Gjatë performancës së Goran Bregoviç mbrëmjen e sotme në “Festën e Birrës” në Korçë është hedhur gaz lotsjellës, me qytetarët që janë shpërndarë menjëherë. Policia ka shoqëruar disa persona të dyshuar si autorë, ndërkohë që në rrjetet sociale Tifozat Kuq e Zi kanë dhënë një tjetër mesazh. “Ky nuk është një mesazh facebook-u”, shkruhet në një mur me bojë të kuqe, me foton që është publikuar nga tifogrupi i kombëtares. Të jetë kjo një marrje përgjegjësie për gazin e hedhur në Festën e Birrës? Nuk dihet me siguri, por Tifozat Kuq e Zi kanë dalë hapur kundër pjesëmarrjes së Bregoviç…
Author: tirana
Hidhet gaz lotsjellës në koncertin e Goran Bregoviç që po mbahet në Korçë. Siç raportohet, gazi është hedhur në një zonë ku ndodheshin spektatorët. Por gazi është shpërndarë duke krijuar pak panik tek spektakorët të cilët kanë nisur të largohen.
Këngëtari Goran Bregoviç është ngjitur në skenë për të dhuruar një mbrëmje magjike në Festën e Birrës në Korçë. Bregoviç e nis koncertin me këngën shqiptare “Kosovska’’ teksa do të performojë bashkë me orkestrën e tij që e shoqëron. Ai është një këngëtar i mirënjohur në Ballkan dhe në gjithë botën. Turistë nga Shqipëria dhe gjithë bota kanë shkuar në Korçë për të ndjekur live këngëtarin Bregoviç dhe për të ndierë atmosferën e Festës së Birrës duke shijuar Birrën Korça e Tirana.
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Ferizaj në Kosovë, ku dy persona kanë dërguar në spital një 20 vjeçare të pajetë dhe më pas janë larguar. Vdekja e të resë u konfirmua nga mjekët e spitalit, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur të identifikojë dy personat që dërguan 20-vjeçaren në spital. Ndërkohë pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të qartësuar se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e të resë, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e dy të rinjve.
Marrja e nuses është një nga momentet më të veçanta në dasmat shqiptare. Kjo traditë vijon të ruhet edhe në ditët e sotme. Ndërkohë, në rrjetet sociale ka qarkulluar sot një video, ku një person nga makina e krushqve qëllonte me kallashnikov në mes të autostradës së Laçit, duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Duket se krushqit kanë qenë të armatosur rëndë. Në rrjet po qarkullon një tjetër foto, ku një person nga mjeti BMW X5 është fotografuar me pistoletë në dorë, pranë burgut të Reçit. Më herët gjatë ditës së sotme është publikuar një tjetër video në rrjetet sociale, ku…
Afganët e nisur nga Kabuli që duhej të mbërrinin këtë të diel në Shqipëri janë në bazën ushtarake amerikane të Ramstein në Gjermani. Ramstein është një nga bazat më të mëdha të ushtrisë amerikane jashtë SHBA, që është transformuar në një qendër tranziti të shtetasve të huaj dhe afganëve që largohen nga Afganistani deri në zhvendosjen e tyre për në SHBA. “Ky është operacioni ajror më i madh dhe më i rrezikshëm i evakuimit në histori”, deklaroi Presidenti amerikan Joe Biden të premten. SHBA ka vendosur si objektiv evakuimin e 9 mijë personave në ditë për të realizuar objektivin e…
A e sillni ndërmend fëmijërinë dhe shijen e mrekullueshme të lajthive të njoma? Ju kujtohet teksa mundoheshit t’i zhvishnit nga gjethet dhe me gur t’i çanit për të marrë frutin magjik? Kujtimet mund të fashiten por shija e lajthive të njoma jo, ndonëse tani jemi më shumë të mësuar me shijen e lajthive të thata. Por kjo është periudha e parë kur lajthitë e para të njoma dhe të freskëta sapo janë këputur nga pemishtet dhe gjenden në koshat e tregjeve të fshatarëve. Shqipëria është e bekuar me pemishte lajthish të cilat kur janë të njoma ofrojnë vlera pafund për…
Ditën e nesërme do të mbeten pjesërisht pa energji elektrike rrugët “Besim Alla” dhe “Rubert Shvarc” në Tiranë Nga ora 09:00 deri në 17:00 në këto dy zona nuk do të ketë energji pasi po kryhet mirëmbajtja e kabinave. Njoftimi i OSHEE: Pershendetje/Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 23 gusht Në kuadër të investimit që po kryhet për mirëmbajtjen e kabinave, nesër, 23 gusht gjatë intervalit kohor 09:00-17:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Rruga “Besim Alla”, rruga “Robert Shvarc”
Listës së personazheve të njohur që janë infektuar me Covid-19 i është shtuar edhe reperi Fero, i cili më parë nuk besonte se virusi ekzistonte. Përmes një videoje të publikuar në InstaStory, artisti ka treguar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus. “Kam menduar që koronavirusi është hajgare, ama përnime hiç. Unë jam pozitiv Mos më folni”, është shprehur ai. Në videon e postuar në rrjetin social, Fero ka treguar gjithashtu se është në gjendje të stabilizuar shëndetësore pavarësisht se është i infektuar me Covid-19. Përmes postimit, ai ka ndërgjegjësuar kështu edhe ndjekësit e tij në Instagram se virusi nuk është…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën britanike ‘’The Sunday Times’’ ka sqaruar vonesat në ardhjen dhe strehimin e refugjatëve afganë. Rama thotë se në Afganistan për këtë operacion nuk ka asgjë dhe secili po punon për vete, por kjo e bën të pamundur evakuimin për shtetet e mesme dhe të vogla. “Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten. Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen. Ende nuk ka…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Abcnews.al mëson se një mjet tip “Benz” me targa AA 021 MS ka humbur kontrollin dhe ka hyrë brenda një dyqani me pajisje elektrike. Për pasojë kanë mbetur të lënduar katër persona. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Një video skandaloze po qarkullon në rrjetet sociale, ku shihet se një person qëllon nga makina me kallashnikov në mes të autostradës. Sipas asaj që shihet në video, kuptohet që personi po shkon në dasmë së bashku me dasmorët e tjerë, por nuk ngurron që të lëvizë i armatosur dhe të qëllojë në mes të rrugës, duke rrezikuar jetën e shumë personave të tjerë. “Me trashëgime Meti Tafaj” shkruhet në videon e postuar, ndërkohë që nga policia nuk ka ende asnjë reagim për këtë ngjarje.