Tomorrit, për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit që janë: Tyrbja dhe Teqeja të cila ndodhen në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë. Sipas traditës, peligrinët mbërrijnë në pikën…

Read More

Ish-banori i “Big Brother 8”, Vesel Kurtishaj është përballur me një situatë të papritur shëndetësore teksa ka qenë i ftuar sëfundmi në emisionin “Wazzup” me Enur Pakashticën. Ai është rrëzuar papritur në tokë, duke i shqetësuar të gjithë. Teksa po shkonin për të luajtur një lojë, Veseli filloi të mos ndihej mirë dhe po mbahej te Enuri. Më pas, ai humbi ndjenjat dhe u rrëzua duke i shqetësuar të gjithë. Fatmirësisht tani është në gjendje të mirë shëndetësore. Ish-banori i “Big Brother” ka reaguar në rrjete sociale, duke treguar se ishte vetëm një moment dobësie. “Shoqni, e familjarë, më falni…

Read More